Të jesh një fëmijë apo adoleshent sot është tepër e vështirë, është një botë e egër! Ka pafund gjëra që duhen berë që vetëm ata mund ti bëjnë. Natyra e këtyre detyrave varet nga faza e zhvillimit në të cilën janë. Të keni njohuri mbi sjelljen normale për fëmijët dhe adoleshëntët ju ndihmon që ta bëni rrugën sa më të butë, për të gjithë!
Edhe të rriturit bien pre e skenave të emocionit, lotëve dhe acarimit me çfarë na rrethon. Në të shumtën e rasteve, përpiqemi të limitojmë dramacitetin apo veprimet që mund të na hapin telashe por ka plot raste që edhe me trurin tonë të zhvilluar plotësisht është e vështirë. Tani imagjino pak si është për fëmijët!
Të kuptojmë se me çfarë po përballen fëmijët tanë dhe cilat duhet të jenë objektivat duke u bazuar në fazën zhvillimore që po kalojnë e bën udhëtimin shumë më të bukur. Gjërat do të ecin më mirë nëse ne i japim hapsirë apo mbështetje kur atyre i duhet. Kjo nuk nënkupton të harrojmë limitet dhe rregullat që vendosim por do të nënkuptojë ti përgjigjemi me urtësi, qartësi dhe me pasojat e përshtatshme.
Duke lexuar këtë udhëzues ju do të kuptoni shpesh herë që disa sjellje të shfaqura nga fëmija juaj janë normale për moshën që ka dhe do të thotë se po rritet siç duhet.
10-11 vjeç:
- Skenat e kundërshtisë së fëmijërise janë qetësuar deri në këtë moshë. Shijoje sepse së shpejti vjen adoleshenca e cila është si furtunë.
- Mund të kundërshtojnë regullat por në detaje.
- Do përpiqen të ju marrin me fjalë që të harroni gabimin që kanë bërë shpesh herë kjo duke përdorur justifikime. Do luftojnë të gjejnë ‘’kleçkën’’ kudo.
- Premtimet tani marrin një rëndësi të madhe-Ata mbajnë mënd çdo gjë, përveç premtimeve që bëjnë vet.
Çfarë të bësh:
- Mos bëj asnjë premtim që nuk e mban dot. Përndryshe ata ju kanë kapur.
- Shmang zënkat sa më shumë. Ata do të kenë një argument për çdi gjë, dëgjoji me kujdes , merr vendimin tënd dhe lëre me aq.
- Lëri të të kundërshtojnë por në mënyrë të sigurtë-lëri të provojnë gjëra të reja, të shfaq mendimin e vet, dhe të marr vendimin e vet në një moment të përshtatshëm.
- Njihu mirë më limitet e tua dhe përgatitu të implementosh pasojat kur ata marrin një vendim të gabuar. Pasoja ka lidhje me sjelljen e tyre por jo me cilët janë ata.
ADOLESHENCA
- Miqtë do të marrin rol para familjes. Ti je i rëndësishëm por kjo është diçka që ata duhet të bëjnë-të zbulojnë kush do jenë përpara se të hedhin hapat e tyre në botë si një adult i pavarur. Njëlloj si ti kur ishe sa ata.
- Mendimi i bashkëmoshatarëve do të jetë burim stresi për ta për një kohë të gjatë, për vajzat sidomos në moshën 13 vjeç ndërsa për djemtë 15 vjeç. Ata mund të dalin nga vetja vetëm e vetëm të përshtaten me bashkëmoshatarën kjo nënkupton vendime qesharake apo situate të rrezikshme. Merr fryme. Do marrë fund.
- Do të shfaqin më shumë kundërshti dhe do të ju testojnë. Kjo është normale në aventurën e adoleshencës dhe eksperimentimit me pavarsinë.
- Mund të distancohen emocionalisht nga ju (mos u shqetëso ata do kthehen por jo gjatë adoleshencës).
- Mund të mos duan të shihen në publik me ju-sado cool qe je ti.
- Do të eksperimentojnë me imazhin dhe identitetin e tyre.
- Mund të bëhen seksualisht aktiv.
- Mund të bëhen impulsive dhe të ndërmarrin rreziqe.
- Do të jënë me kreativ në mënyrën sesi e shohin botën.
