Nga Mike Harrington
Një nga traditat më të mira që ka familja jonë gjatë viteve ka qënë një udhëtim kamping mes babait dhe djalit. Traditcionalisht shkonim në mal me djemtë dhe shpesh herë dhe me miqtë e djalit tim me baballarët e tyre çdo pranverë nga e Premtja-Shtunë për kamping, ushqim dhe biseda. Disa nga mësimet më të mirë që i kam dhënë djalit në konceptet e përgjegjësisë kanë ndodhur gjatë këtyre fundjavave.
Baballarët kanë një përgjegjësi jetike për ti mësuar djemt e tyre si ë jenë të fortë por të përgjegjshëm. Është e qartë se mungesa e figurës së babait, apo një figurë pozitive e babait në jetën e një djali të ri rezulton në problem të kuptuarit çfarë do të thotë të jesh një burrë i mirë, një burrë me përgjegjësi, si të vlerësosh punën dhe vullnetin, dhe si në të ardhmen të behesh një prind i mirë që do mbështes familjen e tij.
Ti mësosh një djali të ri mbi përgjegjegjësinë kërkon më shumë sesa të jesh i pranishëm. Është një proçes i ndërgjegjshëm mentorimi, trajnimi dhe lidhës midis dëshirës dhe aftësive që një djalë të shëndrohet në një burrë i mirë. Fillon me kuptimin e disa parimeve bazë lidhur me të qënit një burrë i mirë e nesër një baba i mirë duke i treguar e duke i dhënë shëmbullin tënd.
Duke patur tre djem, dhe pas bisedavë të shumta me shumë baballarë që kanë rritur djem të suksesshëm, dhe disa që mendojnë se nuk ia dolën dot kam përmbledhur disa nga këshillat tona për ju.
Ti je modeli
Nuk ka asnjë aspekt më të rëndësishëm në rritjen e djemve të përgjegjshëm sesa të shohin shëmbullin tek ti. Ata të shohin ty në veprim dhe kuptojnë sesi duhet të sillen burrat. Ju duhet të demonstroni angazhim, sakrificë, vet-kontroll dhe përgjegjësi në mënyrë që dhe ata të duan ti kenë këto elemente .
Shpesh herë kjo mund të jetë një detyrë e veshtirë, por aq esenciale. Djemtë e tu do mësojnë duke të parë reagimet dhe sjelljet e tua në rrethana të ndryshme dhe do mësojnë gjithçka prej tyre.
Mësoji rreth planifikimit
Shumë meshkuj kalojnë jetën duke pritur e reagojnë vëtëm kur diçka ndodh në moment. E dimë të gjithë që djemtë e vegjël kanë reagime në moment, por pjesë e të shëndruarit në adult është të marrësh vendime bazuar në vlera edhe kur një situatë e papritur të del përpara.
Për shëmbull ndihmoi të planifikojnë një buxhet personal, apo një plan kursimi në mënyrë që mos ti qasen jetës e të rënit në kurthin e blerjeve të kota dhe të mos pasurit asnjë kursim. Ndihmoi ata të mendojnë mbi karrierën që do të zgjedhin dhe thekso nevojën e planifikimit dhe përgatitjes për ta arritur atë.
Merr kohë nga darkat në shtëpi për ti biseduar mbi planifikimin dhe menaxhimin e kohës. Duke parë impaktin e të menduarit përpara dhe planifikimit ata do të kenë aftësi esenciale në të ardhmen.
Mëso dhe modelo RESPEKT
Meshkujt popullor në shoqërinë tonë duket sikur vlerësohen më shumë kur rebelohen ndaj autoritetit dhe bëjnë atë që duan pa marrë asnjëherë parasysh pasojat tek të tjerët. Por të jetosh në një shoqëri dhe kulturë kërkon të sillesh ndryshe nga shëmbulli mësipër. Ndihmoje djalin tënd të mësoji se çfarë është respekti për autoritetin, për të treguar respekt për vajzat dhe gratë, dhe mbi të gjitha të jenë një xhentilmen.
