E dashur zemra ime,
Kur unë dhe mami po bënim disa kërkime në google në gjysëm të kërkimeve tona google na ktheu përgjigjen e disa nga gjërave më të kërkuara në botë. Në krye të listës ishtë ‘’si ta mbani atë të interesuar’’.
U befasova!
Kontrollova pafund artikuj si të beheshit më seksi apo seksuale, kur ti sjellësh atij birrë dhe sanduiç dhe mënyrat sesi ta bëni atë të ndihet i zgjuar , i fortë…
U acarova!
E vogla ime, detyra jote e vetme për të njohur thellë është shpirti jot-ai vend i pangatërrueshëm që nuk preket nga refuzimi apo humbja apo dhe vet egoja, për atë vend ti je interesante padyshim! Nëse ti e di vlerën tënde do të jesh më tërheqëse në sensin më të rëndësisshëm të fjalës: do tërheqësh një djalë i cili është i aftë të ketë interes dhe që do dojë të kalojë jetën e tij duke investuar të gjithë interesat tek ti.
E vogla ime, unë dua të tregoj për djalin që nuk ka nevojë që ti ta mbash të interesuar, sepse ai e di që ti je interesante:
Mua nuk më intereson në ai vendos bërrylat mbi tavolinë, për aq kohë sa sytë e tij dallojnë sesi hunda jote bën atë lëvizjen e çuditshme kur buzëqesh. E nuk mund ti ndajë sytë nga ti!
Mua nuk më intereson nëse ai ndjek kuletën e tij, për aq kohë sa ndjek zemrën dhe ajo e çon gjithmonë tek ti. Mua nuk më intereson nësë është i fortë, për aq kohë sa të jep hapsirë që ti të tregosh forcën tënde që ke në zemër.
Mua nuk më intereson për kë voton ai-për aq kohë sa zgjohet çdo mengjes dhe të zgjedh ty në vendin e nderit në shtëpi dhe në zemër.
Mua nuk më intereson ngjyra e lëkurës së tij, për aq kohë sa ai e pikturon jetën tënde me ngjyrat e durimit, sakrificës, dhëmbshurisë dhe kujdesit.
Mua nuk më intereson nëse është rritur me besim fetar apo nuk beson në zot për aq kohë sa ai është rritur me vlerat se çdo moment në jetë është thellësisht i shënjtë.
Në fund e vogla ime, e vetmja gjë që ti duhet të bësh për ta mbajtur atë të ‘’intresuar’’ është të jesh vetvetja!
Me dashuri, babi.