Ekspertët ndajnë me ju këshillat e disiplinimit mbi pesë problematikat kryesore nga mosha e vogël e deri para adoleshenca në tema si ushqimi, skenat emocionale, gjumi, detyrat e shtëpisë dhe sjellja.
Nësë është diçka për të cilën jam e sigurt te mikeshat e mia dhe ato nga unë është sinqeriteti rreth sjelljeve të fëmijëve tanë. Disa prej nesh sa po përballen me të me bebet që sapo kanë filluar të ecin e disa të tjera kanë më tepër eksperience dhe po hynë në moshën e para adoleshëncës. Bashkë fëmijët tanë formojnë një spektër i sjelljeve emocionale nga tekat e ushqimit e deri disa tema të tjera.
E rëndësishmja që prindërit duhet të dinë thotë gazetarja dhe autorja e librit ‘’Disiplina pa stres’’ Sara Au është ‘’se gjërat janë ok”. Ajo thotë për websitin Parenting.com se nuk ka rëndësi nëse herë pas herë fëmijët po sillen keq apo dhe pak më shpesh, shumica e
problemeve jashtë shumë normale. “Shumë prindër përballen me të njëjta sfida por kjo nuk do të thotë se keni një fëmijë të keq apo se jeni një prind i keq.”
Dr. Pete thotë se një gabim i zakonshëm që ne prindërit bëjmë është që falim më shumë vemendje fëmijëve tanë kur sillen keq se kur sillen mirë. Duke e bërë këtë ne krijojmë një dinamik dhe humbasim një mundësi për të promovuar sjelljen e mirë, e cila si pasojë sjell skena të sjelljes së keqe.
Nëse ti ke një fëmijë bebe apo në moshën para shkollore , moshat 2 deri 11 ju jeni përballur minimalisht një herë me problemet e mëposhtme dhe ekspertët tanë do të ju ofrojnë strategji të sukseshme për ti përballuar ato.
1. Ushqimi
Ushqimi sjell një pafundësi problemesh dhe stres për familjen dhe për ti menaxhuar këto çështje Dr. Pete dhe Sara i këshillojnë prindërit ti parandalojnë problemet përpara se të fillojnë: “vakte të qeta ushqimi fillojnë me një përgatitje të mirë.”
Për shembull i vogli juaj si i imi është i interesuar se çpo ndodh në TV , apo para adoleshti juaj nuk e lë dot celularin një sekond, rekomandohet që këto shpërqëndrime duhen menaxhuar gjatë ushqimit. Kjo nënkupton fike TV, prano një regull që nuk ka ekrane gjatë ushqimit dhe vepro kur thyhet. Ne si prindër duhet të jemi shëmbulli i mirë, dhe kjo do të thotë ndiq regullat që vendos.
Ndonjëherë sjellja e keqe shfaqet kur fëmija është thjesht i urritur prandaj ne ju sugjerojmë ti angazhoni ata gjatë përgatitjes së vaktit. Kjo i jep një sens të përgjegjësisë dhe investimit që do të thotë të gatuash një drekë. Për shëmbull nga 2-6 vjeç ata mund të ju ndihmojnë të nxjerrin pirunjt dhe lugët, ndërkohë që 7-9 mund të përgatisin tavolinën apo të bashkojnë ingredient për një gatim. Nga mosha 10-11 mund të presin perimet gjithmonë nën mbikqyrje apo të mbushin gotat me ujë. E rëndësishme është ti jepni diçka që e dini se ia del më së miri të bëj.
Për shqetësime të tjera gjatë vaktit të ushqimit implemento rregulla dhe mësoje fëmijën se çfarë duhet të bëj. Dr. Petë thotë se është e rëndësishme të mos mendojmë se fëmijët e dinë se çfarë duhet të bëjnë , ji qartë për pritshmëritë. Nëse fëmija sillet mirë gjatë vaktit të ngrënies atëhre vlerësoje dhe ajo do ketë dëshirë ta ripërsëris atë sjellje.
2. Skenat emocionale
Kur këto godasin sjellin stres për këdo që është rrotull. Dr. Pete thotë se çelësi është të mos harrosh se fëmijët i bëjnë këto skena kur mësojnë të përballen me ndjenjën e acarimit. Kur fëmijët nga mosha 2-6 bëjnë skena, ata nuk e kanë aftësinë të përdorin fjalë për të shpjeguar ndjenjat e tyre. Në moshën 7-9 vjeç ata përballen me presione të reja dhe në moshën 10-11 vjeç ata janë konfuz për ndjenjat e tyre dhe preferojnë udhëheqjen e miqëve.
Dr. Pete thote se e kemi ne në dorë të bisedojmë me ta mbi acarimin, dhe jo ti përgjigjemi me të bërtitura apo dhunë dhe ai ju rekomandon:
· Mos u përpiq të arsyetosh me një fëmijë gjatë momentit që po bën një skenë emocione pasi nuk janë në gjëndje të logjikojnë.
