Argëtimi është puna me kohë të plotë e fëmijës suaj e nuk ka asgjë që e përfshin si fizikisht si mendërisht në diçka si lojërat imagjinare. I mundëson fëmijës një mënyrë sesi të përballojë ndjenjat, e ndihmon të kuptoj botën që e rrethon, krijon empati duke e vendosur vetën në pozicioni e tjetërit.
Loja imagjinare shpesh herë e quajtur lojë simbolike, gjoja, dramatike apo thjeshte të luajmë sikur gjithashtu prezanton konceptet se një gjë mund të jetë dhe diçka tjetër-një zhvillim i madh kur e kupton fëmija juaj. Numërt dhe fjalët janë thjeshtë zhgarravina që marrin kuptim në matematikë dhe gjuhë. Dhe nëse diçka mund të jetë dhe diçka tjetër atëherë fëmija juaj mundet të jetë…kushdo që dëshiron të jetë! Loja është argëtuese por mund të jetë dhe më shumë se aq mund t’i mësojë fëmijëve kurajon dhe kuriozitetin.
Kur ndodh kjo:
- Rreth moshës 18-24 muajsh shumë bebe do të fillojnë të luajnë lojërat e para ‘’gjoja;; duke imituar veprime të përditshme që kanë parë të bëjnë të rriturit, të flasin në tel, të veshin këpucët, të përdorin çelsin për të hpaur derën.
- Nga mosha 24 muajsh, do të fillojë të tregojë shënja të ‘’mendimit përfaqësues’’ apo ‘’mendimit simblik’’ me fjalë të tjera një objekt si një lodër në formë banana mund të bëhet dhe diçka tjetër si p.sh telefon . Në këtë moshë ajo mund të fillojë të luaj më kukukullat sikur janë të ‘’vërteta’’ duke i ushqyer, t’i vendosë në gjum e ti caktojë role. Gjitashtu mund të tregojë se disa role i luan dhe vet dhe të bëj sikur e zuri gjumi, sikur po nget makinën apo sikur është mami dhe babi e ti jap shishen e qumshtit kukullës.
- Mes moshës 2 dhe 3 do të fillojë të demonstrojë kompleksitet në mendimin simbolik. Një 2 vjeçare kërkon një shishe qumshti lodër qe i ngjan një shisheja ndërsa një 3 vjeçar mund të përdor dhe këpucën në rolin e shishes-imagjinata do e mbylli hapsirën mes reales dhe jo reales.
- Në moshën 3 vjeçare loja është më e dukshme. Është mosha e takimeve të çajit, të ndërtesave, të luftrave të dinosaurave, të lojës princesha etj.
- Në moshën 4 vjeçare, përfshihen dhe skenare më elaborative, me histori dhe ndërveprim personazhesh.
Si ta ndihmosh fëmijën tënd: lodrat që ngjasojnë me objekte reale janë tepër të dashura me fëmijët që po hedhin hapat e parë në lojën imagjinative. Versionet për fëmijë të objekteve që përdor i rrituri si çelsat, telefoni, karroca janë fantastike për lojëra imagjinare si dhe kukulla, lego, makina dhe veshje kostumesh. Leximi i përallave me zë të lartë fëmijëve ndihmon dhe e inkurajon të adaptojnë skenare dhe personazhe për qëllime të tyre.
Me zhvillimin e lojës imagjinative prezanto objekte të tjera si p.sh një kuti kartoni e cila mund të shëndrohet në një raket për hapsirë, apo një autobus. Një karton i vogël në formë cilindri mund të bëhet një teleskopë, mikorfon apo dhe tunel. Një peshqir mund të bëhet pelerinë, batanie apo një fushë me borë!
Jepi drejtimin fëmijës tënd në këtë lojë dhe do habitesh në mënyrat origjinale që ajo do të tregojë.
Për çfarë nuk duhet të shqetësoheni: disa dilema që i shoqërojnë prindërit gjatë kësaj faze janë: po sikur ajo të dojë ta vesh peshqirin sepse mendon se është magjik dhe në kopësht? Si ja lëviz luftën e yjeve poshtë tavolinës tënde sepse të duhet hapsirë? Përpiqu të jeni fleksibël, brënda limiteve të sigurisë. Vendos dhe qëndroi strikt regullave si jo por mos harro se fëmijët akoma nuk kanë mësuar kufinjt mes reales dhe jo reales, publikes dhe privates. Do të ketë pafund mundësi për t’ja mësuar këto gjatë rritjes së tij.
Si shumë fëmijë nga 2-5 i vogli juaj mund të krijoj një mik imagjinar. Ndryshe nga çfarë keni dëgjuar kjo nuk nënkupton se është i vetmuar apo se fantazia ka mposhtur realitetin. Në fakt ekspertët tani thonë se krijimi i shokut imagjinar sinjalizon se fëmija është kreativ dhe social. Miku imagjinar i fëmijës suaj i mundëson atyre mënyrë për të shprehur vetën , të zgjidh problemet dhe të shtojë një dimension të ri. Ndiq ritmin e saj dhe trego interes ndaj lojës për të inkurajuar kreativitetin e saj.