GUIDA mbi Gjumin e foshnjës
Autorja Karoline Babaian
(Është e çertifikuar si trajnuese për gjumin te femjiët. I vjen në ndihmë foshnjave, dhe femijëve për ti ndihmuar në trajnimin e gjumit.)
Nëse jeni duke kërkuar informacione mbi gjumin e foshnjes apo strategji mbi trajnimet e gjumit ne jemi vëndi i duhur. Kemi përkthyer një artikull nga një eksperte mbi trajnimin e gjumit të fëmijët. Guida mbi gjumin e foshnjës do ju ndihmoj qe nga periudha e foshnjërise e deri në moshën 5 vjeçare.
Kur sapo bëhemi prindër duket sikur kalojmë në ‘’muajin e mjatit’’. Jemi pafund të dashuruar pas krijesës sonë dhe jemi gati për të qënë prindër fantastik.
Pastaj vjen realiteti.
Foshnja ka nevojë për të qëndruar lëkurë më lëkurë, ushqyerja çdo disa orë e kështu ditë e natë pa pushim. Me ngadal ju godet mungesa e gjumit edhe pse kemi vullnet për këtë jetë të rë si prindër jemi të lodhur. Disa e përqafojnë këtë e mësohen të jetojnë ashtu. Për të tjerë është tepër e lodhshme e duket sikur ju merr çdo energji.
Sa hap e mbyll syt foshnja jote nuk është më disa javëshe por 6 muaj kanë kaluar. Tani ajo është tepër i lëvishëm, i lumtur por dhe trazovaç. Tani kërkesat e bebes kanë ndryshuar por qasja e prindit jo. Ky është momenti që shumica e prindërve kuptojnë se nuk i kuptojnë mirë kërkesat e fëmijës së tyre më.
Çfarë duhet të bësh? Të vazhdosh ta tundësh që të flej? Ta ushqesh? Ai është i uritur prandaj është zgjuar . Apo ta lësh të vazhdoj të mbaj dorën sa ta zëj pak gjumi. Dhe me një mrekulli të vogël ja del ta vesh në gjum del nga dhoma pa u ndjerë e mendon ‘’Ja dola!” . Vazhdon i thua vetes derisa del nga dhoma e je gati të kercesh por e gjitha kjo të kthehet kundra. Pas një ore ndërkohë që je duke pastruar apo disa duke u përpjekur të çplodhen më në fund zgjohet!
Regresioni i gjumit te fëmijët: çdo gjë që duhet të dini
Regresioni i gjumit te fëmijët Regresioni i gjumit te fëmijët e vegjël eshte normal. Këta njerëz të vegjël që janë aq të paqëndrueshëm nën…
Kjo miqte e mi është ajo që unë quaj ‘’jeta reale e prindërve’’
Duket se të gjithë ndajmë këtë fenomen qoft në je nënë e baba në punë apo shtëpiak pavarësisht situatës në shtëpi sapo ke një fëmijë plani del nga dritarja. Tani axhenda jote rrotullohet rreth orës që zgjohet fëmija , sa kohë duhet për ta rivënë në gjumë dhe e gjitha kjo deri në mëngjes.
Nëse je një prind me kohë të plotë në punë dhe duhet të bëhesh gati për në punë pra të jësh ‘’funksional” e ndërkohë tip o funksionon me 2 apo 3 orë gjumë. Përpiqu ta bësh këtë përditë e do jesh ajo që ne quajm në botën e gjumit ‘’borxhe gjumi’’. Mungesa e gjumit do të rëndojë gjatë gjithë ditës çdo ditë. Nëse ti je gjithë kohës përgjumësh imagjino bebin!
Realiteti është se foshnja e ndjen luftën me gjumin më shumë se adulti. Kjo ndodh sepse foshnjet kanë nevojë për më shumë gjumë për ti ndihmuar të rriten, në kujtesën dhe zhvillimin e tyre. Për t’ju ndihmuar të përcaktoni nëse foshnja juaj po fle mjaftueshëm më poshtë është tabela e sa gjum duhet të flej një fëmijë.
Mosha | # vakte gjumi | Kohëzgjatja/për vakt gjumi | Kohë zgjuar | Gjumi i natës |
0-11 javësh | 3-4 | 1 -1 ½ orë | 45min-1orë | 16-17 orë |
3-6muajsh | 3 | 1-2 orë | 1 ½-2 orë | 13-15 orë |
6/7-12/13 muajsh | 2 | 1 ½ orë | 2 ½-3.5 orë | 11-12 orë |
12muajsh-3 vjeç | 1-2 | 1-1/2 orë | 4-6 orë | 11-12 orë |
3-5 vjeç | 0-1 | 1 orë | 6 orë | 10-12 orë |
6-9vjeç | – | – | – | – |
Si prindër ne provojmë shumë metoda për ti vënë në gjumë.
