Të jesh një fëmijë apo adoleshent sot është tepër e vështirë, është një botë e egër! Ka pafund gjëra që duhen berë që vetëm ata mund ti bëjnë. Natyra e këtyre detyrave varet nga faza e zhvillimit në të cilën janë. Të keni njohuri mbi sjelljen normale për fëmijët dhe adoleshëntët ju ndihmon që ta bëni rrugën sa më të butë, për të gjithë!
Edhe të rriturit bien pre e skenave të emocionit, lotëve dhe acarimit me çfarë na rrethon. Në të shumtën e rasteve, përpiqemi të limitojmë dramacitetin apo veprimet që mund të na hapin telashe por ka plot raste që edhe me trurin tonë të zhvilluar plotësisht është e vështirë. Tani imagjino pak si është për fëmijët!
Të kuptojmë se me çfarë po përballen fëmijët tanë dhe cilat duhet të jenë objektivat duke u bazuar në fazën zhvillimore që po kalojnë e bën udhëtimin shumë më të bukur. Gjërat do të ecin më mirë nëse ne i japim hapsirë apo mbështetje kur atyre i duhet. Kjo nuk nënkupton të harrojmë limitet dhe rregullat që vendosim por do të nënkuptojë ti përgjigjemi me urtësi, qartësi dhe me pasojat e përshtatshme.
Duke lexuar këtë udhëzues ju do të kuptoni shpesh herë që disa sjellje të shfaqura nga fëmija juaj janë normale për moshën që ka dhe do të thotë se po rritet siç duhet.
3 vjeç
- Do të eksperimentojë me pavarsinë, kjo mund të sjellë skena të ndryshme kokëfortësie.
- Dëshiron më shumë kontroll, sërish skena.
- Do të acarohet kur zhgënjehet, rezultati skena.
- Mund të keni pafund skena emocionesh.
- Ndryshime drastike të momentit nga pavarsia ‘’unë dua ta bëj këtë’’ te ‘’mami më mbaj në krah.”
- Do të ketë një marrëdhenie të veçantë me fjalën “jo” dhe do ta praktojë sa më shumë. Edhe kur në fakt do të thotë Po.
- Mund të ketë pak problem në shqiptimin e fjalëve ose marrje goje.
- Do përpiqet të ushtroj kontroll në mjedisin që e rrethon duke planifikuar aktivitete, e duke i bërë gjërat vet.
- Mund të thërras disa herë edhe pse ti e ke shtrirë për të fjetur.
- Mund të shfaqen frikëra të ndryshme.
- Konfuzion mes reales dhe imagjinatës, shpesh kanë një mik imagjinar.
- Nuk e kupton akoma fjalën të ndajë dhe do të thotë shpesh ‘’e imja’’.
- Mund të shfaq xhelozi nëse ju i kushtoni vemendje një fëmijë tjetër.
Si ti ndihmoni:
- Shkruaje këtë diku “Nuk do jetë kështu përgjithmonë’’ tani ngjite në një vend ku do e shohësh përditë!
- Bëja me dije kur bëjnë diçka siç duhet. Ata duan ta dinë kur ju jeni krenar për ta.
- Ji i butë me ta kur bëjnë diçka gabim. Fëmija juaj do të bëj zgjedhjen e duhur por ka shumë gjëra për të bërë rrugës. Mos u trego i vrazhdë kur sheh tek bëjnë gabime ata akoma po mësojnë e kanë një rrugë të gjatë. Trajtoji gabimet si një mundësi për ti mësuar diçka me vlerë.
- Mos krijo shumë rregulla dhe ji konsistent me ato që ke. Kur ke shumë rregulla dhe pasoja ato vetëm e hutojnë dhe vështirë se do ia dal.
- Fjalën ‘’JO’’ përdore në moderim. Ti duhet të inkurajosh eksplorimin dhe eksperimentimin me botën. Udhëhiqi ata por mos i merr iniciatëvën.
- Jep liri për të luajtur e eksperimentuar me lojën fizike dhe imagjinare. Mbështeti përpjekjet e tyre për të iniciuar lojëra.
- Inkurajo vendmarrjen por limito zgjedhjet. “Çfarë do të bësh më parë dush apo të zgjedhim librin që do lexojmë? Do të veshësh bluzen e kuqe apo të verdhë sot?
- Mos u ndje në faj sa herë të duhet pak kohë për vetën. Betejat me të voglin tuaj do të jenë shumë më të lehta nëse ju ndiheni të shplodhura.
- Rutina e darkës! Çdo darkë mund ti ngjasojë një beteje për të gjithë. Krijo një rutinë e cila është e mirë për të dyja palët-një përall-përqafim=puthje dhe fjalët të dua natën e mirë.
4 vjeç:
- Do fillojë të jetë kritikë dhe do përdori terma të thjeshtë për të përshkruar botën. Njerëzit dhe gjërat ndahen në dy kategori e drejtë dhe gabim apo e mirë apo e keqe.
