Aftësia për të lexuar ndikon në shumë fusha të jetës sonë. Aftësia jonë për të lexuar ndikon dhe në aftësitë në subjekte të ndryshme në shkollë. Prandaj nuk është çudi që zhvillimi i dashurisë për librin mund t’i bëjë mësimet më të lehta dhe të këndshme. Fëmijët që e duan librin përgjithsisht janë më të mirë në shkollë se ata që e urrejnë librin dhe lexojnë vetëm kur i detyrojnë. Por si mundet që ne si prindër të kultivojmë dashurinë për librin?
Fillo herët
Edhe përpara se foshnjet të lindin ata kanë filluar të mësojnë të njohin zërin e prindërit të tyre. Disa prindër fillojnë e i flasin e madje i lexojnë bebit përpara lindjes dhe e fillojnë këtë proçes herët. Foshnjet, fëmijët dhe parashkolloret kanë aftësinë për t’ju kushtuar vemendje vetëm pak minuta në kohë në fillim dhe kjo është normale. Nëse nuk ia del të mbarosh një përall me një seancë bëj pak e nga pak dhe ata gradualisht do të fillojnë të përqëndrohen për peiudha më të gjata e do dëshirojnë ti lexosh të njëjtin libër çdo herë. Sa më shumë që e dëgjojnë me zë historinë aq më shumë mësojnë nga të parit. Gjithashtu fjalët në fletë kanë kuptim dhe do i lejojë të kuptojnë fjalët kur thuhen në vënde të tjera.
Bëje leximin argëtues!
Zgjidh libra me ngjyra, argëtues për foshnjat, fëmijët apo parashkollorët. Libra që kanë rimë apo piktura plot ngjyra apo personazhe qesharak (sidomos kafshët) janë argëtues. Ju mund ti jepni zëra qesharak personazheve për ta bërë një eksperiencë më unike. Nëse ti e bën leximin argëtues edhe ata do e lidhin leximin me argëtimin dhe do kenë dëshirë të lexojnë.
Shiko këtu të gjitha botimet në Shqip për fëmijë 0 – 3 vjeç.
Ji shembulli
Fëmijët rritur nga prindër që e duan librin zakonisht e duan librin gjithashtu. Edhe nëse ty s’të pëlqen të lexosh merr pak kohë çdo ditë dhe lexo diçka interesante qoft gazeta, revista apo libër. Do i tregosh fëmijës qe dhe për ty leximi është i rëndësishëm.
Çfarë duhet bërë që bebi të dojë librat dhe leximin që në lindje
Bebi, Librat, Leximi Unë jam Valer Pinderi dhe nuk jam ekspert në fushën e fëmijëve por një prind i cili po ndan me ju…
Lexoni bashkë shpesh
Fëmijëve të ri që ju lexohet shpesh zakonisht e kanë më të lehtë të mësojnë dhe të lexojnë vet. Aksesi në librat e fëmijëve që ti shohin edhe kur s’dinë të lexojnë fillon proçesin e të zbuluarit për çfarë është libri. Gjithashtu si të fillojnë të mësojnë fjalët dhe kuptimet e tyre.
Kur prindërit i lexojnë fëmijës jo vetëm që ai po mëson por është një mundësi shumë e mirë për të kaluar momente të bukura bashkë.
Fëmijët që mund të lexojnë vet mund të përfitojnë nga të pasurit një prind apo vëlla/motër më të madhe që i lexon dhe i ndihmon ata të lexojnë.
Shko në bibliotekë ose ambjente ku lexohet
Kur fëmijët e mi mbushën 5 vjeç, unë i krijova kartën e tyre personale në bibliotkë. Krenaria që ata ndjenë ishte emocionuese!
Libri duhet të shëndrohet në një pjesë të rëndësishme të kohës së shpenzuar bashkë për ta ndihmuar fëmijën ta dojë librin.
Çelësi për të pasur fëmijë të suksesshëm…Prindër të vëmëndshëm!
Çelësi për të pasur fëmijë të suksesshëm Një fëmijë i vogël që përdor fjalë të mëdha apo një gjeni i cili po hynë në…