· Mos kërcëno dënim sepse vetëm i përkeqëson gjërat.
· Vëj emër dhe pranoji emocionet që po kalon fëmija juaj, kjo i mëson atyre të komunikojnë atë që ndjejnë dhe i tregon se acarimi nuk është i keq.
· Lëre të përfundojë skenën. Qëndroji pranë fëmijë të vegjël por të mëdhenjt duhen drejtuar për në dhomë ose diku tjetër derisa të qetësohen.
Sapo fëmija të jetë i qetë Dr Pete thotë “fal dhe rikthe marrëdhenien pozitive, bëj një bisedë të shkrurtër për të rikonfirmuar se nuk mban inat apo nuk ka asgjë të keqë të ndjesh acarim herë pas herë por kërko që kur fëmija i ndjen këto të përpiqeni të bisedoni për këto në vend të skenave.”
3. Gjumi
Gjumi luan një rol esencial në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve, prandaj rekomandohet që fëmijët nga mosha 5-12 duhet të flej nga 10-11 orë çdo natë. Kjo e bën kohën e gjumit shumë të rëndësishme por edhe më stresante kur sjellja e keqe nxjerr kokën.
Dr. Pete thotë se fëmijët përdorin të gjitha llojit e taktikave për të mos shkuar në shtrat dhe kanë nevojë për përgjigje konsistente nga prindërit për të mësuar kufinjt dhe për ta bërë më pak të mundshme testimin e tyre. Për shëmbull fëmija po ngrihet nga shtrati , riktheje atë të gjitha herët. Nëse po ju thërret thjesht përgjigjuni’’unë të dua por tani është koha për gjumë.’’ Petë dhe Sara e quajnë këtë strategji qetësuese dhe kërkon qetësim nga ana juaj dhe të keni sa më pak reagim të mundshëm për të ruajtur një mjedis të qetë që favorizon gjumin.
Përsëritja është çelësi gjatë rutinës së gjumit. Sipas Sarës fëmijët e pëlqejnë rutinën prandaj kur rutina e gjumit është e njëjtë do të reduktoj stres të familjes. Për ti ndihmuar fëmijët që dolën pak nga rruga ajo sugjeron ridrejtim të vemendjes te hapi tjetër i rutines duke përdorur deklarata kur/atëherë si p.sh ‘’kur të mbarosh së veshuri pizhamat atëherë do të zgjedhim një libër për të lexuar”
Prindërit duhet të tregojnë model të mirë duke u qetësuar gjithashtu rreth orarit të gjumit. Rri i qetë ose shtrihu edhe nëse s’ke fjetur për të inkurajuar fëmijën të iki dhe ai të flejë,
4. Detyrat e shtëpisë
Kur mendon sasinë e madhe të detyrave të shtëpisë që i kërkohen fëmijëve në një moshë të vogël nuk është çudi që është një nga problematikat ku shfaqet sjellja e keqe. Sipas Sarës “është shpesh herë burim konflikti’’ me fëmijët që ose nuk duan ti bëjnë ose acarohen
duke i bërë. Ne duhet ti orjentojmë se pari duke e vënë vetën në pozicionin e tyre dhe ti ndihmojmë të kuptojmë pritshmëritë dhe të gjejmë strategji që do ti ndihmojnë ti përfundojnë ato dhe të futen në zakonin e detyrave të shtëpisë.
Përveç se ti ndihmojmë të organizohen më mirë dhe të ndërtojnë një rutinë autorët rekomandojnë vlerësimin pozitiv për ti bërë fëmijët më të sukseshëm në përfundimin e detyrave të shtëpisë. Por kjo nuk do të thotë të mos ketë pasoja negative nëse nuk i bëjnë detyrat e shtëpisë.
Një shëmbull i mirë është se kur ata bëjnë detyrat e shtëpisë jep shëmbullin tënd bëj një punë të qetë, lexo një libër apo një detyrë që ke lënë pas dore me shkrim për të mos e tërhequr interesin e fëmijës në gjëra të tjera.
5. Sjellja
Duket sikur fëmiët po rriten më shpejtë dhe po shfaqin sjelljen e tyre shumë më herët se më parë që do të thotë se do të na testojë durimin. Por Sara beson se edhe pse ata ndonjëhrë ja u heqin mëndjen nuk e bëjnë me qëllim, sjellja e tyrë është rezultat i lirisë, frikës, stresit apo faktorëve të tjerë.
Hapi i parë është të vendosësh se cilat nga sjelljet e fëmijës do të pranosh dhe cilën jo. Duke e ditur këtë është shumë me rëndësi sepse mund të ndërhymë aty ku duhet jo kudo. Për shëmbull ju mund të toleroni rrotullimin e syve por kthimi i fjalës nuk tolerohet dhe kërkon reagim nga ana juaj.
“Mos i jep vemendje sjelljes së keqe sepse ashtu do e minimizosh atë”