Kurioz se kur foshnja do të ju njohë fytyrën, apo arushin e saj apo dhe veten? Lexo më poshtë për të ditur çfarë të presësh nga fëmija juaj në aspektin e njohjes së objekteve familjare apo njerëzve.
Proçesi i njohjes së objektit fillon shumë herët te foshnjet. Studimet kanë treguar se edhe të porsalindurit, të cilët kanë një shikim të limitur mund të njohin një fytyrë dhe preferojnë të shikojnë fytyrën e nënës. Sapo foshnja juaj të kalojë më shumë kohë zgjuar dhe alerte ajo do të filloj të vëzhgoj rrethanat dhe kjo promovon njohjen e lodrave të preferuara, njerëzve, dhe eventualisht veten.
Kur ta presësh këtë zhvillim: Foshnjet njohin fytyrat më herët se çdo lloj objekti apo design. Duke filluar nga:
- Muaji 2: Foshnja juaj do të njohë fytyrën e kujdestarit primar. Bebet manhiten duke parë në pasqyrë por ngaqë nuk arrijnë ta kuptojnë se janë ata i duket si aktivitet social. Ata mendojnë ‘’ëa ky fëmija del kudo ku shkoj unë’’. Në këtë fazë ndërveprimi me fytyrën që po i vëzhgon nga pasqyra është vetëm argëtim dhe jo njohje e vetes.
- Muaji 3: Foshnja juaj do të filoj të njoh objektet familjare përtej fytyrave si libri i preferuar, arushi apo kukulla edhe pse nuk ia di emrin këtyre objekteve di vetëm që i ka parë më parë.
- Muaji 5: Bebi juaj do të njoh objektet edhe kur janë pjesërisht të fshehura, dhe mendon ‘’ai është arushi im aty poshtë batanies!”. Vazhdimsia e objektit është një aftësi njohje ndryshe që zhvillohet shumë shpejtë pas njohjes së objektit. Rreth muajt të 5 fëmija juaj do të filloj të kuptoj se gjërat ekzistojnë edhe kur janë jashtë fushëpamjes së tij. Mami p.sh kur largohet nga dhoma.
- Muaji 15: Njohja e vetës nuk zhvillohet për shumicën e fëmijës deri shumëmë vonë, rrth muajit 15. Prandaj edhe pse një fëmijë mund të njoh shumë objekte familjare apo njerëz do pak kohë që ai fëmijë të shoh një imazh të vetes dhe të mendoj ‘’Hej , ky jam unë!”. Me fitim e pavarësisë prej tyre përmes ecjes dhe fjalëve ata po kuptojnë se janë një anëtar tjetër i familjes.
Ja disa mënyra sesi ti mund të ndihmosh:
- Imito fytyrat qesharake që ajo bën: mesiguri je duke e bërë këtë por duke i bërë por duke i imituar zhurmat e tyre apo fytyrat që bëjnë duke i parë në sy nuk është vetëm argëtuese por është një mënyrë sit i ndihmosh të mësoj se ajo ekziston e ndarë nga ti.
- Shëndroje kohën e lojës në tregim : Luaj ‘’muzeum’’ pra duke i vendosur lodrat në rradh dhe duke i biseduar për të një nga një dhe duke thënë : “Ky është arushi i Xhesikës ngjyrë kafe dhe zi dhe Xhesika e do shumë këtë arush. Çfarë the arush? The qe dhe ti e do Xhesikën?” etj duke përdorur emrin e fëmijës tënd sigurisht.
- Luaj duke u fshehur : Me rritjen e fëmijës ai fillon të njoh më shumë lojëra dhe mund të luaj kukamfshehti, duke fshehur lodra poshtë batanies apo pas një objekti tjetër shikoni sa do gëzohet fëmija pasi të ketë ‘zbuluar’’ ku ishte fshehur lodra.
- Tregojini albume me foto : Për një fëmijë më të rritur një metodë argëtuese për të promovuar njohjen e vetes si dhe njohjen e të afërmve është duke shfletuar albumet e fotove të familjes , ti ndihmon duke i treguar me gisht kush janë në foto.
A e ka arritur i vogli juaj këtë pikë zhvillimi? Një mënyrë për ta kuptuar nëse ka bërë lidhjen është të shohësh reagimet kur ajo sheh diçka të re në reflektimin e saj. Për shëmbull, ule përpara pasyqyrës vendosi një karficë në kokë dhe shiko se si do të reagojë kur ta zbuloj. A zgjatet para për ta kapur objektin në pasqyrë…apo zgjat dorën te koka e saj? Nëse ajo po prek flokët e saj atëherë e ka arritur këtë zhvillim dhe e di se ajo dhe figura para pasyryës është e njëjtë. Nëse ajo zgjatet te objekti akoma nuk e ka arritur dhe kjo është normale.
Për çfarë nuk duhet të shqetësoheni: Bashkë më këtë zhvillim fëmija juaj do të fillojë të shfaq preference. Nuk është konçidensë se shumë fëmijë fillojnë të shfaqin ankthin e ndarjes apo frikën ndaj të huajit rreth moshës 5 muajshe, në të njëtën kohë kur kupton se objekti ekziston dhe kur nuk e ka para syve dhe se e njeh objektin. Një skenar i zakonshëm është se : një bebe i cili si i porsalindur rrinte gjithë qef në krahët e gjyshërve tani qan kur gjyshja e merr në krah. Sigurojë gjyshës që nuk është personale dhe jepi hapsirë të voglës ta studjojë atë dhe do e njoh rradhës tjetër.