Ti nuk do e ndryshoje rolin e nënës për asgjë në botë, dhe pritja e një fëmijë mund të dyfishojë detyrat që duhet të përfundoni gjatë një ditë. E ndonjëherë kur nuk arrin ti përfundosh të gjitha (dhe në shumicën e kohës nuk mundesh) ti ndjen faj ose se nuk po ia del dot. KJO ËSHTË NORMALE
Faji shëndrohet në problem kur i fal shumë kohë çdo problem të vogël dhe e humbet fokusin te figura e përgjithshme për shëmbull sa i mrekullueshëm duket fëmija juaj edhe pse nuk arrite të lash rrobat sot. Ndjenja e fajit e pakontrolluar mund të shnëdrohet në rrezik dhe sjell sjellje jo të shëndetshme e deri në depression.
Nëse ti e sheh që të ka pushtuar jetën lexo më poshtë:
Si fillim ndihmo veten
Stjuardesat japin këshilla fantastike prindërimi kur ju kujtojnë të siguroni masken e oksigjenit së pari te vetja pastaj asisto fëmijën. Nëse ti nuk merr dot frymë si mund të ndihmosh dikë tjetër? Prandaj jepi vetes ajër- shko te parukierja, shiko një film, apo dil njëherë me shoqet. Mos harro se të duash vetën është një mënyrë e mirë për të treguar dashuri te fëmijët tuaj.
Ndaje përgjegjësinë
Kërkoji partnerit ndihmë në detyra që nuk janë në listën e ti në mënyrë që të keni pak kohë për vetën. Nëse jeni beqare atëherë kërko një grup nënash apo dikë që mund të ju ndihmoj herë pas herë.
Rrethoje vetën nga njërëz që ju mbështesin –harroi të tjerët
Nuk ka asgjë gabim ti shmangesh disa njërëzve qoftë familjarëve që ju bëjnë të ndiheni fajtor apo të gjykuar. Nëse dikush filloi sërish t’ju jap mënd mbi sip o dështoni në një gjë apo tjetër lidhur me prindërimin gjej një justifikim dhe largohu. Pas disa herësh personi duhet ta ketë marrë mesazhin.
Njih mendimet iracionale
Shëmbulli klasik i ndjesisë së fajit që shumë nëna përjetojnë është me kthimin në punë , meraku i vazhdueshëm se jeni larg foshnjes dhe kjo po dëmton zhvillimin e saj. Nuk është kështu, dhe gjithë ky dyshim ju bën më pak efiçente në të dyja funksionet. Ki besim te personi që keni lënë për tu kujtesur apo te çerdhja dhe mos harro se shumica e fëmijëve ja dalin shumë mirë nëse rrethohen me dashuri e përkujdesje. E vërteta është se kthimi në punë është shumë më i vështirë për ju se për foshnjen.
Mos u mburr
Prindërit janë të famshëm për mburrjen që i bëjnë fëmijëve dhe është e lehtë që ju të bieni në këtë kurth. Rezistoji sepse të bërit krahasime sjell ndjenja faji dhe dyshimi. Herën tjetër që një nënë do të krahasojë se sa herët filloj fëmija juaj të flas apo sa kohë i dhe gji, ndro subjektin. Mos harro ti dhe fëmija juaj jeni unik pranoje këtë gjë.
Përkujdesu për marrëdhënien me partnerin
Nuk është e pazkonte që romanca ka dal në prapaskenë kur shumica e kohës shpenzohet për tu përkujdesur për të voglin tuaj. Por kalimi kohë me partnerin ndihmon që të ruani marrëdhenien e mirë që ju keni dhe fëmijët mësojnë të vlerësojnë marrëdheniet duke parë shëmbullin tuaj. Nëse nuk lini dot një takim në javë të dy të paktën gjëni pak kohë çdo ditë për të qëndruar bashkë e biseduar pa fëmijët.
Bisedo me një profesionist
Nëse ndjesia e fajit ju ka pushtuar ditën dhe nuk po ju lejon të shijoni jetën ke nevojë për ndihmë. Ka plot psikolog të cilët mund të ju ndihmojnë mos hezito.