Muaji i 7
Bërja gati për ecjen këmba dorazi
Të qëndruarit ulur shëndrohet në një aktivitet argëtues në muajin e 7. Shumica e bebeve e arrijnë këtë pa ndihme por kujdesuni që rrethohet nga ambient I butë nëse bie.
Kur fëmija juaj sheh një objekt interesant larg mund të tentoj ta kap. Të lëvizurit para nga pozicioni I ulur është tepër i rëndësishëm. Ajo mund të përdor gjunjtë për ta arritur. Do mësoj të mbaj veten dhe të qëndroj kemba dorazi. Mund të tundet para mbrapa pa lëvizur por po praktikon për të hedhur hapat.
Të ecurit këmbadorazi nuk është një arritje e domosdoshme: të parit një objekt lart dhe të gjeturit mënyrën për ta arritur është. Disa bebe shtyhen, disa ecin barkazi e disa me prapanice. Disa bebe e anashkalojnë ecjen kemba dorazi totalisht dhe përqëndrohen te ngritja dhe ecja.
Hidhi një sy objekteve të rrezikshme!
Tani që bebi behet i levizshëm është koha për të menduar sigurinë. Shikoje shtëpinë me kujdes. Mbulo prize, hiq kordonët nga shikimi dhe objektet e thyeshme apo të mprehta nga vendet që bebi mund ti kapë. Konsidero vënde që mund të kenë nevojë për mbulime si psh shkallet. Ështe e rëndësishme që bebi të ketë hapsirë për të eksploruar sepse kjo do të jetë detyra e tyre te eksplorojnë cdo gjë!
Ankthi ndaj të huajit
Mes moshës 6-12 muajsh bebi mund të fillojë të shfaqë shenjat e ankthit ndaj të huajit. Ajo tashmë mund të dallojë njerëzit që njeh dhe të huajit. Është një fazë normale me grada të ndryshme të reagimit.
Ju luani një rol të rëndësishëm në trajtimin e ketij antkhi. Së pari, nuk duhet kurrë të kërkoni falje për reagimin e bebit. Reagimi i bebit nuk është indikator I rrezikut apo reflektim i prindërimit tënd. Por foli bebit mbi të huajin p.sh “ky është xhaxhai Piter, ai ka dëgjuar shumë për ty, sa do të takojë.” Bebi do e pranoj të huajin kur e sheh që ju e pranoni. Nëse ju e pëlqeni atë person bebi do ndjej që është i sigurt.
Nga siguria e krahëve tuaj, bebi do vëzgjojë fytyrën e të huajit dhe do dëgjojë intonacionin e bisedës mes jush. Leri hapsirë derisa të ndihet më rehat. Nëse bebi është sensitive ndaj të huajve, nuk është ide e mirë t’ja jepni ta mbaj në krahë.
Ankthi i ndarjes
Gjatë kësaj kohe gjithashtu bebi do të ketë të vështirë të ndahet nga ju. Anthi i ndarjes mund të ndodh kurdo nga 6-12 muajve. Ndarja nga bebi është hap i rëndësishëm për ju. Nëse bebi është i acaruar apo i ngjitur mund të jetë shumë e vështirë. Kjo ju bën të dyshoni nëse bebi ndihet i pasigurt, është shumë i varur, ska besim, apo se jeni një prind i keq që po e lini. Sado e vështirë që është përpiquni mos shqetësoheni. Është një fazë normale e zhvillimit dhe ka strategji specifike qe mund të ju ndihmojë të ndaheni nga bebi.
- Lereni me dikë që ju dhe bebi i beson. Ankthi i të huajit dhe ndarjes janë bashkë. Kalo kohë me personin që bebi të ndjejë që ju keni besim.
- Komuniko për menyrën sesi bebi ka nevojë të ndjej siguri? Të ketë rutinën e respektuar, lodrat e veta
- Nëse po ndaheni regullisht nga fëmija ndërto rutinë. Bebet e duan rutinën dhe situatat e njëjta. Nëse e dinë ç’ndhodh ndihet më i sigurt.
