Nëse jeni duke e lexuar këtë artikull paska ardhur koha. Ti je duke menduar ‘’cila është mosha e duhur për të mësuar fëmijën tënd të shkojë vetë në tualet?” apo ‘’a është gati fëmija im?” dhe po kërkon informacione mbi disa këshilla për ta trajnuar atë. Ka dhe nga ata që e kanë filluar këtë trajnim por të duket sikur keni ngecur diku! Ne do t’ju këshillojmë mbi këtë hap të rëndësishëm në jetën e fëmijës tuaj.
Në këtë artikull do përpiqem ti përgjigjem disa nga pyetjeve më të zakonshme si: Cila është mosha e duhur për të filluar ta trajnosh? Si mund ta kuptojë që fëmija im është gati? Si e bëj këtë trajnim sa më të lehtë? Si e trajnoj kur jemi jashtë shtëpisë? Atëhere le të fillojmë.
Cila është mosha më e përshtatshme ?
Përgjigja është shumë e thjeshtë….nuk ka një moshë të përcaktuar! Seriozisht! Disa thonë se vajzat janë gati të trajnohen më herët se djemtë por nënat që kanë shumë fëmijë e dine mirë se çdo fëmijë është ndryshe! Zakonisht ata quhen gati nga mosha 2 deri 3 vjeç e ¼ madje deri te 4.
Si ta kuptoj që fëmija im është gati për tu trajnuar?
- Së pari-ata duhet të kalojnë disa orë pa lagur pelenen e tyre…në mënyrë konstante. Pra le të themi nëse i vogli juaj mund të kaloj nga 3-4 orë pa e lagur pampersin konsiderohet gati.
- Së dyti- Ata duhet të njihen me shënjat që shkohet në banjo. Kjo mund të jetë lehtësisht si një kërcim apo aktivitet i veçant përpara se të lagin apo mbushin pampersin. Disa fëmijë duan të jene vetëm dhe largohen nga dhoma, disa të tjerë përpiqen të gjëjnë një pozicion pak më të rehatshëm e disa edhe kërcejnë ! Nëse dallon që para se të dali jashtë fëmija juaj bën një ‘’veprim’’ gjithmonë përpara proçesit është gati !
- Së treti- Ata duhet të mos ndihen rehat kur mbajnë një pampers të pisët dhe duan ta ndryshojnë direkt pampersin!
Nëse po i bëjnë të treja këto hapat e mësipërm është koha e duhur për të provuar ta mësoni të shkoj vetë në tualet. Dhe nese ata po flenë gjatë natës pa mbushur pampersin ata janë gati !
Si ta mësoj fëmijën tim të përdor uturakun?
Fillimi duket mjaft i frikëshëm pasi ka aq shumë informacion sa ti nuk di se çfarë metode tëpërdorësh. Kur fëmija im i dytë ishte gati, unë nuk dija nga t’ia nisja edhe pse e kisha bërë një herë këtë proçes me të parin.
Nuk kam ndërmend të merrem me studime apo statistika…ne nënat e dime që më mirë është të flasim nga eksperienca.
Po ju jap shëmbullin e djalit tim të parë. Kopshti i tij dëshironte që ai të ishte i trajnuar nga vera që sapo mbushi moshën 2 vjeç. Pra ai ishte rreth 2 vjeç e ½ dhe NUK ISHTE GATI. Kam kaluar orë me të në tualet duke i lexuar libra, duke i shpjeguar gjithë proçesin dhe ai kaloi orë duke vrapuar nëpër shtëpi pa pampers që do të thotë pafund rroba për të larë. Me pak fjalë pafund stres dhe kohe e humbur. Në fund AI vendosi kur ishte gati, dhe kur e mori këtë vendim ai e mësoi brënda ditës proçesin.