Si nënë e dy vajzave unë i kuptoj prindërtit kur dëgjoj rastet e tyre të ‘’rutinës ‘’ përpara gjumit. Disa janë të vërtetuara e disa janë herë po e herë jo. Çfarëdo metode që je duke provuar , çelësi është të mos harrosh se me çdo zhvillim apo fazë të re, kërkesat e bebit do ndryshojnë dhe e njëjta metodë mund të mos funksiojë më.
Me pak fjalë, nëse e vije bebin në gjumë me shishen e qumshtit përpara disa muajve nuk do të thotë se do funksionojë gjithmonë. Nevojat e fëmijës ndryshojnë ashtu dhe metoda juaj duhet të ndryshojë. Do duhet të ndërtoni një formë të re strategjie për rutinën e darkës.
Të ndërtosh zakone të mira të gjumit duhet të implementohet sa më herët që të mundeni. A do të thotë kjo se nuk më fëmijën? Jo domosdoshëmrisht por mund ti japi fëmijës një mundësi të mësoj si të vetëqetësohet e do të shihni se sa rezultat jep ajo në kohëzgjatjen e gjumit. Si një trajnuese gjumi unë përdor anologjinë e të pirit një ilaç; ilaçi ndihmon të lehtësoj dhimbjen për afro 4-6 orë por pastaj dhimbja rikthehet e të duhet të pish sërish për tu ndjerë mirë. Nëse foshnja juaj varët nga shishja për gjum atëherë kur bebi zgjohet në mes të natës do ri kërojë shishen që të ri flej.
Çfarë mund të bëni ju?
Zakonet krijohen lehtësisht dhe mund të zëvëndësohen po aq lehtësisht. Lajmet e mira janë se ka disa gjëra të shpejta që mund të bëni që sot për ta ndihmuar të voglin të fjej gjithë natës dhe vaktet e gjumit të ditës. Këshillat do ju ndihmojnë të jeni të suksesshëm.
Zgjidh një orar më të hershëm të gjumit.
Orari më i mirë për të vënë foshnjen apo bebin pak më të rritur në shtrat është nga ora 6 deri 8 të mbremjes. Kjo siguron që do mund të marri orët e gjumit të natës. Fëmijët nuk duhet të flenë përtej orës 8pasdite deri në moshën 10 vjeçare për tu siguruar që marrin orët e mjaftueshmë të gjumit.
Vendose fëmijën të flej në të njëjtin vënd çdo natë.
Fëmijët ja dalin shumë mirë kur e dinë se çfarë i pret. Kur e dinë orarine gjumit i ndihmon të jenë më të përgatitur për gjumë dhe e pranojnë atë lehtësisht. Nëse fëmija fle në krahët e tu, në relaks për bebi, në karrocë etj ata mendojnë se vetëm aty flihet. Momentin që ti do të kryesh transferimin për në krevat ata zgjhen e qajnë.
Nëse fëmija juaj ka një dhomë apo e ndan atë me një vëlla apo motër është me rëndësi që të flej në të njëjtin vënd çdo natë (madje mirë është dhe për gjumin e ditës). Të vendosësh fëmijën në një vënd të njohur i dërgon atyre mesazhin që janë të sigurt dhe prej tyre pritet gjumi.
Krijo një rutinë të parashikueshme.
Të jesh konsekuent dhe i parashikueshëm janë faktor shumë të rëndësishëm për foshnjet dhe bebet më të mëdha. Kur ata e dinë se çfarë të presin në kohën e gjumit e bën të lehtë transzicionin nga të qënit zgjuar në të fjeturit. Kjo është pse rutina e darkës është esenciale për një natë të sukseshme gjumi!
Një shëmbull i mirë i kësaj rutine do dukej diçka e tillë:
6.40 pasdite dush
6.50 vishi pizhamet
6:55 përqafoje & puthe (lexoji nji libër për fëmijët më të rritur)
7:00 vendosi te krevati i tyre zgjuar
Për një fëmijë 2 vjeç e sipër ora 7-7:30 është ideale dhe unë nuk do rekomandoja kurrë sipër 7:30 për disa vjet. Kur fëmija të mos flejë më paradite atëherë gjumi duhet të jetë në orën 7. Kjo i ndihmon fëmijët në shkollë !