Muaji 8
Të treguarit dhe të kapurit
Bebi juaj është shumë aktiv këto kohë. Duart i ka vazhdimisht në lëvizje, mund të mbajë objekte dhe të vazhdojë të përdor kapjen ‘’pickim’’. Gjithashtu ka mësuar për të përdorur gishtin tregues si mjet për të investiguar hapsira të vogla.
Rreth kësaj kohe bebet fillojnë të tregojnë objekte. Përpiqu ti rezistosh tundimit për tja sjell lodrën më mirë është të parktikojë ta lëviz për ta marrë.
Të ecurit këmba dorazi dhe ngritja në këmbë
Bebi do të tentojë të ngrihet në këmb. Kjo është e vështirë sepse kërkon këmbë të forta dhe sit ë përthyehn e të mbajë peshën. Sapo të ngrihet ai s’di të ulet. Shumica e bebeve nuk janë të itneresuar të ulen, tunden, mbahen me një dorë, lëvizin peshën nga një këmb te tjetra. Por kur e kuptojnë shikojnë për ndihmë nga ju. Foli bebit sesi ulet.
Nëse nuk duket i interesuar për tu ngritur mos u shqetëso ka kohën e vet.
Çështjet e gjumit
Kjo është kohë e zakonshme që fëmijët fillojnë e zgjohen në mes të natës. Mund të qaj papritur apo mund të riflej vet ose mund të vazhdojë të qaj. Bebi po mëson shumë gjëra të reja për trupin e vet, të lëviz, qëndroje e të mbajë.
Shumë prindër dallojnë që bebi vetëm lëviz në krevat duke u ushtruar të ngrihet, eci këmba dorazi. Ose mund të qaj për prindrit si për të thënë “jam gati për të ushtruar pak më shumë’’ ose ‘’jam ngritur e s’di të ulem’’. Kjo është stresuese për prindrit që po bënin gjumin e shumë kërkuar.
Fotot dhe pasqyrat
Bebi tashmë mund të lidh veten me imazhin e tij në fotografi edhe në pasqyrë. Mund ti tregoni një album me foto të disa nga njerëzve të preferuar si tezet, gjyshi gjysja. Foli për këta njerëz thuaji emrat dhe kush janë. Fotot i ndihmojnë fëmijët kur janë larg prindit.
Muzikë me veprime
Bebet i duan shumë këngët dhe muzikën dhe kjo inkurajon gjuhën. Ka shumë këngë për fëmijë në youtube, këndo me fëmijën tënd duke bërë disa levizje .
Muaji 9
Ngjitja
Rreth kohës që bebi tenton të ngrihet mëson dhe të ngjitet. Është një hap i ndryshëm që kërkon kordinim duar , peshe dhe këmbë për të tërhequr trupin lart. Shkallët bëhen të parezistueshme për këta ngjitsit e vegjël por do e kenë këtë aftësi pas disa muajve. Kini shumë kujdes!
Siguria në kuzhinë dhe dhomën e gjumit
Bebet do përpiqen të largohen nga divanët ku i keni vendosur. Rreth kësaj kohe disa bebe ambicioz do të tentojnë të dalin nga shtrati i tyre. Sigurohu që krevati ka krahët e lartë. Mos harro shumë nuk arrijnë të dalin derisa mbushin dy vjeç! Por provat vazhdojnë.
Bebet pëlqejnë të eksplorojnë kuzhinën sidomos kur prindi është duke përgatitur një vakt. Por kjo është e rrezikshme për bebin bejni pjese me kujdes.
Konsideroni këto këshilla:
- Soba: gjithnjë mbyllur
- Mos e mba bebin në krah e trazo gjëllën, as mos e tento!
- Ofroje tenxhere, kapak të sigurta sepse janë interesant për bebin.
