Letër për nënën e re…
Gjatë këtyre 9 muajve të fundit ti ke sakrifikuar trupin dhe fuqinë tënde për bebin tënd. Ke ndryshuar mënyrën sesi ushqehesh, vishesh, dhe ke parë sesi po të rritet barku. Ky proçes mund të ketë qënë i magjishëm për ty, ose çdo ditë një sfidë me vetë. Sidoqoftë, gjatë këtyre muajve ti ke bërë më të mirën e mudshme. E më pas ke dhënë sforcon më të madhe në lindjen e fëmijës tënd, pafund sakrificë por çdo sekondë ja ka vlejtur, ketë gjë e kuptove që momenti e parë që kishe bebin tënd në dorë. Kaq mbaroi…mendove.
Tani erdhi mëmësia. Dhe jep pafund. Humbet gjumin e trupi kalon sakrificën tjetër të dhënit gji. Çdo ditë mund të duket e vështirë, dhe një nënë e re fitore mund të quash faktin që ja dole të veshësh diçka të pastër. Gjatë ditës ti je e mbuluar në çiç apo vjellje apo dhe të dyja në 90% të kohës. Jep e jep e ndërkohë je pafund e lodhur e po përpiqesh të marrësh veten nga lindja.
Nënë e re:
Ti mund t’ia dalësh! Ke nevojë ta dëgjosh! Ti po ia del për mrekulli. Je nji mama fantastike. Mund të ndihesh e lodhur apo e papërgatitur por nuk është ashtu. Zoti të ka falur këtë njeri të vogël perfekt. Ta dha ty! Dhe ti je prindi perfekt për fëmijën tënd. Kjo nuk do të thotë se nuk do bësh gabime, por ji e mirë me veten kur i bën ato.
Ji e kuptueshme me veten kur e ke gabim. Ji e mirë me veten kur nuk di se si të veprosh. Ji e mirë me veten edhe kur ditët të duken të gjata dhe të pamundura. Gjithashtu, ji e mirë me veten kur del përpara pasqyrës.
Çdo sakrificë, çdo sekond ia vlen. Ji e mirë me veten!
Çfarë duhet të dijë një baba i ri përpara se të vijë bebi në shtëpi.
Kur sollëm foshnjen në shtëpi ishim të hutuar, si çdo prind i ri. Nuk denim asgjë. Por ne do ju ndihmojmë të navigoni në…