Gjithçka ju duhet dhe ku mund ta gjeni
Përgatitja e dhomës së bebit gjatë shatzanisë është një nga pjesët me të bukura por dhe stresuese. Ti ke parë pafund foto në internet e revista, e ke një ide sesi do dëshiroje ta dekoroje, por cilat produkte janë esenciale? Çfarë të duhet vërtet? Nëse keni fëmijën e parë sado ta shkurtojmë listën ju do blini pafund gjëra. Mos të ndiheni keq por shijojeni vetëm kini parasysh që ka shumë shpenzime të tepërta.
Ne bëmë një studim dhe duke pyetur disa nëna zgjodhëm ato që janë esenciale. Gjithashtu siguruam një kupon me 500 Lekë ulje dhe një vend ku mund ti blini të gjitha ose ato që ju mungojnë. Tashmë pa dalë nga shtëpia dhe pa patur nevojë për kartë krediti mund të porositim online gjithçka për bebin. Produkti do ju vijë brënda 48 orëve sepse kjo faqe është Shqipëtare me zyra në Tiranë. Në fund të artikullit është edhe kodi i kuponit dhe më shumë por tani le të shikojmë çfarë është më esenciale. Hidhini një sy!
GUIDA juaj mbi Gjumin e foshnjës dhe bebes. Rutina, Këshilla dhe udhëzime
GUIDA mbi Gjumin e foshnjës Autorja Karoline Babaian (Është e çertifikuar si trajnuese për gjumin te femjiët. I vjen në ndihmë foshnjave, dhe femijëve…
Monitor Bebi
Kushton pak por të jeni të sigurt që do keni nevojë të lini bebin pak vetëm dhe nëse nuk keni një monitor ju nuk do jeni asnjerë rehat. E mira është gjithashtu që pas vitit të parë bebi të largohet nga dhoma juaj kjo e bën të pamundur pa një monitor. KUJDES me zgjedhjen e monitorit sepse nëse nuk bën punën siç duhet do ishte katastrofë për bebin tuaj. Ne i testuam disa prej produkteve që kishte tek kategoria e monitorëve tek beba.al shiko këtu. Modeli më i keq që nuk e sugjerojmë në asnjë mënyrë ishe beby phone 800 m. Edhe pse beba.al nuk do ta mirëpresë këtë koment po ju themi që ai monitor nuk ia vlente. Ndërkohë monitori që ia vlente më shumë është modeli më poshtë nga NUK.
Pajisje kundër Mushkonjave
Në ditë të nxehta duket sikur fëmijët tanë më shumë po vuajnë nga pickimet. Me anë të këtyre pajisjeve ju siguroheni që në dhomën e tyre çdo gjë është e sigurt për ta. Bëni kujdes të zgjidhni pajisje për fëmijë të vegjël. Këto pajisje janë me kimikate dhe nëse nuk janë krijuar për fëmië të vegjël nuk do ia u siguronim.
Termometër Dixhital
Për të matur temperaturën e foshnjës suaj. Sigurisht shumë nëna i gjykojnë termometrat digital dhe tentojnë të marin termometra normalë. Por duhet të keni parasysh që kur të jetë me temperaturë bebi juaj do e keni aq të vështirë ti masni temperaturën sa do ju vijë të qani. Me termometrat digitalë duhen kuptuar mirë dhe ti mësohen teknikat që mos ju shfaqin probleme. Por këto mësohen lehtë duhet vetëm te kërkoni pak. Do të bëjmë edhe ne një artikull për to së shpejti.
Dyshek për krevatin e foshnjes
Sigurohuni që është në masën e duhur të krevatit duhet të puthitet dhe të mos ketë hapsira boshe. Nuk duhet një dyshek shumë i butë dhe kujdes nuk duhet të përdorni jastëk asnjëherë gjatë vitit të parë.
Krevati i bebit
Për krevatin ka disa llojë zgjedhja është e juaja në bazë të buxhetit dhe shijeve.
Mund të përdoret dhe si kosh ku lihet bebi për të luajtur, dhe pjesa e sipërme mund të përdoret për të ndërruar bebin.
Batanie
Por kujdes nuk mund ta mbuloni bebin vitin e parë. Duhet të përdorni trupore gjumi sepse bebi mund te ngatërohet me batanien.
Mbrojtës për dyshekun
Për rastet qe foshnja ka aksidente dysheku mbetet i mbrojtur. Pavarssisht se nuk do ta donim të jeni të sigurta që bebi juaj do vjellë disa herë në krevat gjatë vitit të parë. Për këtë mbrojtësia është e domozdoshme.
Set çarçafësh për krevatin
Shtresë për ndërrimin e foshnjes
Praktike për tu përdorur në çdo cep të shtëpisë, sidomos kur foshnja fillon të lëviz e rotullohet. Gjithashtu këto shresa do ju ndihmojnë ta pastroni më lehtë vendin sepse nuk mbajnë lagështirë.
Këto janë produktet bazike të domozdoshme për dhomën e bebit. Sigurisht që ka shumë aksesorë të tjerë dhe dyqanet mund tiu këshillojnë pafund zgjedhje por ne ju themi që pëveç këtyre të tjerat janë opsionale. Merrini nëse doni jo sepse duhen.
Të gjitha këto produkete mund t’i gjeni lehtësisht te www.beba.al me një klikim nuk ka nevojë as të dilni nga shtëpia i sjellin ata tek ju dhe mbi 3000 Lek porosi transporti është falas për në gjithë shqipërinë.
Kuponi juaj mund të përdoret duke futur kodin “gjumi” gjatë proçesit të porositjes. Nëse nuk dispononi një kartë krediti mjafton të zgjidhni opsionin e pagesës në dorëzim dhe kështu do paguani kur korrieri ta sjellë produktin.
Çfarë duhet bërë që bebi të dojë librat dhe leximin që në lindje
Bebi, Librat, Leximi Unë jam Valer Pinderi dhe nuk jam ekspert në fushën e fëmijëve por një prind i cili po ndan me ju…