Ndërkohë me të dytin bëra pafund kërkime pasi isha e vendosur që ai ishte gati por nuk mbaja mënd si ta mësoja. Fatmirësisht bashkëshorti më kujtoi dhe unë vendosa që të përdorja një qasje me më shumë pavarësi për të. I tregova se çfarë duhet të bënte, ku të shkonte dhe si të më tregonte etj…por nuk e detyrova kurrë. Nuk kalova kohë me të në tualet ndërkohë që ai të qëndronte i ulur në uturak. Edhe ai vendosi kur ishte gati dhe e mësoi proçesin shumë shpejt. Por vlen të them se ai ishte nëkpoësht në atë kohë dhe ata po i mësonin të shkonte në tualet 1 herë pas disa orësh dhe më tregonin që ai nuk tregonte asnjë interes e thjesht qëndronte ndoshta 3-4 sekonta. I thash mos e detyroni dhe ato me dëgjuan.
Kush është morali i historisë?
- Mos e detyro fëmijën nëse nuk është gati.
- Tregoji se çfarë duhet të bëjnë dhe si. Për shëmbull ‘’Unë këtu bëj çiçin’’ dhe ‘’nëse të bëhet çiçi më thuaj dhe unë do të sjell këtu e të ndihmoj. »
Rikujtesë
Ata do kenë nevojë ti rikujtosh kur fillojnë të tregojnë interes në përdorimin e tualetit, kërkoi çdo orë ose dy nëse duan ta provojnë. Nëse refuzojnë, mos i detyro por vazhdo kërkoi pas 1 ore.
Ata kanë nevojë të ndihen të sigurtë
Nëse tregojnë interes por duken të trembur nga tualeti (sepse po të jemi të sinqert është thjesht një gropë me ujë e çuditshme apo jo?) atëherë lëri të shohin ju sa herë të mundem. Gjithashtu mund të bleni uturakun.
Llojet e ndryshme të pajisjeve ndihmëse
Të dy djemtë e mi e urrenin uturakun në fillim edhe pse si lodër i dukej fantastike! Prandaj do duhesh të testosh derisa të gjesh diçka të cilën do e pëlqejnë.
Ne përdorëm një ndënjëse të tillë dhe ishte fantastike për tu pastruar, e për tu çmontuar plus me figura interesante për ti tërhequr vemendjen fëmijës.
Ne e përdorëm këtë dhe djali im i parë e dashuroi, kalonte kohe dhe duke luajtur pasi është me muzikë . Por sapo ai mësoi të shkoj në tualet preferontë pajisjen e mëposhtme: Uturak me muzikë.
Kur jemi jashtë shtëpisë ne përdorim këtë! Është e lehtë për transport, për tu pastruar etj.
Mund ta gjeni lehtësisht në www.beba.al :
Këshillë: Kur jeni duke përdorur një tualet jashtë gjithmonë vendosni letra nën uturakun në këtë mënyrë nuk bëhet pis dhe mund ta rivendosni.
Lëngjet?
Shumë metoda thonë se ju duhet ta lini të voglin të eci nëpër shtëpi pa pampers dhe ti jepni sa më shumë ujë në mënyrë që të shkojnë sa më shumë në tualet. Me këtë teori ju do keni plot raste për ti mësuar të shkoj në tualet. Por problem është se fëmija do të jetë në siklet nga gjithë pirja shtoi dhe të eci nëpër shtëpi pa pampers është një ndjesi tepër e çuditshme për të dhe i çon dhe te tualeti i cili fillimisht i tmerron dhe ti e imagjinon sa i pëlqyeshëm shëndrohet proçesi!
Nëse i vogli ka nevojë për ndihmë që të bëj urinën ju mund ti ofroni aq ujë sa duan por mos e tepro!
Cfarë do të thotë e gjitha kjo? Kush është metoda e duhur?
Metoda e duhur është të ndjekësh shënjat e të voglit tuaj dhe ta mësosh kur është gati.
- Hap sytë për shënjat kur janë gati dhe të interesuar mbi tualetin.
- Tregoji si ta përdorin dhe si të tregojnë kur kanë nevojë ta përdorin tualetin.
- Përcakto se çfarë preferojnë uturakun apo pajisje të tjera.
- Përpiqu të mos i vendosësh pampers ose lëre pa pantallona shiko si ndihet më rehat. Por e stresoj bëje këtë vetëm kur sheh që kanë treguar interes. Kjo do të thotë pot ë bëjnë pyetje apo kanë bërë pyetje mbi tualetin përndryshe thejsht do kesh më shumë rroba për të larë.