- Mund ti jepni të mbajë dhe lugën prej druri
Ushqimet e preferuara
- Tashme bebi ju ka treguar preference te ushqimi.
Pavarsia në tavoliën e ngrënies
- Interesat e bebit për të qënë i pavarur është e vertet dhe nis nga ushqimi. Shpesh herë nuk është ushqimi që e shqetëson por do të vet ushqehet. Një zgjidhje ofrojë një lugë ndërkohe që po e ushqeni.
- Lereni te eksperimentoje me disa ushqime të prera ne feta të vogla që mund ti shkrihen në gojë. Perime të ziera apo fruta të buta.
- Jepini sa më përbërje të ndryshme të buta dhe të forta
Siguria
Ju do të jeni të manhitur ndaj interesit non stop ndaj levizjes dhe eksplorimit mund të mos kuptoni që bebi e ka gjithnjë një sy ku jeni ju.Ju jeni siguria e tyre dhe do tentojë gjithnjë të jetë ku jeni ju.
Ky është një hap i rëndësishëm i pavarsisë së saj. Do të jetë e interesuar të eksploroj nëse ka siguri se qëndra e saj e sigurisë (ju) jeni pranë.
Muaji 10
Bëj gati atletet
Në këtë moshë bebet janë shumë të lëvizur. Si rezultat edhe tip po ashtu! Aftësitë e tyre për të lëvizur përshirë ecjen këmba-dorazi , ndryshimi i pozicionit nga ulja dhe madje disa sapo kane hedhur hapa të parë.
Mos u mbështet vetëm te mbrojtset për bebet: detyra e tij tani është të lëviz, eksploroj dhe mësoj. Ti duhet të jesh një hap përpara.
Ndihmusat
Tavolina e mesit është e njëjta gjatësi sa bebi për të praktikuar ngjitjen apo hedhjen e një hapi dhe shërben si ndihmë për balancën. Ai mund të lëviz nga një mobilje në tjetrën në dhomën e ndënjes. Ai madje mund të jetë duke praktikuar që të mbahet me një dore dhe të kapë lodrën poshtë tij.
Po rrethoret?
Mund t’ju kenë dhuruar një rrethore pas lindjes por ato shoqërohen me debat të madh. Disa prindër janë tepër të lumtur me to. Por nga ana zhvillimore, eksperët mendojnë se këto rrethore nuk e mbrojnë aftësitë që do bebi për të mësuar të eci në mënyrë që ti përdor muskujt ndryshe. Rrethoret i mundësojnë bebit të bëjnë gjërat që mundet lehtësisht. Ato gjithashtu shpesh herë janë shkaktare e aksidenteve se lodrat e tjera…sidomos nëse janë afër shkallëve apo pranë kuzhinës ku po gatuhet diçka në sobë. Vendimi është në dorën tuaj.
Bebi nuk po ecën këmba-dorazi
Nëse bebi nuk po ecën këmbadorazi apo po përqiet të ngrihet duke u kapur pas mobiljeve mund të jenë të shqetësuar për zhvillimin e tij. Këto janë normale, bebe të shëndetshmë që nuk janë të interesuar në këto aktivitete por lumturohen duke qëndruar qetë duke luajtur. Këto bebe mund të jenë vëzhgues të mëdhenj dhe gjithmonë thithin informacion.
Shanset janë që bebi do të ecë këmbadorazi papritur. Mos harro që ka plot bebe që e anashkalojnë këtë: shtyhen, zvarriten ose shpikin mënyra për të lëvizur. Disa të tjerë ngrihen direkt në këmbë. Sapo fillojnë këto bebe të lëvizin, çdo gjë tjetër ndodh shpejtë.
Është tepër e rëndësishmë të mbështesni interesat individual të bebit sesa ti detyroni të bëjnë diçka për të cilën nuk është gati.
