Disa këshilla mbi sigurinë në internet për fëmijët dhe prindërit.
Së fundmi Akademia Amerikane e Pediatërve (AAP) ka publikuar përfundimet e një studimi mbi impaktin e mediave sociale te fëmijët dhe familjet. Edhe pse ka përfitime reale për fëmijët përdorimi i faqeve si Facebook , përfshin rritjen e komunikimit, aksesit ndaj informacionit si dhe ndihmon në zhvillimin e vetes ka shumë efekte negative serioze ndaj ndarjes së çdo gjë online.
Përdorimi i rrjeteve sociale është në rritje dhe studime zbuloi se 22% e adoleshentëve futen në faqen e preferuar sociale më shumë se 10 herë në ditë, dhe 75% prej tyre kanë një celular. Ky nivel i angazhimit online rrit rriskun e efektit të bulizmit online, “depresionit nga Facebooku’’ (një fenomen ky ku ‘’largimi i miqëve’’ dhe bulizmi online sjellin simptoma të depresionit), ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme si dhe mesazhet të natyrës seksuale.
Siç ne i përgatisim fëmijët për jetën në botën reale duhet ti përgatisim dhe për jetën virtuale. Më poshtë disa këshilla prej tyre si të monitorini aktivitetin online të fëmijës suaj.
Nuk lejohet përdorimi FACEBOOK nënmoshe
A e dinit se nën moshën 13 vjeçare nuk lejohet të kesh një account në Facebook? Por nuk ka asnjë mënyre reale sesi ky rrjet mund ta përforcojë këtë rregull sepse të gjithë mund të gënjejnë mbi vitin e lindjes. Ju duhet të siguroheni se fëmija juaj i qëndron larg Facebookut deri në moshën 13 vjeçare dhe deri kur JU të ndiheni ok që ata të kene profilin e tyre online. Ka masa për të vendosur si raportimi i një fëmijë nën moshë por realisht duhet të jetë prindi që vendos kur mundet që fëmija të krijoj një profil në këtë rrjet.
Kontrollo ‘’Privacy Settings’’
Kontrollo ‘’Privacy Settings’’ për internetin por edhe Facebookun që të jetë në nivelet më të larta. Në varsi të browserit që ju po përdorni mund të ndërhyni te këto specifikime direkt nga menuja e ‘’options’’ dhe kontrollo cookies, site të palëve të treta etj. Kjo jo vetëm që mbron përdoruesin e kompjuterit por dhe vet pajisjen ndaj kërcënimit të viruseve. Sigurohu që ti po kontrollon dhe settings të Facebookut dhe kjo është mjaft e lehtë. Shko te shigjeta lart me pyetje prane ‘’HOME’’ dhe del opsioni ‘’settings’’ për tu siguruar që po përdor nivelin më të lartë të sigurisë.
Përdor filtra
Ka pafund pajisje sot që mund ti blini për të monitoruar përdorimin e internetit që bën fëmija juaj, disa prej tyre madje ju lejojnë të kuptoni se çfarë ka shtypur në tastier, kohën e shpenzuar në internet dhe gjithë aktivitetin online. Programe popullore si ‘’Net Nanny’’ ju lejon ti monitoroni dhe rrjetet sociale , të bllokoni chate, dhe të filtroni përmbajtjen. .
Krijo rregulla të forta
Nëse fëmijët e tu janë në moshë për të përdorur vetë kompjuterin atëherë janë në moshë të kuptojnë se ka rregulla të cilat duhet ti zbatojnë. Thyerja e tyre nuk duhet të ketë një pasojë më të vogël sesa rregullat e tjera. Mënyra më e mirë që familjet të bien dakord mbi rregullat është diskutimi i tyre përpara se ti vendosni.
