Gati…nisu! Ecja këmba dorazi është një hap midis uljes dhe ecjes. Ka pafund mënyra që fëmija juaj mund të mësoj të eci këmba-dorazi. Bebi juaj mund të filloj me një stil e pastaj të përdorë një tjetër ose të qëndrojë me një metodë derisa të heqë dorë nga ecja këmba -dorazi për hapin e rradhës.
Çfarë është një ecje këmba dorazi ‘’ushtarak’’?
E njohur ndryshe dhe ecja me ‘’bark’’ i vogli juaj e nis duke u zvarritur me barkun dhe këmbët në tokë dhe tërheq trupin vetëm me anë të duarve.
Çfarë është shtyrja me prapanicë?
Ka bebe qe e testojnë duke u zvarritur me prapanice dhe duke përduar këmbët për tu ngritur pak.
Stile të tjera që ju mund të shihni:
Ka shumë mënyra sesi bebi juaj e nis ecjen këmba dorazi e më poshtë po ju njohim me disa nga ato:
- Kjo është ajo që ju imagjinoni kur ju thuhet ecja këmba-dorazi. Nga barku bebi shtyhet përmes duarve dhe gjunjëve dhe lëviz përmes alternimit të këmbëve dhe duarve.
- Bebi tundet para mbrapa derisa kupton sensing e lëvizjes para.
- Ecja tripod.Bebi lëviz me dy duar dhe një gju ndërkohë që këmba tjetër nuk përdoret shumë.
- Ecja si ari. Nga poza e saj si ari me këmbët drejt dhe prapanicën lart në ajër ja del të eci si ari i vogël.
- Si bretkocë.Ulet pothuajse me duart në gjunjë dhe lëviz duke u shtyrë përpara.
- Si gaforre. Kjo i streson sepse ka rezultain e kundërt nga qëllimi. Bebi përdor duart për të ecur mbrapsht e jo parsh.
Kur ndodh kjo?
Bebet nisin të ecin këmba dorazi rreth kohës kur mbushin 9 muajsh ose më herët ose më vonë, ka që fillojnë që 6 apo 7 muajsh e ka të tjerë që duan kohën e tyre. Ka dhe bebe që e anashkalojnë fare dhe ngrihen direkt në këmbe dhe ecin.
Zhvillimi i femijes 15-17 muajsh
15 muajsh I vogli juaj mund të ecë shumë mirë tani dhe as që ka ndërmend të ndaloi! Tani është koha më e…
Si ta inkurajosh
Ka disa mënyra që ti mund ta ndihmosh bebin të zbuloj ecjen këmba-dorazi:
- Kohë shpenzuar në bark. Sigurohu që bebi qëndron në bark në mënyrë që ajo të praktikojë të ngrihet në pozicionin. Gjithashtu ky qëndrim e ndihmon të forcojë kurrizin , qafën dhe krahët.
- Lere bebin në pozicionin ulur. Në fillim me mbështetje dhe më pas vet kur fëmija të jetë gati i ndihmon të forcojnë abdominalen dhe muskujt e kurrizit që do përdorën për ecjen këmba-dorazi. Në fakt bebet e ‘’zbulojnë’’ këtë ecje nga mësuarja e si të qëndrojnë ulur. Një ditë ajo mund të zgjatet nga ulja e të kuptojë se mund të përdor trupin, duart dhe këmbët. Nga aty ajo mund të tundet para mbrapa ose të përdor pozat e mësipërme derisa të zbuloj mënyrën e saj të lëizjes.
- ‘’Tundimi’’– Një lojë që i inkurajon bebet të pozicionohen është vendosja e lodrave që duan pranë tyre por jo aq sa ta kapin me dorë , pra duke i tunduar të lëvizin kur janë në pozicionin shtrirë në barkë. Bebi do të ketë motivim për të testuar metoda për të arritur lodrën.
Siguria
Sapo bebi të nis ecjen këmba-dorazi ju do habiteni sa shpejtë do lëviz. Ju duhet të përgatitetni duke larguar produktet e rrezikshme nga rruga e saj, dhe ta kini mëndjen gjatë gjithë kohës. Sigurohu që ke mbyllur me kyçat për fëmijë pjesët e rrezikshme të shtëpisë sepse bebi jot tashmë është në lëvizje.
Kujdes shkallët dhe monitorije gjatë gjithë kohës. Nëse ngjitet pranë diçkaje që nuk duhet me kujdes rikujtoje (herë pas herë) se nuk duhet të ngjietet tani.
Për çfarë nuk duhet të shqetësoheni
Ecja këmba dorazi nuk është një nga zhvillimet që janë të detyrueshme për progres. Prandaj nëse bebi ecën më vonë ose nuk ecën këmba dorazi nuk është arsye për shqetësim. Por nëse ajo është mbrapa dhe në zhvillime të tjera si gjuha, ndërveprimi sociale apo zhvillime të tjera motorike atëherë duhet të bisedoni me pediatrin.
Nuk do të thotë domosdoshmërisht se një bebe që ecën këmba dorazi do të jetë direkt gati për të hedhur hapat e parë apo se një bebe që e përfeksionoi këtë shpejtë do të eci shpejtë. Sapo bebi të mësoj të eci këmba dorazi ajo mund të bëhet aq e mirë më këtë metodë sa shëndrohet në të preferuarën e saj për një kohë të gjatë. Në fakt, shumë bebe që nuk janë shumë mirë në ecjen këmba dorazi (apo që e anaashkalojnë fare atë) e hedhin më shpejtë hapin e parë për të lëvizur.
Ecja këmba dorazi është një zhvillim emocionues dhe nuk është aspak e pazakont që të ndikojë te gjumi rreth kohës që bebi po fiton këtë aftësi-mos harro truri i tyre po mbushet me sensacione dhe eksperienca të reja dhe gjumi preket sepse ajo po përpiqet ti përpunojë të gjitha këto. Kjo është normale edhe pse e lodhshme.
Çfarë duhet bërë që bebi të dojë librat dhe leximin që në lindje
Bebi, Librat, Leximi Unë jam Valer Pinderi dhe nuk jam ekspert në fushën e fëmijëve por një prind i cili po ndan me ju…