Loja kuka-mshefti
Memorja e bebit ka bëre hapa të madh këtë muaj. Po zhvillon aftësinë e të mbajtur mënd që ju ekzistoni dhe kur nuk ju sheh. Ka shumë lojëra që bebet dëshirojnë të luajnë që ndihmojnë në këtë zbulim të ri.
Nëse nuk keni luajtur kukamshfeti akoma me bebin, do filloj të luaj ai. Shumë bebe preferojnë ta bëjnë me kuverten e preferuar e vendosin në kokë dhe pastaj zbulojnë fytyrën për të parë prindin duke i buzeqeshur. Ata gëzohen kur ju flisni kur janë të fshuhur, si p.sh “ku vajte?” Nëse bebi nuk po inicion vet atheherë tentojeni ju duke u fshehur pas duarve. Bebi do të ju imitoj.
Një tjetër lojë interesantë është fshehja e një lodre të bebit nën një kuvertë. Aty mëson të lëviz kuvertën për të marrë lodrën.
Tani që bebi ka mësuar mbi ekzistencën e objektit edhe kur sështë para tij mund të reagojë fort kur ju largoheni. (Kjo lidhet me ankthin e ndarjes që fillon rreth muajit të 7). Ai e di që ju ekzstioni dhe jeni diku pa të. Është tepër e rëndësishme që përsoni që po e mban ti përmend që ju do të vini ta merrni së shpejti.
Të treguarit me gisht
Do të ju duhet një muaj ose dy përpara se të dëgjoni fjalët e para të bebit edhe pse ai po kumunikon me ju gjatë gjithë kohës. Ju mund ti mësoni sinjale për të komunikuar nevojat e veta.
Nëse ai është ulur në karrigen e vetë për të ngrene dhe do të largohet p.sh mësoje të ngreje duart lart si shënjë. Sigurisht, vazhdoje duke I folur si ‘’a ke mbaruar?” “do të ule”.
Një tjetër shënjë e njohur është mirupafshim. Kur bebi po ndahet nga ju bëjani me dorë duke i treguar që po largoheni dhe se do ta takoni së shpejti. Në fillim bebi mund ta bëj pas ngjarjes duke ju treguar se po e thith informacionin dhe po praktikon. Ai së shpejti do të ju përshëndes me dorë.
Muaji 11
Luani bashkë
Mund t’ju duket si skenar i njohur: je në një takim ku ka dhe fëmijë të tjerë dhe po sheh sesi fëmija luan me një moshatar. Bebi juaj po luan me një lodër të cilën fëmija tjetër po e sheh. Në momentin që fëmija tjetër zgjat dorën dhe e merr fëmija juaj qan dhe kërkon për ndihmë. Ju ndërhyni bashkë dhe me prindrit e tjerët dhe thoni ‘’le të luajmë bashkë’’ të ndajmë lodrën.
Foshnja në këtë muaj është akoma ‘’egocentrik’’ sipas ekspertëve. Fëmijët besojnë se bota rrotullohet rreth tyre dhe nuk janë të aftë për të kuptuar një perspektivë tjetër. Prandaj, aftësitë e tyre diplomatike nuk kanë nisur dhe nuk dinë si t ë luajnë bashkë apo të ndajnë një lodër.
Por kjo nuk do të thotë se është humbje kohe për ti shpjeguar fëmijës që do duhet të pres të luaj me një lodër apo se nuk duhet ti marri lodrat nga një fëmijë tjetër. Fëmijët mësojnë përmes experiences dhe ndërveprimit. Tani detyra e tyre është të ndjekin interesat dhe të eksplorojnë botën. Kjo arrihet përmes lojës.
Loja paralele
Hërën e parë që luajti bebi juaj, përpara se të bëheshe e levizshmë ishtë përmes vëzhgimit. Kjo ndodhte të gjitha herët që ju e ulnit atë përpara një përsoni përfshirë dhe vetën. Edhe përse ajo nuk po luante drejtëpërdrejtë me fëmijë të tjerë apo me lodra apo ishte pjesëmarrse përmes vëzhgimit.