Përpiqu të kuptoni zakonet e fëmijës suaj online
Nuk ka nevojë të jeni një spiun për të kuptuar se çfarë bën fëmija juaj online por është me rëndësi të jeni të ndërgjegjshëm për faqet që po frekuenton dhe njerëzit me të cilët flet. Ti përpiqesh t’ja njohësh miqtë në shkollë , online është e njëjtë ti duhet të njohësh se ku e shpenzon kohën. Një nga regullat e mësipërm është ju duhet të keni akses ndaj listës së tij të miqëve ne facebook dhe mund ta kontrollosh kur të duash këtë gjë.
Kompjuteri duhet të jetë gjithmonë në një vendndodhje të dukshme
Është shumë më e lehtë të monitorosh aktivitetin online kur kompjuteri vendoset në një zonë të shtëpisë që ka ‘’trafik’’ sesa kur fëmija e përdor kompjuterin mbyllur në dhomën e tij. Vendose kompjuterin në një zonë të dukshme si në dhomën e ndënjes ku çdo gjë është e hapur.
Inkurajoji fëmijët të shmangin pyetësorët, dhe konkurset online
Një pop up ju del dhe i thotë fëmijëvë ‘’si të fitoni një iPad’’ thjesht me një klikim. Kushdo e ndjen joshjen nga kjo ofertë por fëmijët janë shumë më të ndjeshëm prandaj është me rëndësi që ju ti paralajmëroni se interneti i ka këto trike. Shumë prej këtyrë konkurseve janë thjeshtë karem për të marrë informacione personale. Informojini fëmijët se edhe nëse ja u dërgon një mik është më mirë të mos marrin pjesë në to.
Monitoro fotot që fëmija juaj poston online
Në një botë ideale, fëmija juaj nuk do të postonte një foto të vetës online por kjo nuk është realiste. Nëse ajo dëshiron të ndaj foto me miqtë përmes emailit apo rrjeteve sociale , sigurohu që ju e dini mirë se cilat foto do të postohen. Sigurohu që fotoja është e përshtatshme.
Ji një shëmbull i mirë sesi përdoren rrjetet sociale.
Nëse ju çdo sekond të lirë po përdorni Twitter apo Facebook edhe kur jeni në semafor ‘’thjesht për të kontrolluar diçka” po jep një shëmbull të keq të mënyrës sesi përdoren rrjetet sociale, fëmija juaj atë shëmbull do të ndjek. Gjithëmonë kujtoji vetes se ti je shëmbulli i parë dhe demontstro etik të përdorimit të teknologjisë.
Vendos limite në përdorimin e celularit
Njëlloj siç limiton përdorimin e kompjuterit, TV , lojërave elektronike duhet të bësh dhe me celularin. Vendos rregulla për pajisjen, lejo përdorimin brënda disa orareve dhe pasi janë përfunduar detyrat e shtëpisë.
Mësoji fëmijët mbi ‘’reputacionin online’’
Shumë fëmijë nuk arrin të kuptojnë jetëgjatësinë në botën virtuale. Shpjegoja se diçka e hedhur online si një mesazh i papërshtatshëm apo imazh i keq ngelet përgjithmonë online edhe kur neser e sheh një universitet apo një punëdhënës i ardhshëm. Përsëriti fëmijës çfarë hedh online ngelet përgjithëmonë online.
Bisedo me fëmijët mbi rrezigjet në botën virtuale
Mund të duket sikur po i trëmb kur bisedon mbi rreziqet online por është shumë më mirë ti dinë e të kenë frikë se të mos dinë gjë. Mba një linjë komunikimi të hapur për përdorimin dhe bisedat e përdorimit online. Ju duhet ti kujtoni fëmijës se siç nuk i afroheni e bisedoni me të huajt në botën reale ashtu janë dhe online ‘’të huaj’’.
Përpiqu të informohesh mbi teknologjinë
Fëmijët janë mjeshtra të teknologjisë dhe i mësojnë ti përdorin pajisjet brënda pak minutave, ndryshe nga ne. Është përgjegjësi e çdo prindi të di elementet kryesore të pajisjeve që fëmijët tanë po përdorin.