Prezantimi me ushqimet e ngurta është një nga zhvillimet më emocionuese në vitin e parë të jetës së fëmijë suaj. Mendo gjithë shijet dhe përbërjët që e presin ti provojë nga djathi e deri të frutat e te avokadoja. Ka pafund shije për të zbuluar dhe fillimi i ushqimeve të ngurta është vetëm hapi i parë. Inkurajoje bebin tuaj të shijojntë gjithë eksperiencën kur provon ushqim të ri, edhe nëse shumica përfundon te grykorja , apo në tokë. E gjitha është pjese e zbulimit!
Kur mund të fillojë fëmija ime ushqime të ngurta?
Shumica e bebeve janë gati të fillojnë nga 4 deri në 6 muaj, por zhvillimi individual i fëmijës suaj është kriteri themelor kur vendoset nëse është gati për të provuar një diet më me variacione. Edhe pse ju mund të ndjeni padurim për ti treguar gjitha ushqimet ka shumë arsye pse nuk duhet të nguteni nëse fëmija nuk është gati.
Së pari, një prezantim shumë i herëshëm ndaj ushqimit të ngurtë mund të shkaktojë alergji. Një sistem tretës i ri si ai i bebit tuaj e deri te gjuha që nxjerr jashtë çdo objekt të huaj, e deri te organe që nuk mund të tresin. Në fillimet ushqimi i ngurtë nuk është i nevojshëm pasi foshnjet i marrin të gjitha nutrientët përmes qumshtit të gjirit ose formulës pa nevojë për shtesa.
Fillimi më herët seç duhet gjithashtu ju pengon në krijimin e zakoneve të mira të ushqyerjes , bebi mund të refuzoj lugën sepse nuk është gati dhe më vonë mund ta refuzoj nga këmbngulja e prëndërve. Sidomos te fëmijët që kanë marrë qumshtin përmes formulës ushqimi i prezantuar më herët mund të shkaktojë obesitet në fëmijëri e më tej.
Nga ana tjetër, të presësh më shumë seç duhet si për shëmbull deri 8 apo 9 muajsh ka pasojat e veta. Një bebe më e madhe mund të rezistojë mësimit të një triku të ri si përtypja dhe gëlltitja e ushqimit, preferojnë metodën e thjeshtë të thithjes së qumshtit. Dhe këto zakonë bëhen të vështira për tu ndryshuar.
Shënja që tregojnë se është gati
Për të vendosur nëse fëmija juaj është gati për të hedhur hapin e madh në botën e ushqimeve kur është midis 4-6 muajsh shiko për këto shënja dhe më pas bisedo me pediatrin:
- Ka kontroll të mirë të kokës kur e vendosni në pozicionin ulur. Ndryshe nuk duhet ti ofroni ushqim. Ushqimet më të vështira për tu përtypur priten deri në nmoshën 7 muajsh kur ulet vet në pozicion pa ndihmë.
- Refleksi gjuhës duke nxjerr jashtë gjëra është zhdukur. Provoje kështu: vendosi një copë të vogël ushqimi të holluar me qumësht gjiri apo formul në gojën e bebit në gishtin tënd. Nëse e nxjerr ushqimin direkt me gjuhën e vogël dhe e bën disa herë atëhrë nuk është gati.
- Bebi juaj tregon interes duke zgjatur dorën apo ju sheh me interes kur ju hani. Nëse ajo përpiqet ta marri nga dora po nuk i heq sytë është një shënjë që ështe e urritur për ushqim të rriutri.
Me cilat ushqime duhet ta filloj ta ushqej?
Pavarsisht se çarë ka menuja trashësia e ushqimit të parë të bebit duhet të jetë shumë e lëmuar dhe gati duke rrëshqitur nga luga. Nëse ju e përgatisni vet ushqimin duhet ta beni pure ose ta shtypni dhe ta holloni me likud. Me kalimin e kohës dhe bebi fiton eksperiencë rreth 7 muajsh ose më sipër fillo ul sasinë e likuidëd dhe trashe . Ja disa ushqime me të cilën mund të fillosh këtë udhëtim të bukur :
- Drithrat për bebe zgjidhni një drithër e pasur me hekur si orizi kafë dhe përgatite me një sasi të vogël qumësht gjiri apo formulë apo dhe ujë për të krijuar një ‘’supë’’ kremoze. Mos shto gjë tjetër si banana, mollë apo lëng frutash. Së pari duhet të prezantoni një ushqim në kohë .
