Ja dole të arrish te afro 40 javë (ose dhe pak më pak) shtatzanie dhe orëve të gjata të lindjes dhe tani je zyrtarisht nënë. Urime! Tani vjen periudha tranzitore nga shtatzania te paslindja që do të ju sjellë një variacion simptomash e pyetjesh.
Ja çfarë duhet të dini:
Sa kohë më duhet të marrë veten pas lindjes?
Nuk ka rëndësi se si ishte proçesi i lindjes, gjashtë javët e para të pas lindjes njihen si periudha e ‘’ringritjes’’. Edhe nëse ju kishit një shtatzani të lehtë dhe lindje perfekte (por sidomos nëse nuk shkoi sipas planit) trupi jot është i tej lodhur dhe stresuar në maksimum, ka nevojë të ri marrë veten.
Ki gjithmonë parasysh se çdo nënë e re është ndryshe prandaj rritmi i rimëkëmbjes është i ndryshëm në variacion të simptomave që po të shoqërojnë. Shumica lehtësohen brënda javës, ndërkohë të tjerat (thithka të gjakosura, dhimbje mesi e dhimbje e plagës) mund të vazhdojë me javë e për disa deri sa bebi të rritet pak.
Nëse kishit një lindje natyrale me siguri po vret mëndjen sa kohë duhet që të kaloj dhimbja dhe të rimarrësh vetën. Kjo mund të dojë nga 3 javë e deri te 6 nëse ke pasur çarje apo një episektomi.
Nëse bebi lindi me anë të një operacioni C, prit që 3-4 ditët e para të qëndroni në spital për të marrë veten. Më pas 4-6 javë që trupi ka nevojë për tu ringritur.
Gjakderdhja pas lindjes
Pasi ke lindur gjakderdhja mund të zgjas deri në 6 javë dhe do ti ngjasojë periodave të rënda pasi gjithë gjaku i ngelur bashkë me vetpastrimin që kryen turpi në mitër. Gjakderdhja më e madhe ndodh në 3-10 ditët e para dhe më pas do të lehtësohet duke kaluar nga ngjyra e kuqe në kafe e më pas në të verdhe e në fund bardhë. Nëse dallon gjakderdhje më shumë si 1 lines në orë merr në telefon doktorin pasi mund të keni hemorgji pas lindjes. Gjatë kësaj periudhe tamponët nuk përdoren dhe do duhet të përdorni piceta lines.
Këshilla gjatë kësaj periudhe
- Përdor akull pranë qepjes çdo disa orë për 24 orshin e parë pas palindjes. Përdor ujë të ngrohtë duke e shplarë me kujdes zonën dhe për të mos lejuar që urinimi të irritojë lëkurën e çarë. Përpiqu të evitosh periudha të gjata në këmbë apo ulur apo fjetja anash.
- Për ato që kaluan operacion C kujdesu për plagën me ujë dhe sapun njëherë në ditë. Thaje me kujdes me një peshqirë të pastër dhe apliko kremin antibjotik. Bisedo me doktorin nëse ai ju sugjeron të mbani të mbuluar plagën apo të ajroset. Shmang mbajtjen e gjërave të rënda përveç bebit asgjë tjetër, dhe shmang ushtrimet fizike derisa keni marrë OK nga doktori juaj.
- Dhimbjet dhe mesi, përdor ilaçe dhe qetësues për dhimbjet qe keni gjatë kësaj periudhe, konsultohu me doktorin në mënyrë që të dini ilaçet që konsumoni mos të ndikjnë të qumshti i gjirit.
- Ndiq rutinën. Dalja e parë jashtë në tualet do pak kohë por mos u sforco. Përpiqu të konsumosh ushqime me fibër , ecë shëtitje. Evito sfrocimin sepse ndikon keq te çarja apo plaga nga operacioni C.
- Bëj ushtrimet Kegals. Ka shumë mënyra për ta rikthyer në formë dhe për të bërë marrëdhënien më të këndshme për ju dhe partnerin tuaj. Prandaj filloni me nga 20 sete në ditë. (për ato që se dinë shkruaj ushtrime kegals në google).
- Ji xhentile me gjoksin tënd. Që nga dhimbja kur vjen qumshti e më pas përdor kompresa të ngrohta ose të ftohta dhe masazho me kujdes. Gjithmonë përdor një reçipetë lehtësisht për gjithdhënie. Nëse po i jepni fëmijës gji , duhet që herë pas herë të lejoni gjoksin të marrë ajër pas seancës së ushqimit. Përdorni kremra lanolin për të parandaluar apo trajtuar thithkat e çara.
- Ndiq të gjitha takimet me doktorin- Është esenciale për të siguruar që faza e shërimit po ecën ne ritmet e duhura. Nëse keni pasur operacion C duhet të lini takim për heqjen e penjëve.
- Ushqehu mirë për të shmangur lodhjen-Njëlloj si gjatë periudhës së shtatzanisë përpiqu të hani deri në 5 vakte të vogla gjatë ditës në vënd të 3 të mëdha. Përpiqni të përfshini kombinime të karbohidrateve komplekse dhe proteinës. Pini minimalisht 8 gota ujë në ditë. Përpiqu ti shmangesh alkoolit dhe kafienës pasi ju lënë pa gjum.
- Në lëvizje. Ndërkohë që ushtrimet fizike janë jashtë limiteve përpiqu që javën e parë pas lindjes natyrale dhe pak më shumë pas një jave e pak pas lindjes me operacion ec në shtëpi dhe gradualisht në lagje sepse të ndihmon me jashtëqitjen si dhe me periudhën e marjres së vetës .
Çeklista e periudhës paslindjes.
Ja disa gjëra që duhet ti keni gati për këtë periudhë:
- Qetësues
- Lines MAXI-javët e para
- Qese akulli
- Qetësues hemoroidesh
- Mbathje pampuk
- Reçipeta për gjidhënie
- Krem për gjoksin lanolin
- Pambuk për gjoksin
- Korse
Diçka rreth depresionit paslindjes
Nuk ka asnjë dyshim se lindja e një bebe është një eksperiencë që të ndryshon jetën. Pothuajse çdo nënë përballet më mërzitjen pas lindjes shkaktuar nga turbulence e hormoneve, pagjumsia dhe vështirsia e të rriturit një foshnje. Nëse ju keni filluar të dalloni simptoma si dëshpërimi, mërzitja, izolimi, acarime, mugnesa e vetvlersimit, ankthi pas 2 javëve nga lindje bisedo me doktorin. Mos u ndje vetëm apo të kesh turp. Depresioni i paslindjes s’është faji yt dhe prek 1 në 4 nëna. E vetmja mënyrë për tu bërë mirë është të kujdesesh për vetën dhe të flasësh me një profesionist.
Periudha paslindjes është sfiduese dhe ju ndryshon jetën. Shpresoj t’ju kemi ndihmuar.
(Maa Hoo/Stocksy)