Për ty janë të gjitha shqetësuese por ka disa mikrobe që mund ta dëmotojnë fëmijën tuaj dhe të tjerët e disa që janë të padëmshme.
Që nga lodra e qenit e deri te bari jashtë në park nuk ka limit të sasisë së mikrobeve që një bebe që po ecën këmba dorazi apo që ecën vet fut në gojë. E nëpërmjet shikimit të voglit tuaj që do të provoj çdo gjë që dora i kap (përfshirë dhe miza) ju mund t’ju duken pak të shpifura por për bebin tuaj kjo është puna e ditës së saj. Çdo kafshim është një mësim në shije, formë dhe informacione të tjera mbi ambientin që e rrethon.
Ekspertët besojnë se kjo është një marrëdhenie dashurie midis mikrobeve dhe bebeve e cila është një gjë e mirë. Viruset dhe bakteria që një bebe e ekspozon veten ndaj gjatë kësaj faze e ndihmon të forcojë sistemin imunitar dhe në këtë mënyrë do të luftojë më mirë infeksionet që mund të vinë në të ardhmen.
Por kjo nuk do të thotë se duhet të flesh mëndjen.
MOS U SHQETËSO PËR…thërrime e copa ushqimi në tapet apo pllaka, Për aq kohë sa ti pastron ato në interval të rregullt, mikrobet që popullojnë ato sipërfaqe nuk janë të dëmshme.
MBAJE BEBIN LARG NGA…produkte që kanë rënë në sipërfaqe të lagura apo me ujë sepse myku dhe bakteria që rritet në zona me lagështirë mund ta sëmur bebin.
MOS U SHQETËSO PËR…shishe, biberona të pasterilizuara. Me pak fjalë nuk ka nevojë për të përdorur të gjithë mjetet super të shtrenjta apo dhe ti ziesh në tenxhere. Thjesht laji normalisht me ujë të ngrohtë me solucion dhe do i pastrosh mjaftueshëm.
MBAJE BEBIN LARG NGA…qumësht gjiri apo formule i ngelur, apo ushqim i ndënjur. Mbushi shishet vetëm me aq sa mendon se bebi do të pijë në një vakt (ju mund të shtoni gjithnjë më shumë) , ndërkohë që ushqimet të cilat i keni hapur njëherë mbajini të ndara nga të pahapurat
MOS U SHQETËSO PËR…anëtarët me katër këmbë në familje. Ju nuk doni ta inkurajoni qenit që të lëpijë fytyrën e foshnjes por nëse e bën mos u alarmo. Në fakt, studimet kanë treguar se foshnjet që janë të ekspozuara ndaj kafsheve shtëpiak gjatë vitit të parë të jetës ndihmojnë të mos kene alergji nga kafshët.
MBAJE FOSHNJEN LARG NGA…çfarë lënë pas këto kafshë shtëpiake- si ushqim i pangrën , lodra, ushqim kafshësh dhe jashtëqitje.
MOS U SHQETËSO PËR…barin apo rërën në plazh. Pak kohë jashtë në natyrë nuk e dëmton kurrë foshnjen tuaj.
MBAJE BEBIN LARG NGA…produkte që kanë rënë në tokë jashtë shtëpisë qoftë jashtqitje, bisha cigars, plehëra të tjera (pesticide, apo toksikë të tjerë). As mos e mendo ti japësh bebin biberonit që ra në tokë. Merr një ekstra gjithmonë kur dilni nga shtëpi.