Ti ke bërë kërkimet, ke parë disa kopshte në zonën tënde, ke biseduar me prindër të tjerë dhe më në fund ke vendosur se në cilin kopsht do të shkoj fëmija yt. Ndërkohë që me fëmijën ke punuar për ta përgatitur për ditën e 1 madje keni fjetur dhe pak më herët një natë përpara. Je e emocionuar?
Nëse je si shumica e prindërve, ti je në ankth për ditën e 1 të kopshtit sepse kjo mesiguri është hera e parë që do ndahesh nga fëmija yt për një kohë të gjatë. Sado e vështirë që është për ty, është më e vështirë për fëmijën.Kur fëmija im do fillonte kopshtin fëmijët më tregonin histori të ndryshme sesi fëmijët e tyre qanë për ditë e madje muaj përpara se u ambientuan në kopsht. Por qarja dhe bërtitja janë normale, gradualisht ata do pushojnë dhe do ambientohen me mjedisin e ri, ju thjesht duhet ta mos hiqni dorë lehtë.
Po a do mësohem ndonjëherë me pamjen e fëmijës tim duke qarë për mua? Nuk e besoj!
Njërëz të ndryshëm përfshijë dhe mësuesit do të thotë të thoni një mirupafshim të shpejtë dhe të largoheni. Zakonisht fëmija do të pushojë së qari brënda 5 minutave nga largimi juaj. Kjo strategji ka rezultuar e sukseshme në sytë e tyre. Por gjithmonë e vras mëndjen është një strategji që funksionon për të rriturin apo dhe për fëmijën tuaj?
Pas disa kërkimeve mbi zhvillimin psiko emocoinal të fëmijëve unë nuk bie dakord me parafolësit.
Dita e parë e kopshtit nuk duhet përse të jetë dramatike. Më poshtë do të ju sugjerojmë sesi ta ndihmoni fëmijën të përgatitet për ditën e madhe. Disa nga këshillat mund t’ju duken në kundërshti me çfarë keni dëgjuar por ne i jemi referuar studimeve të fundit dhe këto njohuri na ndihmojmë të kuptojmë sjelljen e fëmijëvë dhe eliminimin e disa miteve dhe besimeve të vjetra.
- Planifiko të shpenzosh kohë të gjatë në kopësht në ditën e parë.
Kur po përgatitesha për këtë ditë për fëmijën tim pothuajse çdo këshillë që mora nga njerëzit ishte që nuk duhet të qëndroja gjatë përndryshe do ja vështirësoja fëmijës ndarjen dhe do e bëja të vështirë ndërveprimin e tij me njërëzit dhe ambientin e ri. Prandaj këshilla ime mund t’ju duket totalisht në kundërshti me çfarë keni dëgjuar.
Një fëmijë mëson për botën duke e vëzhguar atë dhe duke eksperimentuar. Nëse ju do të ishit një fëmijë që po përpiqeni të kuptoni mbi botën, dhe ju dërguan në një vënd totalisht të ri dhe personi tek i cili keni më shumë besim u largua shpejtë çfarë do mendoje? A do mendoje ‘’tani jam në duar të sigurta dhe duhet të kem besim te këta njerëz siç më tha mami? “ apo “oh jo mami iku me vrap! Është vënd i keq? Kush janë këta njerëz?”
Shumica e fëmijëve kalojnë në panik. Ata janë të trembur nga ndarja dhe kanë ankth në lidhje me ambientin e ri. Ata nuk kuptojnë përse ti u largove dhe i le pas dhe se çfarë do bëj më këta të rinj në këtë vënd të ri.
Në fazat e para të evoluimit ishte e rrezikshme që një fëmijë i vogël të qëndronte larg prindrit. Ankthi i ndarjes është një karakteristik e cila është e ndërtuar në genet tona sepse ishte esenciale për foshnjet të qëndronin pranë prindërit për të mbijetuar. Kjo është arsyeja përse sistemi i shqetësimit nga ndarja në pjesën e ulët të trurit është i progrmauar të jetë hipërsensistive. Me zhvillimin e pjësës së përparme e cila nuk plotësohet deri në mesin e të njëzetave, adultët do të mësojnë ta mbajnë në kontrolll këtë karakteristikë.
