Sapo i vogli juaj të mësojë të ngrihet ai do të të përpiqet të eksplorojë botën dhe kjo do të thotë të hedhë një hap para. Hapat e para të fëmijës suaj mund të ndodhin brënda pak ditëve ose pak muajve pasi ajo mëson të qëndroj në këmbë.
Kur ta presësh: Shumë fëmijë arrin të ngrihen vet rreth moshës 9-10 muajsh. Kur ata arrijnë lartësi përpiqen të heqin duart nga ku po mbahen qoftë kolltuk mur , këmba e mamit dhe ebabit dhe mund të hedhin hapin e parë. Shumica e fëmijëve nuk e ndërmarrin hapin e parë të pamvarur derisa të kenë arritur ditëlindjen e parë (dhe përgjithësisht rreth 14muajsh) por nuk është e pazakontë për ta të presin deri 18 muajsh apo në disa raste të ecin që 7 muajsh.
Mund të jetë sesi mendon , i vogli juaj mund të ndjek drejtimin tënd apo të babait gjithashtu temparamenti luan rol të rëndësishëm. Një bebe plot energji do eci me siguri më përpara një bebe të qetë si Buda. Ndërkohë që disa bebe janë më të kujdesshme dhe duan vetëm të ndërmarrin një hap kur janë të sigurtë që nuk do të bien, e të tjerë janë guximtarë dhe e hedhin direkt pa marrë parasysh pasojën.
Një gjë është e sigurtë: I vogli juaj eventualisht do mësoj të ecë por në kohën e tyre , jo tënden. Sigurisht që ka mënyra sesi ti mund ta ndihmosh por në vënd që të përqëndrohesh te finishi vlerëso të gjithë përpjekjet gjatë rrugës.
Ndihmoje bebin ta zbulojë. Leri të voglin tuaj të luaj sa më shumë në hapsira të hapura jashtë karrocës apo mbajtses .
Krijo një ‘’rrugë’’ joshëse. Të njëtat trike që e ngacmonin bebin për të ecur këmba-dorazi mund të ndihmojnë për të hedhur hapat e parë. Vendos një lodër joshëse larg tyre le të themi disa hapa larg dhe bebi mund të eksplorë mënyra si ta arrijë atë.
Aktivizo kontrollet e saj. Nëse bebi mund të qëndroj por ka frikë dhe duket e pasigurt për çfarë të bëj më pas, atëherë ka nevojë për të kuptuar si të balancojë peshën mbi këmb kur është në lëvizje. Ndihmoje duke vendosur gjatë rrugës së saj mobilje apo gjëra të cilën mund të mbahet. Ju gjithashtu mund ta inkurajoni duke ecur ngjitur me të duke i mbajtur dorën për balancë.
Jepi një lodër të cilën mund ta shtyjë. Një karrocë të vogël, një lodër shtyse çdo gjë që ajo mund të mbahet dhe të shtyjë vet. Do ti jap mbështetjen që ka nevojë dhe do e detyrojë të përdorë këmbët dhe të mësoj mbi balancën.
Mos përdor rrethoren. Akademia Amerikane e Pediatërve nuk sugjeron përdorimin e rrethoreve , dhe studimet kanë treguar se ato i ngadalsojnë zhvillimin motorik dhe shkaktojnë probleme te mesi.
Limito kohën e shpenzuar në cepa ku ka lodra. Ti i ke vendosur një qëndër argëtimi me lloj lloj lodrash por ato nuk e inkurajojnë të lëviz nga vëndi. Bebi duhet të zhvilloj muskujt e dorës dhe mesit për të ecur jo vetëm të këmbës prandaj mos i mbaj në këto cepa më shumë se 30min.
Zbathur. Nuk ka nevojë për të investuar te këpucët për të voglin tuaj. Për fillimet e tyre këpucët më të mira janë mos ketë këpucë. Brënda dhe në sipërfaqe të sigurta jashtë, lëre bebin të ecë zbathur sa më shumë për të ndërtuar muskujt në këmbë dhe gjunjë, për të ndihmuar zhvillimin e harqeve të saj dhe për të mësuar balancën dhe kordinimin. Për udhëtime jashtë, këpucët që përdor duhet të jenë sa më të lehtë dhe fleksibël. Larg çizmeve apo atleteve të larta i kufizojnë lëvizjen.
Prit ndalesa. Një fëmijë që ka vendosur të përqëndrohet dhe në zhvillime të tjera si p.sh të thotë emrin e kafshës shtëpiake apo të haj ushqimin vet mund të bëj një pauzë prej disa javëve apo muajve nga ecja.
Për çfarë nuk duhet të shqetësoheni. Çdo bebe zhvillohet ndryshe dhe në rritmin e vet prandaj nëse bebi juaj nuk po ecën duke u mbajtur pas objekteve deri në 10 muajsh apo nuk ka ecur vet pranë ditëlindjes së parë nuk është shkak për shqetësim. Nuk ka shumë gjëra që prindi mund të bëj për ta përshpejtuar këtë arritje përveç se ti mundësojë oportunitet ku mund të ushtrohet duke luajtur.
Ka shumë gjëra që do të vini re sapo fëmija juaj të hedhi hapat e parë, të gjitha këto jaën normale.
Ngatërrohet dhe bie. Sapo ti ketë hedhur hapat e parë mund të ju kujtoj një boksier në ring që po lufton t’ia dal në këtë sfidë. Ajo leviz, tundet e ndonjëherë bie. Sigurisht duke përmirësuar aftësitë e suaj. Vëmëndja ndaj saj duhet të jetë në maksimum për të parë ambientin ku ajo mund të bjerë. Duhet të përpiqeni mos streosheni shumë pasi janë të paevitueshme. Sigurisht që mund të qaj pak por më shumë sepse është e acaruar sesa lënduar.
Këmbët e shtrira. Shikoji mirë ato këmb të pufosura dhe të vogla të shtrira dhe do ju duket habi si ia del të lëviz. Por edhe pse duken ashtu, në moshën 2 -3 vjeç do të largohet dhe do të ketë pamjen normale të kmëbs.
Këmbë të harkuara. Pas 9 muajve brënda jush, ajo mund të ketë këmbë të kthyer nga branda por ato largohen tipikisht nga mosha 18muajshe por mund të zgjasin deri 3 vjeç.
Ecja në maj të gishtave. Disa e kanë dëshirë të paevitueshme të ecin në maj të gishtave që çuditrisht i ndihmon të zhvillojnë sensin e balancës. Kjo largohet vet dhe për ta siguruar vetën shiko nëse e shtrin dot këmbën e fëmijës në sipërfaqe.
Argëtohuni!