- Nëse do vonohesh rrugës për në shtëpi, mos e lajmëro atë në moment të fundit. A të kujtohet kur bëjë push ups dhe duhet të bëje 20. Sapo arrije te 18 ti mendoje ‘’edhe dy dhe ia dola’’ pastaj imagjino sikur te vi dikush një idiot e të thotë ‘’jo duhen dhe 10 të tjera’’. Sa do të pëlqente ai njeri? Jo shume! Mendoje këtë kur vonohesh e lajmeron në moment të fundit.
- Kur vjen në shtëpi…futu në shtëpi. Kur mbërrin në shtëpi nuk është koha për tu sorrollatur e të bësh muhabet me komshiun, apo të rrish në tel por mendo sikur ka plasur lufta në shtëpi dhe futu me vrap e merr turnin tënd sepse me shumë mundësi gruaja jote ka gjithë ditën në lëvizje me atë bebe duke menduar ‘’edhe 30min..29..28”
- Emocionohu për bebin.E di! E di! E do pafund atë majmunin e vogël por shumica e nënave të reja janë të programuara me këtë sens të pashmangshëm përgjegjësie prandaj edhe nëse bebi po bërtet si i çmendur ato nuk duan të largohen prej tij. Prandaj nëse ti vjen e thua diçka si p.sh ‘’ik bëj një dush se mua më ka marr malli për këtë voglush dhe mezor po pres ta mbaj”, ajo do të jetë shumë me gatshme të shkoj të lahet, të ushqehet apo të çplodhet dhe të jetë më pak e çmendur. Është situatë fitore-fitore.
- Mos pyet ‘’çfarë kemi për të ngrënë?” Nëse të gjithë në shtëpi janë gjallë kur ti mbërrin quhet një ditë e sukseshme. Burri i shoqes time e pyeti atë përse darka nuk ishte gati sepse ‘’ajo ishte gjithë ditën në shtëpi.’’ Oh idiot nëse ti pyet ‘’çfarë kemi për darkë?” përgjigja mund të jetë e lehtë ‘’surratin tënd’’. Ha bukë e djathë, porosit diçka në tel , bëj si të bësh.
- A ka mundësi mos tregosh sa je lodhur në punë.Edhe nëse dita jote ishte që të ndoqi me vrap një gorilla ajo të mund ty lehtësisht. Jo vetëm që ajo të mund por mund të përfshijë detaje që ti jo vetëm që s’ja ke haberin por as je i interesuar ti dish. Ti je i lodhur. Ti je i stresuar por mos hap kutine e pandorës se nuk ia vlen. Konsidero pak që dikush që ka gjithë natën zgjuar po të sheh ty që fle si qingj. Mos i jep arsye për të ta veshur i her me jastëk apo të mendoj mënyra të ndryshme si të vuash. E ka bërë shumë herë deri tani mos e ço te kufiri.
- Mos thuaj që po e mban ti bebin për pak.Nëna e fëmijës tënd mund të jetë e lodhur për ta kapur këtë por çdo grua që ka fjetur minimalisht 20 min ta kap në ajër këtë gabim. E do marrësh një përgjigje ‘’ti s’je dado , je prind ça kujton se do bëje?”. Në mbrojtjen tënde, unë të kuptoj nëse ti nuk je kujdestari primar dhe tani po ndihmon pak teknikisht je dado. Por përdor terma të tjera.
- Mos u shtri me kurriz e mba bebin siper më fytyrë nga vetja.Ata vjellin! Të gjithë duan të rrinë shtrirë e ta mbajne bebin në ajër e të luajn aeroplani edhe bebet e kanë shumë qef këtë por ata nuk paralajmërojnë thjesht risjellin ushqimin e tyre si suprizë.
- Ji FBI më mirë CIA. Shpesh herë mendojë se baballarët shtyhen anash dhe çdo gjë bëhet për bebin ose nënën. Mosu shqetëso e rri mendo sa keq je por bëhu si ata agjentët e pa parë të CIA-s që i bëjnë të gjitha për mrekulli. Laj enët, futi një fshesë apo thjesht ndihmo puna jote nuk do kaloj pa u vënë re do adhurohesh!
Detyra juaj në këtë kohë është tepër e rëndësishme. Disa meshkuj e kuptojnë direkt e unë ju them ‘’BRAVO’’. Ti je zëri i arsyes, shtylla e shtëpisë. Duhet ti qëndrosh pranë partnerit sepse mesiguri ajo po ndihet sikur alient ia kanë pushtuar trupin e terrorizuar, e lodhur, e shpifur e përgjumur.
Një burrë i mirë e përdor këtë situatë për të treguar vetën. Ji ai burri që thotë ‘’do vi pak më herët , do sjell darkën e do kujdesem pak për fëmijën dhe për ty.” Ky është burrë i paparë! Të gjithë e duan këtë burrë!