Baballarët dhe vajzat janë një dashuri e veçantë. Vajzat e shohin atë si mashkulli i vetëm në jetën e tyre prandaj është tepër e rëndësishmë që në fëmijëri të krijohet një lidhje e shëndetshme e cila e ndihmon gjatë jetës.
Foshnje
Ti mund të mos e kesh mbajtur vajzën në barkun tënd por e ke në mendje. Perspektiva e të qënit një baba e një vajze mund të duket e frikshme sepse ti nuk di nga t’ja nisësh ndryshe nga djemt. Por e vetmja gjë që një foshnje femër ka nevojë nga ti është zëri jot special.
Këshilla nga ne:
- Përgjigju direkt kur vajza jote qan thjesht duke i folur apo duke i kënduar. Kur ajo dëgjon zërin tënd do të filloj të qetësohet.
- Kur e ndërron një foshnje shëndroje në event. Bisedo apo këndo për çfarë të duash dhe ajo do ti përgjigjet ndërrimit si një lojë.
- Mbaje në krahë pranë vetës dhe lëviz ose kërcë avash.
- Sapo të filloj të lëshoj tinguj bashkoju bisedës së saj duke iu përgjigjur me fjalë.
Fëmijë
Vajza nga 1-10 vjeçe bie në dashuri me babain e saj. Mund të kuptosh se vajza preferon të rri pranë teje, ose sa vjen përpiqet t’ju tregojë se çfarë ka mësuar, apo dëgjon me vëmëndje çdo fjalë që ju thoni. Ajo kërkon vëmëndjen tënde, jepja.
Disa këshilla nga ne :
- Vajzat i kanë shumë qef lavdërimet nga babai i tyre. Kur e lavdëroni jeni specifik dhe të saktë dhe sigurisht pozitiv. Mos e tejkaloni sepse lavdërimi e humbet kuptimin por kërkoni detajet pozitive dhe vijani në pah ato.
- Vajzat e ndërtojnë vetë-besimin kur baballarët i kuptojnë ato. Përpiqu të futesh në botëkuptimin e tyre te interesat e saj, në mënyrë që të bisedoni për gjërat që ajo ka dëshirë të bisedoj. Kur ti shpreh interes për atë që ajo bën ajo ndihet se ti je interesuar për atë që ajo është. Kjo ndërton vetbesim dhe përmirëson marrdhënien baba-bijë.
- Përfshihu në detyrat e shkollësh. Qëndra e jetës së vajzës suaj aktualisht është shkolla prandaj duhet të përpiqesh të përfshihesh aq sa ajo të kërkon prej teje. Kjo mund të nënkuptojë ti ulesh pranë ndërkohë që ajo po bën detyrat e shtëpisë, ta ndihmoshme to, ose thjesht të përgatisni çantën e shkollës bashkë. Gjykoje vet por përfshihu!
- Njihu me shoqet e saj. Miqtë janë gjithashtu shumë të rëndësishëm në këtë fazë të jetës së saj. Nëse ajo është sociale çoje ti kur ka nevojë për të shkuar te shtëpia e shoqes, bisedo me mikeshat e saja. Nëse ajo është e rezervuar trego interes për ‘’shoqen e saj të ngushtë’’ dhe bëji me dije se ajo është një vajzë që shumë vajza do ta dëshironin ta kishin mikeshë dhe tregoji specifikiksht përse. Ajo ka nevojë të dijë pse nga ju.
Adoleshenca
Tani vajza juaj ka një përsonalitet, por çelësi i kësaj moshe është ndërtimi i vet-besimit. Kur vjazat besojnë se babai ka besim tek ato, vetbesimi është i lartë.
Këshillat tona:
- Vajzat adoleshente kanë nevojë për hapsirën e tyre, ato ndërtojnë vetbesim kur e dinë që ti je interesuar në hobitë e saj. Pyeti rreth aktiviteteve, interesave dhe detyrave. Ato do ti tregojnë me kënaqësi.
- Vajzat adoleshente kanë nevojë për aprovimin tuaj edhe pse sillen e duken sikur nuk i intereson. Gjej diçka dhe lavdëroja qoft një veshje interesante apo një detyrë shkolle e realizuar mirë. Në thellsi ti je akoma mashkulli #1 në jetën e saj.
- Pyete vajzën tënde rreth opinoneve të saj. Vajzat adoleshente zhvillojnë filozofi mbi jetën, sidomos në vitet e mëvonshme të adoleshencës. Interesi juaj i shprehur për këto çështje ka shumë rëndësi.
- Udhëtoni bashkë, vetëm ju të dy pamvarsisht se sa fëmijë mund të keni, sat ë zënë jeni në punë e shtëpi. Vajza juaj ka nevojë të kalojë kohë me ju vetëm për të kujtuar se është akoma pjesë tepër e rëndësishme e jetës suaj.
Autorja e këtij shkrimi Laurie Hollman është një psikoanaliste e specializuar në marrëdhëniet prind foshnje, adoleshencë dhe psikoterapi adulti.