- Pyeti shpesh në kanë nevojë të përdorin tualetin.
- Mbaje ujin pranë tyre të dukshëm dhe jepi kur duan por mos e tepro.
Përdore këtë metodë për një ditë dhe nëse ata nuk kërkojnë të shkojnë në tualet disa herë atë ditë bëj pushim dhe provoje pas një jave. Mos e bëj disa ditë resh nëse ata nuk po tregohen të interesuar!
Kur i largoj pampersat për fëmijën tim?
Le të themi që i vogli ka filluar të përdor uturakun në shtëpi por mund të mos jetë akoma constant. Nuk ka problem! Sapo fëmija të ketë filluar të tregoj interes dhe kërkon për të shkuar në tualet dhe arrin ta mbaj deri te tualeti atëherë është koha që të largosh pampersat.
Disa fëmijë e pëlqejnë ngrohtësinë e një pampers të lagur e i jep rehati. Të tjerë e shohin si të bezdishme dhe vendosin se të shkojnë vet në tualet është një opsion i mirë. Në eksperiencën timë është koha e mirë për të larguar pampersin atëherë kur tregojnë inters dhe kanë arritur një farë suksesi. Ata do kenë 1-2 aksidente është normale. Sapo të ndodh aksidenti mos e bëj tragjike apo të madhe. Merri çoj në tualet, leri të ulen pak sa i pastron ti. Shanset janë që ata eksperiencën do e marrin nga menyra sesi ti e trajton aksidentin.
Po pampersat ‘’pull ups”?
Unë preferoj të mos i përdor gjatë përiudhës së ‘’trajnimit’’ sepse ato janë fiks si pampers. Mendoj se është një ide e mirë që fëmijët të ndjenjë ndjesitë e ndryshme kur veshin mbathje dhe duhet të përdorin tualetin. Shpesh herë këto lloj pampersash ngatërrojnë proçesin.
Por ka fëmijë që nuk e bëjnë direkt tranzicionin nga pampers te mbathjet në një ditë apo fundjavë. Këto lloj mund të ju ndihmojnë. Personalisht i përdor vetëm kur jemi jashtë apo udhëtime të gjata.
Kur e mësoj të shkoj në tualet jashtë shtëpisë?
Sapo fëmija të jetë bërë ekspert i vogël në lajmërin se ka nevojë të shkoj në tualet…dhe arrin të shkojë në kohë paaksidente atëherë është koha ta mësosh dhe kur jeni jashtë shtëpisë.
Ndalo (me moderim) lëngjet për 1 orë përara se të dilni dhe pyesni shpesh herë nëse kanë nevojë të shkojnë në tualet.
Ata duhet të kenë veshur mbathje dhe dilni për një xhiro të shkrutër apo udhëtim të shkrutër me makinë por jo më shumë se 1 orë. Herën tjetër që dilni bëj të njëjtën gjë por qëndro pak më shumë. Unë ju sugjeroj ta bëni këtë rutinë 4 herë përpara se të dilni ‘vërtet’ në këtë mënyrë ti e di që ata mund ta përballojnë.
Sapo të jeni gati për të dal jashtë për një periudhë të gjatë kohore duhet të jesh e përgatitur. Me vete të kesh:
- Uturakun
- Një veshje të plotë ekstra përfshirë çorapet (në rast se ka aksident)
- Një qese për veshjen që mund të bëhet pis gjatë këtij ‘’mësimi’’
Vazhdo ditën tënde, por ki në mëndje ku janë tualetet më të afërta dhe sa kohë ka kaluar që kur fëmija ka qënë në tualet. Sa herë që kaloni pranë një tualeti pyeteni në ka nevojë të shkojë. Mund ti fusni që ti tregoni se nuk ka asgjë për tu trembur…p.sh djali im i ka frikë tharëset e duarve që bëjnë zhurmë.
Me kalimin e kohës nuk do kesh nevojë t’i rikujtosh aq shpesh por bën mirë që javët e para ta bësh këtë gjë.