- Do të sillen sikur mendimi juaj nuk ka fare rëndësi-por ka shumë shumë!
- Shpesh herë do të keqinterpretojnë shprehjet emocionale tuaja duke nënkuptuar acarim, apo zhvënjim kur ju nuk i shfaqni asnjë nga këto.
- Cikli i gjumit do të ndryshojë, njëlloj si ritmi i tyre kardiak. Kjo nënkupton se do flenë 2-3 orë më vonë nga më parë vetëm nëse janë tejet të lodhur. Do ti nevojiten nga 9-10 orë gjum.
- Do duan të marrin vendimet e tyre mbi gjërat që i prekin ata.
Si t’ia dalësh:
- Mos shpreh gjykime apo trego kritika-ata kanë nevojë për dashuri më shumë se kurrë tani.
- Përpiqu të kuptosh se ata duhet të jenë të pavarur prej jush. Jepi hapsirë për ta realizuar këtë. Me kalimin e kohës ata do kthehen tek ju.
- Duhet të kuptosh se adoleshenti juaj nuk po ju refuzon ju por po përpiqet të navigojë në jetë-është e rëndësishme në shëndrimin në adult edhe nëse ju bën të ndiheni keq.
- Lere kontrollit të iki dhe kërko të kesh influencë në vënd të tij. Sa më shumë lufton për kontroll aq më shumë do të shtyjnë. E vërteta është se kur bëhët fjalë për adoleshencën ne nuk kemi asnjë kontroll. Ata do të vendosin sa shumë do të përfshijnë në jetën e tyre, sa do të tregojnë , dhe sa influencë do të lejojnë të kesh. Bëjë të lehtë këtë proçes në mënyrë që të vinë tek ju sa më shpesh kur kanë nevojë për udhëheqje.
- Jepi informacion por jo mësim.
- Ti mund ta dish ose jo se ku ata bëhën seksualisht aktiv, prandaj është esenciale që të kenë gjithë informacionin e duhur për të qënë të sigurtë.
- Mos bie pre e argumentimeve të tyre-pyeti për çfarë bëhët fjalë dhe bisedo për pozitivet dhe negativet e asaj që ata duan. Nga natyra adoleshentët do të tejzmadhojnë pozitivet dhe do ulin rëndësinë e negativeve.
- Përpiqu të jesh forca e qetësisë, merrr fyrmë dhe prit të kaloj acarimi. Do afro 90sekonda që një emocioni të shkaktohet, të arrij kulmin dhe të kaloj.
- Ndihmoji të planifikojnë për me tej por pa i gjykuar ata.
- Inkurajo lidhjet e tyra sociale dhe jepi hapsirë të forcojnë marrëdhenien e tyre. Një pjesë e rëndësishem e zhvillmit të tyre është të ulin shkallën e varësisë që kanë në familje. Për ta bërë këtë ata do kenë nëvojë të rrisin marrëdheniet me miqtë e të tjerë. Inkurajoje mos e lufto.
- Ndihmoi të gjejnë mënyra të sigurta për të rrezikuar si për shëmbull sporti.
- Bëji me dije se ti do jesh gjithmonë aty për ta për ti ndihmuar në çdo situatë pamvarsisht se çfarë rregulli kanë shkelur.
- Leri të zgjedhi ata se për çfarë do flasin me ju.
- Kur i sheh se i ka zënë gjumi , leri mos i ngacmo kanë nevojë për të !
- Dëgjo më shumë sesa të flasësh.
DHE MOS HARRO:
Se gjatë rrugës nga foshnjëri në adult ka shumë gjëra të rëndësishme që duhen bërë. Ka gjëra që duhen mësuar, gabime që duhen bërë, limite që duhen testuar dhe pavarësi që duhet zbuluar.
Kjo do të jetë një rrugë e bukur, e lodhshme, e çuditshme e herë e frikshme e traumatike për të gjithë. Ki durim dhe mos ja merr mundësinë për të mësuar e për tu rritur nga gabimet e tyre.
Rritja më e madhe vjen nga gabimet dhe limitet që testojnë.
Por edhe me mbështetjën më të madhe gabime do të ndodhin e hërë disa spektakulare! Mos i merr personale se kjo ka lidhje me rritjen e tyre jo me prindërimint tënd.