Prandaj paniku i fëmijës suaj është normal! Nuk do të thotë se është e dobët, e përkëdhelur, ka shumë nevoja apo e ngjitur. Nëse fëmija juaj po qan dhe është i shqetësuar gjatë momentit që duhet ta linin ë kopësht qëndro pak më gjatë me të. Shumica e edukatorëve do të thonë largohu shpejtë, por nëse ti je fëmija a do doje të ndiheshe i braktisur?
Edhe pse ankthi i ndarjës është pjesë normale e fëmijërisë nuk do të thotë ta injorojmë apo ta lëjmë patrajtuar. Kur një fëmijë ndihet i refuzuar apo braktisur pjesët e trurit të aktivizuara janë të njëjta si dhimbja fizike. Njëlloj si nuk duhet ta injoroni një fëmijë kur lëndohet fizikisht ju nuk duhet ta injoroni dhimbjen emocionale nga ndarja.
Prindërit që i përgjigjen shqetësimit të fëmijës kanë provuar se kanë krijuar marrëdhënie të shëndetshme me fëmijët. Kjo lloj metode ka treguar dhe zhvillime të shpejta në aspektin social dhe të njohjes te fëmijët e vegjël.
Jo çdo fëmijë do të vuaj nga ankthi në shkallë të lartë i ndarjes. Duke e përgatitur me mature fëmija juaj mund të kuptojë se çfarë është kopshti dhe nuk do qaj aq sap ret. Në këtë rast ju duhet thjesht të konfirmoni atij se ju do të ktheheni më vonë.
- Pafund përqafime
Kur ne jemi të shqetësuar, truri i vogël shkakton lëshimin e hormonit të stresit,për të përgatitur trupin të luftojë. Për ta ndihmuar fëmijën në ankth, përqafimi është një nga mënyrat më efektive , ajo lëshon oksitoxin, një kimik që ndihmon në përballimin e stresit.
- Mos harro të thuash mirupafshim para se të ikësh dhe ti tregosh kur do të kthehesh
Mos ik fshehurazi, sepse ikja fshehurazi mund të ndihmoj ty si prind sepse nuk përballesh me një fëmijë që qan por te fëmija lë pasoja te besimi që ata kanë tej ju. Prandaj gjithmonë thuaj mirupafshim dhe krijo një rutinë të largimit tënd për ta bërë më argëtuese (disa japin dorën e përqafohen, disa këndojnë një këngë që është vetëm për rastin e largimit etj.tregohu kreativ)
Më pas tregoje orën dhe thuaji kur do kthehsh për ta marrë (dhe mbaje fjalën) edhe nëse fëmija s’di të kuptojë sa është ora është shumë e rëndësishme të kthehesh për ta marrë në të njëjtën orë.
- Transferoje te edukatorja
Ka raste ku nuk është e mundur që prindi të qëndrojë për një periudhë të gjatë kohe. Ndonjëhërë fëmija është akoma i shqetësuar edhe nëse ti ke qëndruar 1 orë për ta mësuar me kopshtin.
Nësë fëmija akoma nuk është qëtësuar kur ju duhet të largoheni, thërrisni një edukatore dhe lejojini ti afrohet. Kërkoi edukatorës ti kushtojë pak vemendje aty derisa të qetësohet dhe më pas ti bashkohet të tjerëve. Fëmija juaj nuk i kontrollon dot vet emocionet ka nevojë të ndihmohet nga ju.
- Ditët e para duhet të jenë të shkurtra
Gjatë ditëve të para merre fëmijën herët dhe gradualisht rrit kohën e qëndrimit të tij në kopshët deri sa arrini orarin e plotë.
Edhe nësë fëmija duket sikur po e përballon më së miri kjo nuk do të thotë se kshu po ndodh brënda. Studimet kanë treguar se fëmijët e vegjël në kopësht mund të jënë të shqetësuar dhe kur nuk e shfaqin duke qarë apo duke u dukur të acaruar. Emocioni thjesht është i fshëhur, kjo ndodh sidomos në kultura ku djemtë i thuhet të mos qajnë.
Tranzicioni duhet të jetë gradual.
- Gjithmonë inkurajoje dhe tregohu pozitive
Kur e lini apo kur e merrni trego durim edhe nëse fëmija nuk po shfaq sjelljen e duhur. Një fëmijë duhet të ndihet sikur vajtja në kopësht është një eksperiencë pozitive.