- Perime fillo me ngjyrat verdhë apo portokalli si patatja e ëmbël apo karrota përpara se të kalosh te perime me ngjyrë jeshile si bizele që kanë shije më të forta. Nëse e refuzon çfarë i jep provo sërish neser dhe pasneser dhe pas asaj. Disa bebe kanë nevojë të prezanohen me një ushëim 4-5 herë përpara se ta pranojnë prandaj këmbngul.
- Lehtësisht të tretshme si banania , molla, pjeshka, apo dardha apo avocado e cila është fantastike në vlerat që ofron.
Ka dhe një metodë të re që po qarkullon te nënat e reja që quhet ‘’ushqimi duke ndjekur ritmin e bebit’’ që anashkalon puret dhe prezanton fëmijëve ushqim të butë , apo të trashë por në copa të vogla për fëmijët që janë të aftë në kapjen pickim dhe kjo hap i kalon ata direkt te ushqimi duke ngrënë vet.
Si mund ta ndihmojë fëmijën tim në këtë proçes?
Një nga hapat më të rëndësishëm në rritjen e fëmijëve me zakone të mira në ushqim është të modelesh këtë gjë vet. Fëmijët që shohin të rritur që hanë ushqim të mirë vet dhe e shijojnë janë më të prirur të ndjekin këtë shëmbull.
Ja disa këshilla të tjera për ta ndihmuar fëmijën tënd:
- Zgjidh momentin e duhur. Momenti i duhur gjatë ditës është kurdo që funksionon për ty dy. Nëse i jepni gji ju mund ta provoni atehërë kur keni më pak qumësh (pasdite ) eksperiment: ofro në fillim qumshtin më pas ushqimin e ngurtë për një muaj.
- Monitoro humorin e bebit. Herët e para mund të jenë të lodhshme dhe sfiduese por mos harro se një bebe i cili është i gëzuar dhe alert është më i gatshëm të hap gojën për lugën se dikush që i flihet e do vetëm qumshtin. Nëse bebi është jo në humor ji fleksibël dhe shmange këtë herë ushqimin dhe provo sërish më vonë.
- Mos nxito. Ushqimi nuk është kurrë i shpejtë kur bëhet fjalë për bebe do të habiteni se sa duan që të hanë një lugë në gojën e tyre. Jepi vetes dhe bebit kohë
- Ulu mirë. Një recetë për dështim është të mbash bebin që lëviz në prehër e të përpiqesh njëkohësisht ti japësh një lugë. Përpara se bebi të fus luën e parë në gojë mësoje si të qëndroj në karrigen e bebit dhe gjej pozicionin më të rehatshëm për të. Gjithmonë përdor rripat që lidhen.
- Bli mjetet e duhura.Shmang lugën prej argjëndi por përdor modele prej silikoni apo plastic pasi janë më të lehtë mbi mishin e dhëmbëve të bebit. Merr disa ti keni në dispozicion gjatë ushqyerjes (1 për ty dhe 1 për bebin kur ai hedh një poshtë). Mos harro ti vendosëh një grykore përpara se të fillosh ta ushqesh
- Fillo disa prezantime.Përpara se ti zgjasësh lugën në gojë vendos pak ushqim te tabakaja e karriges së bebit dhe lere ta ekzaminoj, ta shyp , të luaj e madje ta provoj. Në këtë mënyrë kur ti i afrohesh me lugën nuk do jetë e huaj ajo që po ofron.
- Me ngadalë. Për dikë që e ka të re konceptin e të ngrënit me lugë dhe gjithë ushqimet e reja i gjithë proçesi mund të vi si shok. Prandaj bëje gradualisht. Fillo duke vendosur pak ushqim te gjuha e bebit nëse e gëlltit vendos pak te luga. Në fillim pothuajse i gjithë ushqimi nxierret por me kalimin e kohës fëmija bëhet mjeshtër dhe e hap gojën.
- Përgatitu për refuzim.Bebet mund ta refuzojnë një ushqim disa herë përpara se të vendosin se e pëlqejnë. Prandaj mos e detyro kur refuzon por provoje ditë tjetër të njëjtin ushqim.
- Mirëprit imitimin.Çfarë bebi sheh do të bëj. Është një trik i vjetër i prindërve por jetëgjatë. Hape gojën dhe bej sikur e hengre një lugë dhe mos harro mbyll gojën dhe gëlltit në mënyrë entuziaste.
