Të jesh një fëmijë apo adoleshent sot është tepër e vështirë, është një botë e egër! Ka pafund gjëra që duhen berë që vetëm ata mund ti bëjnë. Natyra e këtyre detyrave varet nga faza e zhvillimit në të cilën janë. Të keni njohuri mbi sjelljen normale për fëmijët dhe adoleshëntët ju ndihmon që ta bëni rrugën sa më të butë, për të gjithë!
Edhe të rriturit bien pre e skenave të emocionit, lotëve dhe acarimit me çfarë na rrethon. Në të shumtën e rasteve, përpiqemi të limitojmë dramacitetin apo veprimet që mund të na hapin telashe por ka plot raste që edhe me trurin tonë të zhvilluar plotësisht është e vështirë. Tani imagjino pak si është për fëmijët!
Të kuptojmë se me çfarë po përballen fëmijët tanë dhe cilat duhet të jenë objektivat duke u bazuar në fazën zhvillimore që po kalojnë e bën udhëtimin shumë më të bukur. Gjërat do të ecin më mirë nëse ne i japim hapsirë apo mbështetje kur atyre i duhet. Kjo nuk nënkupton të harrojmë limitet dhe rregullat që vendosim por do të nënkuptojë ti përgjigjemi me urtësi, qartësi dhe me pasojat e përshtatshme.
Duke lexuar këtë udhëzues ju do të kuptoni shpesh herë që disa sjellje të shfaqura nga fëmija juaj janë normale për moshën që ka dhe do të thotë se po rritet siç duhet.
Foshnje-Bebe (0-12 muaj).
- Çdo gjë do të kaloj një herë nga goja- duart, këmbët, ushqimi, lodra , këpuca…çdo gjë.
- Nëse po qajnë, ka diçka për të cilën ata kanë nevojë- gjumë, përqafim, ushqim apo ndërrim pampers.
Ata nuk kanë mësuar fjalë për të komunikuar por e qara është një mënyrë spektakulare komunikimi nga foshnjet për të bërë të reagojë adulti. Mos harro që bebet nuk kërkojnë kurrë më shumë se çfarë i duhet.
- Kanë frikë nga të huajt dhe mos u habit kur e shfaqin këtë .
- “i ngulin sytë’’’ ata pëlqejne pafund shprehjet e fytyrës dhe të shohin njerëzit, në libra, në pasqyre.
Mbështetja për të cilën ata kanë nevojë:
Bebet kanë një detyrë të rëndësishme: ata duhet të mëosjnë nëse munden ti zënë besë botës dhe njerëzit që jetojnë në të. Nga ana e tyre ata do punojnë fortë për t’ju dhënë mundësinë ti tregoni sa të sigurtë janë. Ata mund të mos kenë fjalë por janë mjeshtra të vegjël të komunikimit kur duan t’ju thonë se diçka nuk shkon. Ji konsistent ndaj përgjigjes së nevojave të bebes në mënyrë që ata të ndihen të sigurtë dhe të qetë. Ushqeji kur janë të uritur, ofro mbështetje kur janë të frikësuar, përqafoje kur duan thjesht të rrinë pranë jush. Kjo do të formojë bazën e eksplorimit të tyrë të botës, pavarësisë, vetbesimit dhe marrdhënies suaj.
1-2 vjeç:
- Do të ndërveprojnë më shumë.
- Nuk e kuptojnë qëllimin- ata shohin dhe veprojnë pa menduar përse apo çfarë do të thotë. Për shëmbull kur ju kafshojnë nuk e bëjnë me qëllim t’ju lëndojnë.
- Do të ndjekin me kuriozitet dhe do të bëjnë e çbëjnë çdo gjë për të parë se çfarë ndodh. Kjo shpjegon dhe përse kanë shumë qef të hedhin gjithçka në tokë.
- Nuk janë në fazën e zhvillimit ku ndajnë gjëra me të tjerë.
- Mund t’ju ngjajnë si diktatorë të vegjël e paksa egoist por mos harro se çdo gjë për të cilën janë të interesuar ata e konsiderojnë të tyrën dhe e shohin si zgjatim të vetes. Askush tjetër s’mund ta ketë këtë!
- Sapo fillojnë të kuptojnë pronësinë, dhe zhvillojnë sensing e vetes.
- Dy nga fjalët e preferuara do të jenë ‘’imja’’ dhe ‘’jo’’.
- Dy nga fjalët më të papëlqyera për ta janë serish ‘’imja ‘’ dhe ‘’jo’’.
- Do të zgjohen shpesh gjatë natës.
- Gjatë fundit të kësaj faze do të bëhen më kokëfortë dhe do të eksperimentojnë me pavarësinë e tyre. Mund të shfaqin skena emocioni kur acarohen me paaftësinë në fjalë apo kur nuk arrijnë t’ju komunikojnë diçka.
- Këto skena do të jenë dhe si pasojë e emocioneve të mëdha si frustrimi, mërzitja, acarimi e turpi për të cilat ata nuk i dinë fjalët .
- Luan pranë fëmijëve të tjerë por jo me ta.
Çfarë kërkojnë nga ju:
- Durimi i tyre është tepër i shkrutër prandaj përdor metodën e shpërqëndrimit për ti larguar nga diçka që ti nuk do që ata të bëjnë.
- Kur i jepni një regull të ri, e vjetra do harrohet. Ka herë që do ju pëlqej kujtesa e tyre aq e shkurter e herë jo.
- Sa më pozitiv shprehuni kur i shihni teksa bëjnë gjënë e duhur.
- Fillo tregoji kur mendon se nuk po bëjnë gjënë e duhur.
- Injoroji gjërat e vogla. Ka aq shumë për të mësuar mos e teproni. Tani mësohen kryesorët.
- Fëmija juaj do të fillojë të kuptojë se çfarë po i kërkoni por të paktën për vetën tënde mbaji pritshmëritë të ulta. Vazhdo kërko dhe udhezo por mos e merr personalisht kur nuk ta zbaton.
- Ji i/e butë dhe xhentile kur e korrigjon. Ata po përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme. Nëse ti kërkon shumë do përfundosh me një 3 vjeçar në ankth e më shumë kundërshtues.
- Ndihmojë ti përdorin fjalë me emocionet si p.sh ‘je i mërzitur kur duhet ti largohsh lodrat edhe pse do të vazhdosh të luash.”