4 tipologjitë e ndryshme të prindërimit
Karakteristikat dhe efektet e tyre.
Çfarë janë tipologjitë e prindërimit?
Tipologjitë e prindërimit përdoren në psikologji sot bazuar në studimet e Znj. Diana Baumrind, një psikologe e zhvillimit. Ajo vuri re se te parashkollorët shfaqeshin tre tipologji sjelljesh. Çdo tipologji sjellje korrespondonte me një tipologji prindërimi dhe bazuar në vëzhgime, intervista e analiza të shumta Baumrind identifikoi tre tipologji prindërimi: autoritare, autoritar, si dhe tolerant në vitin 1967.
Ndërkohë që Maccoby dhe Martin në 1983 i zgjeruan këto studime duke përdorur korniza dy dimensionale. Ata theksuan dallimin duke zgjeruar konceptin e tipologjisë tolerante të prindërimit në dy nënkategori: tolerant dhe i paangazhuar.
Këto 4 kategori prindërimi shpesh herë njihen si stili i prindërimit Baumrind apo Maccoby.
Çfarë do të thonë?
Kategoritë e prindërimit bazohen në dy dimensione:
- Kërkesat i referohet kontrollit që prindërit ushtrojnë në sjelljen e fëmijëve dhe kërkesës për maturi.
- Përgjigja i referohet se sa pranojnë prindërit dhe janë sensitive ndaj kërkesave zhvillimore dhe emocionale të fëmijëve.
Pse është e rëndësishme: 50 vite studime mbi 14.5 milion binjakë treojnë se gjenetika dhe mjedisi rrethues ndikon në mënyrë të barabartë te njeriu.
Çfarë duhet bërë që bebi të dojë librat dhe leximin që në lindje
Bebi, Librat, Leximi Unë jam Valer Pinderi dhe nuk jam ekspert në fushën e fëmijëve por një prind i cili po ndan me ju…
Stili i prindërimit ndikon në mjedisin rrethues në botën e fëmijës.
Udhëheqës
Stili i Prindërimit | Rezultati i lidhur |
Ngrohtë dhe reagues | Performacë e lartë akademike |
Rregulla të qarta | Vetbesim |
Pritshmëri të larta | Aftësi sociale |
Tregon mbështetje | Më pak probleme mendore |
Vlerësonë pavarsinë | Më pak shkelje të rregullave |
Autoritar
Stili i Prindërimit | Rezultati |
Jo reargues | Rezultat më i ulët akademik |
Rregulla Strikte | Mungese vetvlerësimi |
Pritshmëri të larta | Mungesë në aftësi sociale |
Pritshmëri për bindje ndaj rregullave | Probleme emocionale |
– | Abuzim drogë/alkool |
– | Thyerje e rregullave. |
Tolererant
Stili i Prindërimit | Rezultati |
Ngrohtë dhe reagues | Sjellje impulsive |
Pak ose aspak rregulla | Egocentrik |
Tolerues | Pak zhvillim i aftësive sociale |
Butë | Marrëdhënie problematike |
Neglizhent
Stili i prindërimit | Rezultati |
I ftohtë dhe jo reagues | Sjelle impulsive |
Nuk ka regulla | Sjellje e keqe |
Papërfshirë | Abuzim me drogë/alkool |
indiferent | vetvrasje |
Po a nuk janë fëmijët të ndryshëm?- Po fëmijë të ndryshëm kanë nevojë për praktika të ndryshme prindërimi por jo një stil të ndryshëm prindërimi. Është një spektrum pra ti mund të jesh i ngrohtë, ose më pak i ngrohtë. Mund të jesh më pak kërkues dhe të vazhdosh të kërkosh.
Nga psikologët mënyra më e mirë e prindëritmit sugjerohet authoritative , pra mënyra e parë në grafikun tonë.
Rezultatet nga kategoritë e ndryshme të prindërimit
Prindërimi udhëheqës
Kërkesa të larta, reagim i lartë
Prindërit: kanë pritshmëri të larta për arritjet dhe maturinë por në të njëjtën kohë shfaqin ngrohtësi dhe reagojnë. Këta prindër vendosin rregulla dhe përforcojnë limite përmes bisedave të hapura duke përdorur arsyen. Ata shfaqin afeksion, mbështetje dhe inkurajojnë pavarsinë. Ky stil prindërimi njihet ndryshe dhe si prindërimi demokratik.
Fëmijët:
- Duken të lumtur dhe të plotësuar
- Janë më të pavarrur
- Arrijnë rezultate të larta akademike
- Kanë vetvlerësim
- Ndërveprojnë me moshatar duke shfaqur aftësi sociale
- Kanë gjëndje më të mirë mëndojre-vërehet raste më pak të depresionit, ankthit, vetvrasjes, shkeljes së rregullave dhe abuzimit me drogë e alkool.
- Shfaqin më pak tendenca të dhunës.
Prindërimi Autoritar
Kërkesa të larta, reagim i ulët.
Edhe përse emrat janë të ngjashëm ka diferenca esenciale tek të dy këto kategoritë. Ndëkohë që të dyja kanë pritshmëi të larta, prindërit autoritar presin bindje të verbër ndaj arsyes ‘’sepse thash unë’’. Këta prindër përdorin disiplinë të fortë dhe shpesh herë dënime për të kontrolluar sjelljen e fëmijës.
Ata janë jo reargues ndaj kërkesave të fëmijëve. Ndërkohë që te fëmijët vihen re:
- Tregojnë mungesë lumturie
- Janë më pak të pavarur
- Kanë mungesë vetbesimi
- Shfaqin sjellje problematike
- Nuk kanë rezultate të larta akademike
- Kanë problematika në aftësi sociale
- Janë më të rrezikuar ndaj problemeve mendore
Kategoria e prindërit tolerues:
Kërkesa të ulëta por reagim i lartë
Këta lloj prindër vendosin shumë pak rregulla dhe limite dhe përpiqen ti shmangen përforcimit të rregullave. Prindërit shfaqin ngrohtësi dhe tolerancë por nuk preferojnë të refuzojnë apo zhgënjejnë fëmijët.
Fëmijët:
- Nuk ndjekin dot rregullat
- Kanë pak vetkontroll
- Shfaqin tendenca të jenë egocentric
- Kanë probleme në marrdhëniet që krijojnë dhe në ndërveprim social
Kategoria e prindërimit neglizhues
Pak pritshmëri, pak reagim
Prindërit neglizhues nuk vendosin limite apo kanë standarte të larta. Ata janë indifferent ndaj kërkesave të fëmijëve dhe të papërfshirë në jetën e tyre. Këta lloj prindërish kanë tendencë të kenë problematika në vetvete si depresioni, abuzim fizik, apo kanë qënë vet pre e prindërimit neglizhues.
Fëmijët e tyre:
- Janë implusiv
- Nuk menaxhojnë dot emocionet
- Kanë probleme me shkeljen e rregullave apo varësinë
- Kanë prirje më shumë për depresion gjatë adoleshencës.
Kush është më efektivi?
Dekada studime kanë treguar se prindërimi i kategorisë së parë është i lidhur me rezultatet më të mira te fëmijët. Prandaj konsiderohet dhe më i sugjeruara prej psikologëve dhe psikatërve.
Ky klasifikim i kategorive të prindërimit është studiuar mbi 25 vjet në shtete të ndryshme.
Përse 3 vjeçarët sillen si adoleshentë?
Sjellja e 3 vjeçarëve “Përcaktimi i një trevjeçari adoleshent: një njeri i vogël që bashkëjeton me ju i cili sipas certifikatës ështe vetëm 3…