1. SHPESHTËSIA
Larja e foshnjës dhe shpeshtsia.
Dush i plote: Një i porsalindur nuk ka nevojë për dush përditë, mjaftojnë 2-3 herë në javë.
Pastrimi: duhet të jetë i përditshëm
Nga mosha 0-3 javë
Duke përdorur një sfungjer për bebe pastroni me kujdes trupin duke patur shumë kujdes kërthizën derisa ajo të bie. Nëse laget përpiquni ta thani.
4+javë
Mund të filloni ti prezantoni me ‘’larjen’’ bebin.
Në mëngjes: nëse foshnja juaj bëhet me aktive pas dushit ju sugjerojm një larje çdo mëngjes
Në mbremje: Nëse foshnja juaj qetësohet me dushin është perfekte për tu prezantuar si rutinë e natës.
Ecja këmba – dorazi tek fëmijët
Gati…nisu! Ecja këmba dorazi është një hap midis uljes dhe ecjes. Ka pafund mënyra që fëmija juaj mund të mësoj të eci këmba-dorazi. Bebi…
Zgjidh një kohë kur
- Kur foshnja juaj nuk është shumë i uritur apo i lodhur për ta bërë më të kënaqshme.
- Nuk je me nxitim apo do kesh ndërprerje.
- Partneri apo një person tjetër është pranë për të ju ndihmuar
2. Mjetet për larjen e bebit
- Shampo për bebe (likuid është më i manovrueshëm por mund të përdorni dhe sapun për foshnja)
- Sfungjer i butë apo peshqir i vogël (për të pastruar trupin e bebit)
- Pambuk (për të pastruar rreth kërthizës, sytë dhe veshët)
- Enë mbushur me ujë të ngrohtë
- Një peshqir i pastër i thatë
- Pampers
- Veshje për pas dushit
- Vënd për ndërrimin
3. Ambjenti rrethues
- Hiq mjetet elektronike nga priza (përfshirë tharrëse flokësh , pjaster etj)
- Ngroh tualetin (temperatura e dhomës duhet të jetë te 27 gradë C)
- Mbylli dritaret (Dritaret e hapura shkaktojnë që uji i vaskës të ftohet më shpejtë)
- Vendos diçka në tokë (në mënyrë që të mos rrëshqisni)
4. Me kujdes pastro fytyrën, qafën, veshët dhe duart e bebit
- Shtrije bebin në vëndin e ndërrimit
- Lag pambukun në ujin e përgatitur dhe fillo pastro me kujdes rreth syve të bebit , hundës etj. Pambukët ndërroji për çdo zonë të ndryshme
- Pastro rreth veshit të bebit por jo brenda
- Pastro pjesët e tjera dhe thaji me kujdes me peshqir
- Hiqe pampersin dhe pastro me ujë të ngrohtë
Gjatë kësaj kohe foli bebit i ndihmon për tu relaksuar.
- Gjithmonë ujin në vaskë mbaje rreth temperaturës 37 gradë C (përdor termometër uji)
- Kontrollo temperaturën e ujit me bërrylin tënd , duhet të jetë i ngrohtë.
- Pastro fytyrën e bebit, veshët , hundën dhe qafën
- Pastroji flokët me ujë. Nëse dëshiron mund ti përdorësh shampo posaçërisht për foshnje.
- Shpëlaja kokën bebit mos harro ti mbash qafën dhe kurrizin kur e lan.
- Ule bebin gradualisht në ujë duke i mbajtur gjithnjë qafën dhe kurrizin
- Mbaja kokën jashtë ujit dhe me dorën tjetër me kujdës pastroji trupin
- Sapo të kesh përfunduar është e rëndësishme ti thani direkt.
- Është më mirë të shtrini bebin në një peshqir në një ambient ku nuk mund të rrëshqisni.
- Mbështille bebin-është me rëndësi të kujtoni se bebet e humbasin temperaturën e ngrohtë lehtësisht në trup prandaj do duhet ta mbani ngrohtë me peshqir.
BËJ:
- Foli dhe luaj me foshnjen i ndihmon të relaksohen dhe të bëhet një eksperiencë e këndshme për ta
- Fto partnerin për të ndihmuar në proçesin e larjes.
- Përdor vaskë për bebe
- Mbaje bebin ngrohtë para dushit dhe pas.
MOS BËJ:
- Mos fërko fort lëkurën dhe kokën e bebit, ata janë shumë delikat.
- Kujdes mos përdor shumë shampo, lëkura e bebit mund të irriotohet lehtësisht.
- Mos e lë kurrë bebin vëtëm në ujë. Bebet mund të mbytën në më pak se 3cm ujë.
- Vëmendja te bebi mos u përgjigj derës apo telefonit.
- Mat temperaturën e ujit, mos përdor ujë të nxjehtë.
- Mos e la bebin direkt pasi është ushqyer pasi mund të shkaktojë përzierje te ta.
Kujdes!
Temperatura e dhomës | 27 grade e lart C |
Temperatura e Ujit | +37 grade C |
Zhvillimi i fëmijës 12 – 14 muajsh, çfarë duhet të dimë
Zhvillimi i fëmijës 12 – 14 muajsh Zhvillimi i fëmijës 12 muajsh Fëmija juaj përballet me sfidën e rëndësishme të ecurit dhe gjen rehati…
1 comment
Une e kam per here te pare qe do behem mami dhe nuk di si lahet bebi k frike se mos reshqete kam shume frike