Mësoji si të punojnë mirë në grup dhe të tregojnë respekt për qasje të ndryshme nga e tyrja.
Mësoji të kultivojnë BESIM
Meshkujt e suksesshëm i përmbahen angazhimevet të tyre. Nëse ata do të ishin thjesht shëmbuj të medias apo rrjeteve sociale do të shihnin se modelët që i rrethojnë janë të pasinqertë, të pabesë ndaj angazhimeve dhe shohin vetëm rehatinë e tyre pa marrë parasysh asnjë vlerë.
Por burrat e vërtet i mbajnë premtimet e tyre, janë të sinqert edhe kur nuk po i sheh njeri dhe kultivojnë besim tek të tjerët. Ji ky shëmbull për djalin tënd dhe mësoji se si dhe ai të bëhet i tillë.
Mësoji mbi Përgjegjësinë dhe vet-disiplinën
Një nga ndryshimet esenciale që dallon një burrë të vërtetë nga të tjerët është aftësia për të kontrolluar vetën dhe të marr vendimet që mund të jenë dhe në kundërshti me ndjenjat e momentit.
Epidemia e obesitetit tregon mungesë vlerash në ditët tona dhe mungesë të theksuar vetkontrolli dhe vet discipline. Ndihmoi djemtë e tu të mësojnë se marrin vendime dhe të sakrifikojnë për diçka më të mirë apo të madhe. Përfshiji në sport apo muzikë apo aktivitet tjetër që kërkon prej tyre sakrificë dhe vetdisiplinë. Kur mësojnë se të jësh një talent në piano kërkon shumë , shumë orë praktikë, e sakrificë nga aktivitete më pak të rëndësishme do të kuptojnë vlerën e vetdisiplonës. Mbajë përgjgjës për detyrat e tyre si detyra në shtëpi apo ushtrimet në hobin e tyre kjo do i mëosj të jenë të përgjegjshëm në të ardhmen.
Vendos rregulla dhe zbato pasojën
Ndonjëherë ne rebelojmë ndaj regullave dhe nuk i marrim parasysh pasojat kërkojme vetëm më shumë liri. Të jetosh në një botë me ligje dhe pasoja në realitet ështa jo çfarë duhet ti ndihmojmë djemtë tanë të kuptojnë më mirë. Nëse ata janë vazhdimisht me vonesë për në punë apo largohen përpara orarit të përfundimit sigurisht që do përballen me shkelje në disiplinë n ëpunë dhe minimalisht do humbasin besimin e punëdhënësit. Prandaj ndihmoje djalin tënd të angazhohet të respektojë rregullat në shtëpi dhe zbato pasojnë nëse ai vendos të mos e zbatoj rregullin. Nëse ti nuk i mëson principet tani djali juaj do ti mësoj në mënyrë shumë më të egër në ardhmen.
Mësoji djalit tënd mbi DHEMBSHURINË
Perceptimi se një burrë nuk duhet të ketë emocione apo se duhet ti fsheh ndjenjat e tij është një mënyrë tepër e dëmshme për të ndërtuar marrëdhënie të rëndësishme në të ardhmen. Mësoji djalit tënd mbi rëndësinë e të treguarit mirësi, dhëmbshuri për të disavantazhuarit, të tregoji dashuri për anëtarët e familjes dhe miqtë si dhe të mbrojë mjedisin. Këto ndjenja në vendin e duhur dhe në balancë do i shërbejnë gjatë gjithë jetës për të qënë një njeri i përgjegjshëm dhe i sigurt në vetvete.
Ta mësosh dhe ti tregosh përmes shëmbullit tënd është rol kritik për babain. Të dyja bashkë i ndihmon djemtë të shëndrohen në burra të vertetë , me vetbesim, plot produktivitet dhe në të ardhmen do dinë si t’ia trasnemetojnë dhe fëmijëve të tyre.