Sigurisht që ka përjashtime por ajo që kam parë në shtëpinë time si dhe nga shumë biseda me nënat e vajzave ka disa sjellje të këndshme që janë të vërteta për vajzat e tyre. Për ju nëna që sapo keni mësuar se do të beheni me vajzë njihuni me disa prej tyre.
1.Ato kanë mendimet e tyre që kur janë shumë të vogla. Të gjithë prindërit kanë dëgjuar për moshën famëkeqe të adoleshencës por rrallë i paralajmërojnë për adoleshëncën në moshën 3 vjeçare! Pak pasi sapo mbushi 3 vjeç unë isha në anën pritëse të disa nga komenteve më të paimagjinueshme dal nga vajza ime, dhe akoma jam! S’keni parë kokëfortësi akoma. Por nga ana tjetër: ne po rrisim femra të pavarura që do të bëhen gra të cilat do dinë se çfarë duan nga jeta apo jo?
2.Veshjet e tyre janë tmerrsisht të bukura. Veshjet e vajzave janë për të lënë kokën! Sa herë që futem në një dyqan për fëmijë manhitem sa alternative pafund dhe në stil ka në sektorin e vajzave . E nuk ka nënë që nuk ka menduar ndonjëherë duke i parë ato veshje si nuk i bëjnë në masën time!
3.Atyre mund t’i pëlqejë të luajnë më makinë e kamionë po aq sa me kukulla apo princeshash. Pavarësisht faktit që gjyshërit, tezet e dajat e vajzave të vogla do i tejmbushin me kukulla Frozen apo princesha të tjera të Disneit, shumica e vajzave kënaqen dhe pëlqejnë të luajnë me makina, kamiona dhe dinosaur. Lodrat nuk kanë gjini dhe unë i rris fëmijët e mi me këtë parullë.
4.Zakonisht ato flasin shumë herët. Prindërit e djemve dhe vajzave më paralajmëruan se kur isha shtatzënë se vajzat flasin me herët se djemt. Unë bisedoja me vajzën përpara se ajo u bë 2 vjeçe!
5.Shpesh herë ato janë më të qeta se djemtë-edhe kur janë foshnje. Natën që linda djalin tim dukej sikur vetëm po i jepja gji çdo sekontë dhe një infermiere më tha se djemtë zakonisht kërkojnë më shumë vemendje sesa vajzat. Ky ishte rasti im. Foshnjet kanë personalitetin e tyre, prandaj kjo që po them nuk është absolute , por shumë nëna që kanë vajza do të thonë se ato ishin shumë të qeta si foshnje se djemtë.
6.Ju mund të ndjeni më shumë presion. Sigurisht që në duam të bëjmë punën më të mirë me fëmijët tanë, por me vajza duket sikur ka më shumë presion ti rrisim siç duhet pasi në fakt shpatullat e një femre mbajnë më shumë në përgjithësi. Si nëna ne po përpiqemi ti rrisim të jenë të sjellshme, inteligjente, kreative , jo të këqija apo nazelie. Por gjithashtu duam që vajzat tona të jenë të forta, me vetbesim dhe mos kenë frikë të shprehin atë që mendojnë e ndërkohë kjo bashkë me të paturit një imazh pozitiv për veten . Normal që ndjen presion!
7.Ato e shprehin më shumë dashurinë. Vajzat e vogla janë të mbushura me dashuri, aq shumë sa duket sikur do shpërthejnë. Jo vetëm që kanë dëshirë t’ju përqafojnë e puthin por shpesh herë ju bëjnë dhe komplimente. Ato ju duan aq shumë sa duan të bëhen si ju.
8.Do shohësh një reklamë se si do jetë ajo adoleshente, dhe kjo është aq e bukur sa e frikshme. Më ka ndodhur me djalën prandaj kjo nuk i takon vetëm vajzave por ka diçka të çuditshme kur mendon si do jetë vajza jote si adoleshente. Nga një anë ështe pafundësissht e bukur ti shohësh profilin apo si është ajo kur është aq e përqëndruar por nga ana tjetër është e frikshme sepse ne kemi qënë në pozicionin e tyre dhe e dimë çdo të thotë !
(Nga Jennifer Brister)