Sapo bebi mëson të ulet dhe të adaptohet më lehtë me gishtat e duarve përfshihen në një lojë tjetër njohur si lojë paralele. Një shëmbull i kësaj lojë është në skenarin e përmendur më sipër. Edhe përse nuk po luajnë me njëri-tjetërin, ulur ngjitur këta fëmijë studjojnë ndërveprimet e njëri tjetrit me lojën, flasin me veten dhe mësojnë nga njëri-tjetri.
E ngjashme me skenën e mëparshme nëse një vajze po luan me makinë, shancet janë shumë të larta që fëmija pranë saj do duaj të luaj me pot ë njëjtën makinë. Hilja e prindërve është të mësojnë balancën delikate mes mbështetjes së lojës dhe parandalimit të ‘’luftes’’ mbi një lodër. Një mënyrë është të sigurohesh që kur ke krijuar një grup pune duhet të kesh lojëra të ndryshme si p.sh makinë, topa, puzzle etj.
Është e rëndësishme të mos e ngusësh fëmijën në këtë lojë. Fëmijët kalojnë gradualisht nga loja parallel me bazën e lojës së sukseshme të bashkëpunimit dhe me aftësinë për të kuptuar konceptin e ndajrejs dhe negociatës.
Ecja?
Çdo prind lëshon një frymë lehtësuese kur shohin fëmijën e tyre tek hedh hapin e parë. Ka një moshë mesatara se kur fëmijët fillojnë te ecin disa që 10muajshe e ndërkohë të tjerë më afër 16-17muajsh. Çfarëdo qoftë mosha ju keni marrë këshilla nga miq e familjarë nëse fëmija juaj duhet të veshë këpucë.
Përgjithësisht, konsenusi mës eksperteve është që ti veshësh këpucë kur ata fillojnë të ecin pranë kolltukut apo sapo të hedhin hapat. Përpiqu të gjësh këpucë me shollë të butë dhe fleksibël në mënyrë që këmba e fëmijës mos rrëshqasë. Nëse mund ta mbash zbathur mbaje sa më shumë në mënyrë të forcojë muskujt e këmbës.
Ndarja, vendosja sipër dhe klasifikimi,
Nëse keni lënë përpara bebit ndonjë kosh me rroba të sapo lara mund të keni kuptuar një lojë mjaft argëtuese për të voglin tuaj. Në këtë moshë bebet janë të interesuar të heqin objekte, të krahasojnë masat, dhe ti rivendosin ku I gjeten (këtë të fundit se kanë aq të preferuar).
Nëse nuk do të përdorni koshin me rroba për këtë aktivitet mund të gjëni lodra pafund mbi këtë interes.
Gjithmonë është kohë e mirë për të lexuar
Edhe bebet shumë aktive shijojnë pak kohë të qetë ulur në prehrin e mamit ose babit duke lexuar një libër. Mënyra e tyre e leximit duke kthyer faqet, treguar objektet, prekur, dhe të ngrënit është si lexojnë.
Edhe pse ndërveprimi I bebit tuaj me librin mund të zgjas me sekonda nuk do të thotë se nuk po përfiton nga eksperienca. Vazhdoni i lexoni dhe do kuptoni që me kalimin e kohes do qëndrojë më shumë.
Ajo me siguri po preferon një libër mbi të tjerët dhe ju po rilexoni të njëjtin libër për të shumtën herë. Kur ajo tregon një fjalë apo ndalon në një faqe, lexoji fjalet me avash. Ajo me siguri nuk do ti perseris por nuk do të thotë që nuk po I thith. Leximi ndihmon aftësinë e kuptimit, gjuhën dhe është një hobi për fëmijën.
Muaji 12
Pavarësia në rritje
Bebi jot po mëson të bëj gjërat vete, mund të dalloni sjelljen të ndryshme. Ajo nuk është më një bebe e vogël që do të rri në krahët e tua për një kohë të pacaktuar. Tani ajo është në lëvizje dhe do të ju përqafojë vetëm kur do ajo.