- Do fillojnë të kuptojnë fuqinë që ka fjala e tyre e shpesh herë do e përdorin për të marrë atë që duan. Nuk do kenë komand të plotë mbi gjuhën e shpesh herë do e shoqërojnë me veprime jo verbale.
- Do bëhen konkurues.
- Do vazhdojnë të ngatërrojnë realitetin me imagjinatën, këtu mund të keni gënjeshtrat e bardha apo histori ekstravagante dhe miq imagjinar.
- Akoma janë në zbulim të vetes dhe duke eksperimentuar me pavarsinë prandaj shfaqje të kundërshtisë janë normale.
- Do bëjnë çdo gjë të mundur për të shmangur gjumin.
- Mund të kenë ëndërra të frikshme.
- Mund ti shfaqet një frikë e errësirës apo rikthim i ankthit kur ndahen nga prindërit.
- Do fillojë të argëtohet duke luajtur bashkë me moshatarët.
- Do të testojnë limitet por dhe do jenë shumë të gatshëm t’ju ndihmojnë.
Si ti ndihmojmë:
- Kur vendos rregulla shpjegoja përse ato kanë rëndësi. Ata kanë kuriozitet dhe ide mbi mënyrën sesi bota funksionon.
- Kërkesat mbajë të thjeshta.
- Ata duan t’ju bëjnë të lumtur prandaj sa herë që ti sheh një sjellje të mirë prej tyre vlerësoje.
- Mos u zi me një 4 vjeçar ! As mos e tento, ata do të mundin gjithmonë edhe pse s’kanë argumentat e duhur sepse do pyesin gjithmonë pse ?
- Kur bëhet fjalë për sjelljen jo të mirë pyeti çfarë ndodhi po jo pse e bënë. Ti pyesësh ata përse e bën diçka thjesht do inkurajosh gënjeshtrën sepse kufiri mes reales dhe fantazisë në botën e një 4 vjeçari është i mjergult…shumë i mjergullt.
- Ji konsistent. Nëse ti nuk e mban një regull as fëmija nuk ka për ta respektuar gjithëmonë.
- Inkurajo pavarsinë por mos harro që janë akoma të vegjël. Leri të shijojnë fëmijërinë pa strese e lodhje.
- Dhuroi pafund përqafime dhe puthje dhe nëse ata e quajnë vetën të madh tani.
5 vjeç:
- Do të kuptojë rëndësinë e rregullave por do të deviojë kur luan. Për ta rregullat janë fleksibël.
- Mund të akuzojë të tjerët që luajtën me hile kur luan në lojëra.
- Do të fillojë të tregojë empati apo mirëkuptim për pikëpamjet e të tjerëve ndryshe nga të tyret.
- Do të ndajë me të tjerët por me gjërat vertët që i do do ketë akoma vështirësi.
- Mund të ketë frikë nga kritika, dështimi, apo gogoli.
- Vemëndja do të fillojë të rritet e kjo do ndikojë në bisedat tuaja.
- Mund ti duket vetja eksperti i çdo gjëje.
- Do ketë humor e do të bëjë gallata.
- Do përpiqet të vendos vet sidomos mbi ushqimin dhe veshjen.
Mbështetja që ju duhet të ofroni:
- Inkurajo çdo gjë që e vë fëmijën tuaj në lëvizje, sidomos nëse është aktivitet në grup. Kjo do e ndihmojë të zhvillojë aftësi si mbajtja e rradhës, ndërveprimi me të tjerë, negocimi, kompromisi dhe si të pranojë fitoren por dhe humbjen.
- Gjej kohë çdo ditë për të luajtur me fëmijën tënd vetëm. Kjo do i jap mundësi fëmijës t’ju tregojë botën e tyre e cila është aq e bukur sa s’ka.
- Fillo të zgjerosh fjalorin e emocioneve të fëmijës duke biseduar mbi ndjenjat.
- Lidh shpërblimin me përgjegjësinë. ‘’Si thua të më ndihmosh të pastrojmë tavolinën e ngrënies e pastaj mund të hash ëmbëlsirën?”
- Rregullat vazhdojë të thjeshta dhe të limituara.
6 vjeç:
- Tani ata dinë më shumë se ju. Ja provoje pyeti diçka.
- Skena të forta kundërshtie tani.
- Do testojnë limite por janë shumë të gatshëm të ju ndihmojnë.
- Do kërkojnë vlersime mbi detyrat e shkollës dhe për sjelljen e mirë.
- Do përpiqen të kënë një aftësi të re .
- Mund të kënë frikë kur janë larg jush.
Si ti ndihmosh:
- Vlerëso përpjekjet e tyre dhe gjithëmonë vlerëso kur punojnë fort për diçka.
- Inkurajo përpjekjet përtej rezultatit për ti ndihmuar me vetvlerësimin.
- Mbështeti ata në detyrat e shkollës.
- Mos e tejkalo me vlerësimet ata janë special por ka plot njerëz special në botë.