Të përgatisësh një shishe me formulë për bebin ju duket e lehtë apo jo? Hidh pak pluhur ujë , tunde dhe jepja bebit. Por në fakt ju duhen më shumë informacion se aq! Po sikur bebi të dojë vetëm qumësht të ngrohtë? A ngrohet formula? Po sikur bebi nuk e pi gjithë shishen? Çfarë ndodh me tepricën? Më poshtë do të ju njohim me shumë nga dilemat dhe zgjidhjen e tyre rreth kësaj teme.
Ka tre lloj formulash për bebe: formula pluhur, formula e koncentruar, dhe formula e ‘gatshme’.
Formula pluhur shitet në kuti në masa të ndryshme dhe kërkojnë që ti miksosh pluhurin me ujë. Zakonisht është 1 lugë (luga e posaçme shoqërohet me formulën) për çdo 59.14ml. (Sigurohu që ti lexon udhëzimet që ndodhen në pjesën e mbrapme të kutisë për të qënë e sigurt.) Një nga përfitimet e formulësh pluhur është që mund ta përdoresh lehtësisht në levizje. Mund ta mbash në një kuti të posaçme dhe ta bashkosh me ujin kur je gati për të ushqyer bebin. Nuk ka nevojë të ruhet në frigorifer. Si dhe është një nga më ekonomiket nga kategoria e formulave.
Formula e koncentruar shitet në formë kanaçe dhe duhet miksuar me ujë. Zakonisht kanaçja miksohet me të njëjtën sasi në ujë (lexo udhëzimet).
Formula e ‘’gatshme’’ është e parapërgatitur në formë lëngu dhe shitet në kuti/shishe të mëdha. Sapo e ke hapur shishen duhet ta ruash në frigorifer. Është me e lehta nga të gjitha opsionet pasi nuk ka nevojë ta përgatisësh. Thjesht hidhe formulën në shishe dhe jepja bebit. Është një nga më të shtrenjtat.
Përgatitja e formulës
Nëse po përdorje pluhur apo formulë të koncentruar, ka disa udhëzime për të siguruar që po e përdorni në mënyrë të sigurtë.
- Së pari, lani duart. Duart e pista mund ta kontaminojnë.
- Sigurohu që përdor ujë të sigurt. Shumë nga kutitë e formulës mund të përdoren duke përdorur ujë të zier, ujë të blerë apo ujë të filtruar. Nese jeni të sigurt që uji i çezmës është i sigurtë mund ta përdorni, por vetëm nëse jeni të sigurtë për përbërjen e tij.
- Kur e kombinoni , trazo ujin me formulën mos e tund. Të shkundësh formulën krijon fluksa gazi dhe nëse gëlltiten shkaktojnë gaz te bebi. Tunde në mënyrën e akrepave të urës.
- Kur përdor formulën pluhur gjithmonë përdor lugën që e shoqëron. Mos përdor të vjetrat edhe nëse janë të ngjashme apo një brand.
- Mati mirë. Shishet që kanë shumë ujë apo shumë pluhur mund të shkaktojnë problem stomaku dhe parehati te bebi.
- Sa formul duhet të përgatisësh në një kohë? Është çështje preference. Disa prindër përgatisin një shishe të madhe me formulë për gjithë ditën, duke e vendosur në një mbatës të posaçem dhe marrin aq sa duhet kur duhet të ushqejnë bebin. Disa preferojnë ta bëjnë në momentin që bebi është gati për vaktin.
Ruajtja e formulës
Pasi e ke përgatitur formulën e bebit është e rëndëishme të ndiqni këto udhëzime në mënyrë që mos marr bakteria apo të jetë shkak sëmundje.
- Sapo ke kombinuar formulën pluhur mund ta mbash në frigorifer për 24 orë.
- Formula e gatshme mund të ruhet për 48 orë.
- Pasi ja ke dhëne bebit çdo lloj formule mund të qëndrojë në ambient vetëm 1 orë më pas duhet ta hidhni. Potenciali i kontaminimit me bakter është tepër i lartë për të rrezikur t’ja jepni bebit.
Keni përgatitur një sasi të madhe të formulës, e ke ruajtur me kujdes në frigorifer dhe tani erdhi koha për të ushqyer bebin. A është e rrezikshme t’ja japësh bebit të ftohtë? Nëse do ta ngrohësh si duhet ta bësh këtë?
Nuk ka asnjë studim mjekësor që sugjeron se formula e ftohtë është keq për bebin. Shumë njerëz thjesht preferojnë t’ja sërvirin të ngrohtë. Nëse jeni duke i dhënë gji bebit , ngrohja e shishes mund ta bëj të duket më shumë si qumshti i gjirit ose të lehtësoj tranzicionin mes qumshtit të gjirit dhe formulës.
Nëse vendos ta ngrohësh ka disa mënyra si ta bësh këtë gjë:
- Më e thjeshta dhe më e lehta është të investosh në një ngrohës shisheje. Vendose shishen e përgatitur , shtyp butonin dhe ngrohet në temp e duhur në pak minuta.
- Një tjetër mënyrë e lehtë është të mbushni një gotë me ujë të nxehtë vendose shishen brenda dhe leje pak minuta por jo më shumë se 15min.
Testoje në dorë duke hedhur një pike te brryli.
MOS PËRDOR KUR MIKROVALËN APO SOBËN PËR TË NGROHUR SHISHEN ! SHISHJA NUK NGROHET NË MËNYRË TË NJËTRAJSTSHME DHE MUND TË DIGJINI BEBIN KUR ËSHTË DUKE E PIRË.
Tek www.beba.al mund të gjeni dhe porosisni online ushqime për foshnjën tuaj. Gjithashtu mund të gjeni aksesorët që ju duhen për ushqyerjen, si edhe ngrohës e sterilizues për bibebrona apo kavanoza të vegjël.