Ajo po e shtyn vetën të bëjë më shumë gjëra me trupin e saj dhe shpesh herë behet e paduruar në qoftë se ju e ndihmoni. Por ajo sërish do 100% të vemendjes suaj. Mos shkoni me vrap kur ttherret! Është një mundësi e mirë për të mësuar që mund të prese. Durimi është një nga mësimet më të vështira të jetës.
Vendosja e limiteve
Pjesë e detyrës së bebit tuaj është të eksploroj e zbulojë gjëra të reja. Shpesh herë kjo mund të sjellë situate të rrezikshme. Përsëritja në vendosjen e limiteve është esenciale në prindërim.
Vendosja e limiteve e mban fëmijën tuaj të sigurt: duhet të mësojë se në botë ka rreziqe qe duhet ti shmang. Gjithashtu vendosja e limiteve e mëson të respektojë të tjerët. Me pak fjalë nuk mund ti dal gjithmonë e tija.
Në vënd që ti thoni çfarë nuk duhet të bëjë në një situatë, tregojni çfarë duhet të bëjë. Ose jepini alternative të mira ku ai është i lirë të zgjedh.
Objektet tranzicionale
Shumica prej nesh ka në memorjen e tij nje objekt të preferuar qoftë arush apo një batanie të cilat në momente të vështira I kemi mbajtur pranë. Shpesh herë mund të jenë batanie, lodër, pelush, apo diçka tjetër përsa kohë ka një kuptim special për fëmijën tuaj.
Ekspertët e përdorin termin ‘’objekt tranzicioni’’ për t’ju referuar sepse ato mbështesin fëmijët përmes tranzicionit, si p.sh një kujdestare e re, apo cerdhe e re. Ato e kujtojnë fëmijën për sigurine, dhe dashurine e prinderve.
Kjo nuk është koha e duhur për ta ndarë fëmijën nga objekti tranzicional pasi shumë janë në kulmin e ankthit ndaj të huajtit dhe ndarjes. Por ka strategji qe mund të ju ndihmojnë.
Një nga taktikat më të sukseshme përfshijë kohra të caktuara kur ky objekt mund të përdoret si p.sh:
-koha e gjumit
-kur largohet nga mami dhe babi
-kur është i mërzitur
-pasi është rrëzuar.
Në periudha të tjera gjatë ditës, mbajë në një vend të njëjtë ku fëmija mund ta marrë nëse do.
Orare të reja të dremitjes
Rreth 12 muajsh apo disa muajsh më pas do të vini re se bebi do fillojë të ndryshojë oraret e dremitjes. Ai po tranzicionon në një gjum dreke. Mund të shtyjë gjumin e mëngjesit për më vonë ose të refuzojë të shtrihet për një gjum të dytë. Ose mund të flej në të njëjtën orar por për një kohë më të gjatë.
Disa bebe ju nevojiten muaj për rutinën e re. Mund të nevojitet ndërhyrja juaj për ta mbajtur me zgjuar në mëngjes në mënyrë që të bëjë një gjumë të mirë dreke. Në fillim mund të keni pak grindje.
Festoni me kujdes
Për ditëlindjen e parë të bebit, ju meritoni një dhuratë! Bravo keni arritur t’ja dilni vitit të parë të prindërimit. Mund të mendoni se një festë madhështore duhet bërë për këtë.
Por le të jemi pak të sinqertë: festa e parë e bebit shpesh shëndrohet në festen e prindërve. Ju lutem mos harroni që është një 1 vjeçar por një bebe akoma. Nëse është fëmijë i urtë një festë e madhe nuk do të jetë diçka e pëlqyeshme për të dhe do shëndrohet në një moment grindje. Organizoni me kujdes duke u bazuar në temperamentin e fëmijës tuaj.