Rutina e darkës nuk duhet të zgjatet më shumë se 20minuta dhe është me shumë rëndësi që është ekzaktësisht e njëjtë çdo darkë. Përsëritja dhe parashikimi e ndihmon fëmijën për të kuptuar se prej tij pritet gjum.
Regulli im është gjithmonë një orar i hershëm gjumi. Nëse fëmija nuk ka fjetur majtueshëm ditën, është zgjuar herët , është sëmur etj është shumë me rëndësi ta afrosh orarin e gjumit 30min më herët se zakonisht. Kjo siguron që nuk është i tejlodhur sepse kjo sjell një vështirësi të madhe në fjetje.
Vendose në shtrat zgjuar!
Tani ke dëgjuar pafund që ta vendosësh fëmijën në shtrat zgjuar dhe po vret mëndjen si do ja dal kur ai vetëm qan sapo e shtri? Nëse ti e ke tundur, përdorur shishen apo ke përdorur ndonjë metodë tjetër gjumi kjo do të jetë e vështirë…por është hapi më i rëndësishëm! Vetëm duke e lënë ta zëj gjumi vet pa ndihmën tuaj natën mëson aftësitë e nevojshme për të qëndruar në gjumë gjatë natës. Nëse zgjohet do të rikthehet vet në gjum nëse di si të vet-qetësohet . Pra nëse zgjohet kjo më sjell te hapi i rradhës…
Nëse bebi zgjohet natën, PRIT disa minuta përpara se të ndërhysh.
Nëse je një prind me gjum të thellë e nuk e dëgjon bebin që qan ky nuk është sektori jot. Por për ne të tjerët që zgjohemi dhe jemi për 2.5 sekonda direkt te koka e kreavatit të bebit ki vemendjen!
Të gjithë si bebet dhe adultët zgjohen disa herë gjatë natës çdo natë. Për shumicën e të rriturëve këto zgjime janë aq të shkurtra sa nuk i mbajmë mënd në mëngjes. Por shumica e bebeve fillojnë acarohen dhe qajn kur zgjohen. Kjo ndodh sepse nuk kanë mësuar si të flenë vet. Nëse bebi është tundur apo vendosur në gjum me shishe që nga lindja, s’është habi që nuk di si të rikthehet në gjum vet. Lajmi mirë është se shumica e bebeve e gjejne anën të flenë vetë brënda disa minutave natën!
Nëse fëmija juaj vazhdon të qaj më shumë se disa minuta do duhet të shkoni dhe të ofroni qetësim por ështëme rëndësi që ta lësh atë të punojë për tu rikthyer në gjum. Mund ti flisni butësisht dhe ta fërkoni pak kurrizin por duhet të Mos e merrni ta tundi apo ti jepni për të pirë për gjum. Lejojini që këto zakone të ngelen vetëm te vet qetësimi. Të njëjtat regulla shërbejnë për beben më të rritur apo fëmijën e madh. Nëse çohet nga krevati e te vjen në dhomë është me rëndësi ta rivësh në shtratin e vet. Mund të duket përsëritje por ky është qëllimi: ji i parashikueshëm. Sapo e shef që bebi po qetësohet une i them klientëve të mi ‘’ja drita’’ pra ik.
Këto janë këshillat tona, mos harro je një prind i mrekullueshëm!
Probleme me gjumin e bebit? 20 gabimet që prindërit bëjnë
Probleme me gjumin e bebit A ke probleme me gjumin bebit juaj? Ndoshta jeni duke bërë këto 20 gabime të zakonshme që ne prinderit…
2 comments
Djali im eshte 7 muajsh ai prej se ka ka qen 1 muajsh ne ora 4 te mengjesit flejke deri ne ora 13 te dites pastaj tan diten don me flejt un du me lan zgjut ja lshoj tv….. ama prap fillon me qajt se don gjum ju lutna ju lutna shum shum ma jepni nje pergjigje
Pershendetje kam nje prb me gjumin e vajzes. Eshte 4 muaj e gjysem dhe e kam mesuar gjithmone ta ve ne gjum me te tundur.. Tn dua tja heq kte metode dhe ta le te fleje vete. Por nuk di si ta bej sespse asaj kur i vjen gjum qan shum por nuk fle.. E ve ne gji dhe e do gjate gjith kohes. Nese ja heq zgjohet prap. Ju luyem me jepni disa keshilla cfare duhet te bej