- Mëso kur duhet të thuash mjaft. Të dish kohën kur të ndalosh se ushqyeri është shumë e rëndësishmë. Një kokë që kthehet apo gojë që kyçet janë shënja të sigurta që fëmija yt ka mbaruar së ngrëni. Ta detyrosh është një luftë e humbur dhe sjell luftra ushqimesh në të ardhmen. Mjafton mami!
HAP SYTË PËR REAKSIONE ALERGJIE
Alergji të ndryshme nga ushqime janë shumë të zakonshme te bebet, fëmijët i tejkalojnë ato, por ju duhet ti merrni seriozisht. Reagimet e bebes ndaj ushqimit mund të shfaqen nga gazi, diarreja, lengje në daljen jashtë e deri te vjellja apo puçra sidomos rreth gojës apo prapanicës. Simptoma të tjera përfshijën sekrecione nga hunda, lot, apo tështima që dallohen nuk janë grip.
Nëse mendon se fëmija yt mund të jetë alergjik ndaj një ushqimi që ju i dhatë prit rreth nje javë përpara se ta riprezantosh ushqimin. Nëse serirish merr të njëjtin reagim 2-3 here atëhere e ka alergji. Eliminoje këtë ushqim nga dieta e saj për disa muaj dhe provoje kur të japi ok pediatric. Nëse bebi reagon ndryshe ndaj pothuajse çdo ushqimi të ri , apo ka historik alergjisë në familjen tuaj prit një javë përpara se të ofrosh një ushqim të ri.
Si të parandaloj mbytjen me ushqim?
Ja se çfarë duhet të bësh për të parandaluar mbyetjen nga ushqimi:
- Qëndro pranë. Ju jeni spektator ndaj çdo kafshate që merr fëmija juaj.
- Fillo me pak. Ndaj ushqimet në copa aq të vogla sa bebi i gëlltit të gjithën.
- Rrit madhësinë e copava me ngaldaë. Kur bebi mësohet të haj një copë dhe ja del disa herë rradhasi gradualisht rrit madhësinë deri në kuba të vogla.
- Ruaj porcione për bebe. Vendos 1 ose dy copa për kohë në mënyrë që të mos hutohet.
- Rri ulur. Jo tip o bebi. Ofro ushqim që mund ti marrë vet vetëm kur bebi është ulur , as duke ecur këmbadorazi apo duke lëvizur. .
- Me kujdes. Mos i jep ushqim që nuk përtypet lehtë me mishrat e dhëmbëve apo që ngecet lehtësisht. Shmang rrushin, bizele të plota, karrota apo speca, apo fruta .
Për çfarë mos të shqetësoheni
Edhe pse mund t’ju duket e frikshme nëse bebi shtrëngohet për të vjëllë herët e para me ushqim, reagimi është normal. Kur një fëmijë e bën këtë është shënjë se o ka marr shumë ushqim ose e shtyu më shumë seç duhet në gojë. Në çdo rast refleksi është ajo që e ndihmon.
Sigurohu që bebi qëndron drejtë kur është i ulur, ofro ushqim në porcione të menaxhueshmë dhe mëso dallimin mes shtrëngimit për të vjellë dhe mbytjes. Një fëmijë që po mbytet do duket i tmrerruar, nuk do lëshoj dot zhurma, do e ketë të pamundur të marrë frymë. Ndërkohë që një fëmijë që thjesht shtrengohet për të vjellë do kollitet dhe do bëj zhurma.
Mos u shqetëso nëse shumica e çfarë ofroni përfundon në tokë apo e pangrënë, bebi juaj po eksperimenton me ushqimin dhe ky eskperiment eshtë më pak me ushqyerjen sesa duke kuptuar çdo gjë që ndodh. Gjatë vitit të parë të jetës fëmijës i mjaftojnë vlerat që merr nga qumshti i gjirit apo formula.
*Kujdes me mjaltin dhe qumshtin e lopes deri sa fëmija të mbush 1 vjeç.
*Ushqimi i bebit mund t’i ofrohet i ftohtë, temperaturë dhome ose pak i ngrohur. Mos shto kripë sheqer apo erëza të tjera lejoji të shijoj siç janë si fillim ushqimet.
1 comment
A i jepet leng mishi femijes 8 muajsh?