Me siguri tashmë si nënë e re e ke hasur shpesh ndjenjën e ‘’fajit të nënës’’- ndjenja konstante e të qënit jo perfekte apo të arriturit gjithë pritshmërive që kishe në aspektin e të qënit nënë. E nëse je një nënë që punon jashtë shtëpisë me kohë të plotë këto ndjenja janë më intensive. Është normale ta keni këtë ndjesi por përqëndrimi te mungesat që ndjen se ke ju largon vëmendjen nga gëzimi i të rriturit fëmijën. Prandaj do të jeni më mirë nëse gjeni mënyra që ti dhe familja të tregoni vetën në aspektin më të mirë.
Sigurisht që ta thuash është shumë e lehtë e ta realizosh është sfiduese por ka disa mënyra për tejkalimin e ndjesisë së fajit. Ja disa nga situatat e zakonshme që një nënë që punon ndjen fajin dhe strategjitë për t’i përballuar ato.
Kur ikën dhe lë bebin me dadon/personin apo institucionin që do kujdeset për fëmijën tënd
Të janë mbushur sytë me lotë sa herë e le bebin në çerdhe apo me dadon dhe tu desh të niseseshe për në punë? Qetësohu se nuk je e vetmja nënë të cilës i ndodh , është tepër e vështirë të qëndrojmë larg foshnjeve tona dhe meraku mbi pasojat që do të ketë largimi na ngarkon me ndjesinë e fajit. Ah sikur të mund të ishe në dy vënde njëkohësisht!
Si ta përballosh: Studime të ndryshme tregojnë se një fëmijë ndaj të cilit kanë treguar kujdes dhe dashuri do të lulëzoj pamvarsisht nëse nëna e tij punon jashtë shtëpisë. Madje largimi ka dhe disa benefite të tjera për ta , i mëson me pavarësinë dhe i përgatit nga aspekti social për shkollën.
Prandaj përpiqu të qetësohesh dhe përqëndrohu te gjërat që ken ë kontroll. Gjej një dado apo çerdhe me eksperiencë ku mund të kesh besim dhe përpiqu të krijosh një marrdhënie të mire me ta:
- Merr në telefon shpesh dhe pyet për fëmijën tuaj
- Shko kur të mundesh duku aty për të sigurar veten se çdo gjë është mirë
- Në fundjavë përpiqu ti ruash foshnjes oraret që ka gjatë javës.
Sa më shumë përfshihesh në jetën e bebit aq më shumë ruhet lidhja dhe aq më pak faj do të ndjesh.
Shijo punën
Ju punoni sepse familja juaj ka nevojë për atë të ardhur ose sepse keni shpenzuar vite për zhvillimin e karrierës suaj dhe ndjeni satisfaksion apo një kombinim i të dyjave . Pse ndjen faj? Si shumë nëna që punojnë, ju mund të merakoseni se kënaqësia që ndjeni në punë dhe jo ndjesia gjatë gjithë kohës se jeni larg foshnjes ju bën një nënë të keqe apo se nuk e doni bebin mjaftueshëm. Kjo nuk është aspak e vërtetë!
Si të përballeni: sa herë që ju vijnë këto ndjesi kujtojini vetes se çdo familje ka nevoja të ndryshme për të qënë të lumtur dhe të shëndetëshëm dhe një prej tyre është që në familjen tuaj nëna duhet të punojë. Gjithashtu, konsidero pak dhe shëmbullin e duhur që po i jepni bebin tuaj po i tregoni se është e mundur të menaxhoni sukseshëm një punë jashtë dhe të qënit prind. Ti je një shëmbull jo vetëm për një punë po për dy! Aq më mirë nëse puna juaj ka qëllim dhe ju jep satisfaksion, kur të vijë koha fëmija juaj mund të ndjej motivim të ndjek rrugën tuaj apo dhe ëndërrat e veta nga shëmbulli që ju i keni dhënë.
Xhelozia ndaj shtëpiakeve
Fqinja juaj është një shtëpiake dhe aq perfekte i bën të gjitha dhe shtëpia e saj duket për mrekulli. Ajo gatuan një darkë të mirë për familjen e saj çdo natë, ti ndonjëherë merr picerinë në telefon. Ajo gjithmonë fton miq në shtëpi ti do të rrish rehat. Pse nuk mund të jesh aq e organizuar sa ajo?
Si ta përballosh: gjithmonë oborri i tjetrit duket më i mirë si i yti por e vërteta është se dhe këto nëna përballen me ndjesinë e fajia të nënës dhe kohës që ndonjëherë mendojnë se po shkon dëm. Po, fqinja jote gatuan shkëlqyeshëm dhe është me foshnjen e saj gjithë ditën por a është realishtë duke i dhënë vemendje çdo sekond të ditës? Ska se si dhe ajo e ndjen fajin njëlloj.
Ndërkohë ti je prezente kur je me fëmijën tënd sepse e di që e ke kohën e limituar dhe me vlerë. Nuk ka nënë perfekte nuk ekziston.
Pak kohë për vetën
Seanca e ditës së mërkurë yoga ju mban mëndjen shëndosh por ti je në mëndyshje sepse thua kjo është një orë tjetër larg foshnjes. Cilën zgjedh?
Si të përballesh: shko te ora yogës jo vetëm për përfitimit tënd por edhe të foshnjes e cila përfiton nëse ti je e shëndetshme dhe e lumtur. Të gjeturit kohë pak për vetën është e nevojshme nëse do të jesh një punonjëse e mirë dhe një prind i mirë. Nëse ti nuk kujdesesh dot për vetën si do kujdesesh për foshnjen?
Të kërkosh ndihmë
Takimi i orës 5 pasdite po zgjatet dhe ti ke frikë se do vonohesh për të marrë bebin. Ju mund ti kërkoni ndihmë një mikeshe që ka bebin në të njëjën çerdhe si ju të kujdeset 20min për të derisa të mbërrini në shtëpi po ju keni turp se duhet të ishe ti ajo qe e merr bebin.
Si të përballesh: shumë nëna ndihen fajtore të kërkojnë për ndihmë, por ka momente kur është e pashmangshme. Sado që ti do të jesh perfekte në shtëpi dhe po ashtu në punë nuk mundesh kjo është logjik bazë.
Prandaj të kesh dikë që është i gatshëm t’ju ndihmoj si partneri, një pjesëtar i familjes, një mikesh është shpëtuese dhe qetësuese për shumë nëna që do mund dhe t’ia kthejnë ndërin në të ardhmen. Prandaj harroje fajin dhe thuaj vetes se po i mëson bebit një mësim të mirë: të kërkojë ndihmë kur ka nevojë në vënd të bëj sikur çdo gjë është mirë.
Ndjenja e fajit është fatkeqësisht një efëkt anësor i të qënëit një nënë në punë por fatmirësisht ka mënyra që të mos e lejoni t’ju pengojë.