Jeni në pritje të bebit numër 2 apo 3 apo dhe më shumë…dhe nuk di nga t’ia fillosh me prezantimin e bebit fëmijës tënd? Ndoshta ke disa fëmijë dhe po vret mëndjen sesi të përmirësosh marrëdhënien mes tyre. Nëse po, ky është artikulli që do të ndihmojë të parandaloni xhelozinë mes vëllezërve dhe motrave e sidomos mes një fëmijë më të rritur apo fëmijëve që do të bëhen së shpejti vëlla apo motër.
Pak Historik:
Kur isha shtatzënë me bebin #2 kisha merak sesi do ia dilnin gjatë gjithë kohës. Unë kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me fëmijën e parë, dhe kisha frikë se do të ndihej i lënë pas dore pasi të vinte vëllai në shtëpi. Sigurisht që nuk do mund ti kushtoja të njëjtën kohë si përherë.
Mesiguri jane duke të këshilluar me apo padëshirën tënde pafund gjatë kësaj periudhe. Por një këshillë e padëshirëuar në fakt për mua ishte përgjigja ndaj pyetjeve më të mëdha.
Pyetja ishte: Si mund të parandaloja djalin tim të bëhej xheloz për foshnjen dhe ndërkohë të vazhdoja të ruaja marrëdhënien e fortë që kishim?
Zgjidhja doli se ishte më e thjeshtë dhe funksionojë dhe është…
Bisedo me foshnjen tënde duke i përmendur me zë të lartë sa i mrekullueshëm është vëllai apo motra dhe sa shumë i do ,ndërkohë që je e sigurt që fëmija po ju dëgjon qoftë dhe nëse është duke luajtur.
Të duket e lehtë? Ashtu është! Ndoshta je duke e bërë dëri diku…por bëje më shpesh , në ke mundësi përditë. Bebi adhuron ndërveprimin dhe të dëgjoj zërin tuaj e ndërkohë fëmija i madh do ndihet krenar dhe i veçantë dhe pjesë e skenës tënde me bebin.
Më është dukur sikur pothuajsë gjithë periudha e foshnjërisë e kam kaluar duke i dhënë gji fëmijës tim të dytë dhe ishte e vështirë të kaloja kohë me të parin ndërkohë që po përpiqesha të mësoja si ti jepja gji foshnjes dhe ndoqa këshillën e mësipërme qoftë dhe gjatë periudhës që po ushqeja bebin. Mund ta shihja që djali im po buzëqeshte kur e bëja këtë dhe e shikonte më me pranim bebin.
Nuk ka xhelozi mes tyre sepse fëmija më i madh është KRENAR të jetë një vëlla i madh dhe dëshiron t’i mësojë vëllait të vogël çdo gjë që ai di.
Po kur rriten?
Kur fëmijët rriten (të mitë janë 2 dhe 6 vjeç) duhet të vazhdosh të ndjekësh këtë këshillë vetëm sigurohu që po e bën dhe për më të voglin. Do të bëhet një zakon i paparë!
Cfarë duhet të shmangësh
Duhet që asnjëherë po asnjëherë ti vësh kundra njëri-tjetrit. Shumë prindër as e dinë që janë duke e bërë këtë gjë por ja një shëmbull:
Le të themi që fëmija më i rritur po dënohet dhe nuk i lejohet të dal të luaj por kjo s’do të thotë se i vogli nuk mund të dal gjithashtu. Thjesht je më i kujdesshëm që të mos mburresh mbi sa po argëtoheni ndërko tjetri është i dënuar. Kjo do shtoj inatin mes tyre.
Është e vogël, por këto gjëra ndodhin po nuk patëm kujdes dhe mbi të fillon të krijohet ndjenja e xhelozisë. Përpiqu me sa mundesh ti shmangësh këto situate.