Lodër të përshtatshme për moshën 3-6 muajsh
Në këtë moshë foshnja juaj zbulon argëtimin përmes duarve të tij të cilat nuk qëndrojnë më vetëm në kapjen grusht. Ai mund të mbajë një lodër në duar apo të zgjatet drejtë një lodre më interesante.
Së shpejti do të arrijë ta kalojë nga njëra dore te tjetra dhe të rotullojë dorën për të parë lodrën nga të gjitha këndet përpara se ta fus në gojë. Kontrollo mirë etiketat dhe sigurohu që lodrat janë të sigurta për tu kafshuar apo nëse fëmija i fut në gojë!
Në shitje ka mijëra lodëra për moshën 3 – 6 muajsh, duhet të jeni pak selektiv sepse jo të gjitha janë të mira për fosnjën tuaj. Disa sugjerime për lodrat e përshtatshme në këtë periudhë janë:
Lodër e varur në krevat
Foshnjet shijojnë objekte me ngjyra të ndezura sidomos ato që lëvizin apo janë me muzikë. Një lodër e varur pranë krevatit mund të jetë mjaft interesante për bebin por përdore deri sa të arrij të qëndroj vetë ulur.
Mos harro rregulluat që lodra nuk duhet të ketë pjesë që bebi mund ti arrijë. Mbaji nga 20-35cm larg syve të bebit dhe hiqe në momentin që sheh se bebi mund ta arrijë atë.
Lodra të ngjashme për moshën 3 – 6 muajsh mund të gjeni këtu
10 të vërteta mbi vitin e parë të mëmësisë!
Viti i parë të mëmësisë Kur isha shtatzënë kam lexuar pafund libra mbi prindërimin, rutinën dhe ushqimin. Nëse kishte një libër në treg mbi…
Lodra ‘rakitiki’
Ata adhurojnë të bëjnë zhurmë. Jepi bebes një rakitike e shihe si do e tundi. Vendos muzikë me ritëm dhe do shohësh sa shumë bebet në këtë moshë pelqejnë muzikën dhe ritmin.
Lodra të ngjashme për moshën 3 – 6 muajsh mund të gjeni këtu
Libra me faqe shumë të trasha
Leximi bebit në çdo moshë të shpërblen. Libra me faqe shumë të trasha për bebet sugjerohen sepse ato i mbijetojnë kafshimeve, jargëve dhe gjithë mënyrave të dashurisë që ka një bebe. Disa libra brenda faqeve kanë dhe material të tjera për ti prekur bebi.
Këto libra mund të duken si pa vlerë kur i shikon në fillim por sapo bebi të ambjetohet me to do shikoni sa shpesh do ti rikthehet. Gjithashtu librat në këtë moshe ndihmojnë që bebi të familjarizohet edhe për moshat pasardhëse.
Dëgjimi i zërit tënd teksa lexon e ndihmon atë të njihet me gjuhën, intonacionet dhe fjalët.
Libra për bebe mund ti gjeni këtu
Qëndra aktiviteti
Konsiston në lodra të varura që mund të vendosen në karrigen e makinës së bebit apo karrocë duke i argëtuar ata gjatë rrugëve me trafik apo xhirove në qytet.
Lodra të ngjashme për moshën 3 – 6 muajsh mund të gjeni këtu
Kafshë ose kukulla me material të butë
Në këtë moshë shumë fëmijë krijojnë një lidhje me një lodër qoft kafshe apo kukull me material të butë. Ato duhet të jene të buta dhe lehta për tu përqafuar! Nuk të duhen lodra me tela, apo kallcuk që mund të dal përmes materialit dhe dëmtoj bebin.
Sigurohu që elemente si sytë, buzët etj te kukullat nuk janë plastike apo materiale të vogla pasi bebi mund të mbytet me to. Mos mbaj zile, butona, shirita apo pe sepse bebi i fut në gojë dhe ka rrezikshmëri mbytje.
Lodra të ngjashme për moshën 3 – 6 muajsh mund të gjeni këtu
Lodra të zhurmshme me material gome
Çdo gjë që bebi mund të kap dhe të lëshoj zhurmë është shumë popullore në këtë moshë. Këto lodra janë perfekte për kohën kur bebi lahet. Prit shumë buzëqeshje nga bebi kur ato lëshojnë tinguj.
Lodra të ngjashme për moshën 3 – 6 muajsh mund të gjeni këtu
Lodra për dhëmbët
Me daljen e dhëmbëve shoqërohet dhe dhimbja, kruajtja e acarimi i mishit të dhëmbëve. Lodra të posaçme për këto ju sugjerojmë ti mbani në frigorifer dhe t’ja jepni bebit kur ti duhet sepse temperature e ftohtë i ndihmon. Jo në ngritje!
Gjithçka për ushqyerjen e bebit e gjeni këtu
Lodra të ‘’manipulueshme’
Sapo bebi të arrijë të marrë vet gjëra me dorë apo ti hedh atyre do ti pëlqejnë blloqet , puzzle të moshës, dhe format të gjitha material gome. Topa të mëdhenj dhe të butë të cilët mund ti lëviz apo ti hedh sidomos kur bëjnë zhurmë janë shumë interesant.
Lodra të ngjashme për moshën 3 – 6 muajsh mund të gjeni këtu
Çfarë është stili Montesori i prindërimit? 10 parimet që duhet ti dini.
Stili Montesori i prindërimit Sot në SHBA janë hapur afro 4,000 shkolla që praktikojnë stilin Montesori të prindërimit. Tashmë kjo fjalë është bërë tepër…
Qëndra aktiviteti
Sapo të arrijë moshën 6 muajsh bebushi juaj do mundet të rri vet ulur duke i dhënë atij një perspektivë të jetës dhe duke e lejuar atë të luaj me çfarë të dëshiroj. Do ti pëlqej shumë qëndra e tij e aktivitetit rrethuar nga lodra që mund ti rotulloj, shtyp apo ngacmmoj.
Lodra të ngjashme për moshën 3 – 6 muajsh mund të gjeni këtu
Copa apo puzzëla në tokë për të luajtur
Janë të vlefshme dhe nëse jeni në park apo në hotel ku mund të vendosni bebin sipër dhe talejoni të luaj siç do.
Lodra të ngjashme për moshën 3 – 6 muajsh mund të gjeni këtu