Bebet e fillojnë komunikimin më përpara se të thonë fjalën e parë. Që nga buzëqeshja e parë e deri te tingujt e parë, aftësitë jo verbale të bebit tuaj janë duke përparuar dhe me arsye të mirë. Ajo dëshiron të kuptohet sidomos nga ti! Me zhvillimin e aftësive motorike do të zbulojë se duart e vogla dhe gishtat janë në fakt një mjet i rëndësishëm i komunikimit joverbal.
Po e lexuat saktë: përshendetja me dorë, duartrokitja dhe tregimi me gishtë nuk janë vetëm të këndshme për tu parë por janë hapa të natyrëshëm të aftësisë së saj në rritje për komunikim.
Kur ta presësh: diku rreth 9 muajshe ajo do të përshëndes me dorë dhe kjo përpjekje e re për të komunikuar duhet festuar.
Rreth moshës 12muajshe shumica e bebeve janë të afta të tregojnë me gisht diçka për të cilën janë të interesuar dhe kjo është e madhe për ta. Duke treguar me gisht bebi juaj në fakt po ju thotë : “shiko mami! Unë shoh diçka që duhet ta shohësh dhe ti!” Ekspertët e quajnë këtë ‘’vëmendje e përbashkët’’ dhe është një hap i rëndësishëm zhvilllimi. Bebi juaj do tregoj vetëm gjërat që i pëlqejn dhe do që jut i pëlqeni. Ajo gjithashtu do tregoj qëllimin e saj , gjërat që do, dhe gjërat që u zhdukën …kjo shpjegon përse po ju tregon pemën (aty pak sekonda më parë pa një kafshë pranë pemës).
Si të ndihmoni fëmijën tuaj: duke i bërë vet këto veprime është mënyra më e mirë për të inkurajuar aftësinë e komunikimit joverbal. Mbaja duart bashkë dhe bashkoja duke i thënë ‘’duartokit’’. Lëvizja dorën duke thënë’’thuaj mirupafshim gjyshit’’. Luaj me gishtat e saj kur këndoni apo luani do i tregoj lëvizjen.
Motivoje të tregoj me gisht duke e bërë ju së pari këtë gjë për një gjë që shihni të dyja: ‘’ A e sheh qenin në rrugë? Po zogun në ajër?” Vendose dorën tënde sipër saj e tregoi me gisht.
Mos harro kjo është një tullë në murin e saj të zhvillimit të gjuhës që vendos bazat për çdo gjë nga skenat kur bën si bebe më e rritur e deri te momentet kur arrin adoleshencën. Kjo është gjithashtu një shënjë e lidhjes në zhvillim të bebit me botën rrethuese.
Për çfarë të mos shqetësohesh: rreth moshës 9 muajshe shumica e bebeve arrin të duartrokasin dhe përshëndesin me dorë por nëse fëmija juaj nuk ka arritur nuk është shkak për alarm. Thjesht vazhdo të komunikosh duke treguar dhe fëmija do e arrijë në kohën e vet.
Hapi i rradhës: Duartrokitja është një hap gjigand për bebin në zbulimet e saja. Sapo të ketë arritur të tregoj me gisht ajo do filloj ti kapi gjërat që nga syzet e tua e deri te lodra që do.