“Si të kujdesem për lodrat e bebit?”
Pyetje me vend! Më poshtë disa këshilla si t’i pastroni lodrat në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe efektive. Frekuenca e pastrimit është në dorën tuaj. Ne i kemi ndarë me kategori lodrat.
Si ti pastroni lodrat pellush
Shumica e lodrave pellush kanë etiketën udhëzuese që duhet parë për të përcaktuar mënyrën më të mirë të pastrimit. Shumë do të thonë lajini me dorë, por nëse je e vendosur për ti futur në lavatriçe, mund ta bësh këtë gjë. Nëse nuk duhet ti lash po thjesht ti heqësh pluhurin përdor fshesen me korent.
Cilat lodrat pellush nuk mund të lahen në lavatriçe?-ti mund të rrezikosh acarimin e fëmijës tënd por merr në konsiderat se këto lloj lodrash nuk duhen larë në lavatrice:
-lodër pellush që ka një kuti muzike
– lodra është e vjetër apo delikate
-lodra ka elemente të ngjitura si xixat, fjongo etj.
-lodra ka elemente delikate që nuk mund të hiqen (veshje etj)
-lodra është e mbushur me tjera gjëra përveç poliestër, si psh rënë apo sfungjer.
Lavatriçja
Kini parasysh se lodra mund të dëmtohet. Mund të përdorni detergjentin e zakonshëm por diçka që nuk ka erë dhe që është e sigurt për bebin. Konsideroni ti hidhni një gotë açe nëse lodra ka njolla apo mban erë. Më pas merrni një këllëf jastëku të përdorur dhe futi brënda lodrat. Mbylle kllëfin lidhe dhe vendose në lavatrice. Unë do të ju rekomandoja të përdorni ciklin për veshje delikate ose me ujë të ftohtë ose ngrohtë por jo të nxehtë. Nëse uji bëhet i nxehtë mund të shkrijë elementet e ngjitura. Kur të përfundojë e lara, nxirri lodrat , krihe lodrën me një krëher për ta rifrtyrë.
Për tharjen ke disa opsione, nese ke makinë tharrëse vendose sërish në këllëf jastëku , ose mere lodrën dhe vare diku ku i bie dielli. Kujdesu si për rrobat me ngjyra kur lani lodrën me lodra të tjera veçoji ngjyrat.
Larja me dorë
Për lodrat që në etiketë cilësohet të lahen me dorë thjesht lajini me një detergjent të zakonshëm me një leckë të pastër në pak ujë. Masazhoje me kujdes më pas shpëla dhe sigurohu që e ke shpëlar mirë. Vare diku brënda apo jashtë ku e kap dielli.
Si të pastroni lodra plastike, llastik apo silikon pa bateri.
Lodra plastike e butë dhe llastik
E mira është ti lani në lavaman dhe jo në pjata larëse sepse materiali mund të shkrij në uj të nxehtë. Lodrat e holla plastike hyn në të njëjtën kategori kështu që mund ti lani lehtësisht me sapun apo detergjent në ujë të ngrohtë. Sigurohu që i ke shplarë mirë me ujë të ftohtë e tharë mirë. Për ti disinfektuar sprei me një përbërje prej alkolit dhe ujit dhe leri për disa sekonda . Shplajini sërish dhe vendosini diku ku mund të thahen.
Lodrat e forta plastike
Lodra të forta si lego etj mund të vendosen në çanta delikate dhe të lahen në pjatalarësen.
Lodrat Silikoni
Mund të futën në pjata larëse ose mund të zihen në një tenxhere të thjesht për higjenë.
Si të pastroni lodra plastike, llastik apo silikon me bateri
Për çdo lodër të tillë që funksionon me bateri apo prizë nuk mund të futet në ujë. Prandaj ju sugjerojmë me një leçkë/sfungjer të lagur në ujë me detergjent lajë pjesën e jashtme të lodrës duke u kujdesur që pjesa e kutisë së baterisë (bateritë të cilat duhet ti kesh hequr para pastrimit). Sigurohu që nuk hynë lagështirë mes pjesëve. Për higjenë mikso ujë me alkol 50/50 në një tas dhe pastroje. Pastro pjesët e sigurta të lodrës.
Si të pastroni lodrat me flokë (barbi, kali My Little Pony etj.)
Flokët: lajani flokët duke përdorur disa pika detergjent te flokët nëse flokët janë të qepura te koka. Nëse janë të ngjitura mos e bëj këtë sepse mund ti bien. Shpaje me ujë të ftohtë dhe shtrijini që të thahen, mund ti krehni për të shmangur ngatërrimet. Nëse vë re se floku është ngatërruar lëja flokët në një tas të vogël me balsam gjatë natës dhe pastaj në mëngjes shplajini. Krihini për të eliminuar ngatërresat dhe mos i thani me tharëse.
Trupi: këto pjesë të forta plastike kanë nevojë për disa truke të vogla si p.sh të largoni njollat krijoni pak pastë me ujë dhe sodë buke. Me një top pambuku vendose te njolla dhe fëkoje, shpëlaje zonën me një lecke të lagur. Sigurohu që nuk fshin ndonjë bojë (si pikturimi i fytyrë) kur je duke bërë këtë! Për njolla më të forta përdor açeton dhe pambuk më pas shplaje.
Për ti disinfektuar, krijo miks 50/50 me alkool dhe ujë dhe bjeri nga koka te këmbët. Pas një minute thaje dhe ja ku keni një kukull të pastër dhe disinfektuar.
Si të pastroni lodrat prej druri
Druri ka elemente kundër bakterieve por si prind sërish përpiqemi ti mbajmë fëmijët sa më larg bakterieve. Prandaj duke përdorur një lecke me uthull të bardhe ne i kalojmë njëherë të këto lodra. Uthulla do të pastrojë dhe do të veprojë si një disinfektant dhe është një metodë fantastike e pastrimit të lodrave prej druri. Ato nuk kanë nevojë për pastrim tepër të shpeshtë por herë pas herë. Era e uthëllës do të largohet pas disa minutash mos u shqetëso.
Përse është i rëndësishëm pastrimi i lodrave?
Ka pafund arsye që mund të diskutojmë por për mua është sepse i duam fëmijët sa më të shëndetshëm. Sipas websitit të Fisher-Price (një nga prodhuesit e lodrave më të mëdhenj në botë) thuhet:
Çfarë shkakton një grip?-ndryshe nga emri gripi nuk shkaktohet nga ajri i ftohtë por nga një infeksion viral. Gripi dhe afro 200 lloj virusesh janë zbuluar të kënë ndodhur nga njerëzit që janë ekspozuar janë sëmurë me grip. Përse ndodhin ato më shumë gjatë vjeshtës dhe dimrit? Moti nuk e sëmur fëmijën por i bën ata të kalojnë më shumë kohë brënda ku shpërndajnë viruset te njëri tjetri.
Në fakt mbatjta e fëmijëve në ambiente të brendshme me kondicionerin e hapur në të ngrohtë dhe me dritaret të mbyllura në fakt i bën ata ta kapin gripin sa më shpejtë.
Si e parandalon përhapjen e tyre? Është e pamundur të shmangësh që fëmija të sëmuret mos harro se foshnjet dhe bebet sëmuren mesatarisht 10-12 herë në vit. Parashkollorët mesatarisht 5-6 herë në vit dhe fëmijë më të rritur më pak. Edhe përse është angari të ftohtesh, lajmi mirë është se ekspozimi ndaj viruseve është i padurueshëm i ndihmon fëmijët të forcojnë imunitetitn për të parandaluar gripat e ardhshëm. «
Për shkak se fëmijët sëmuren dhe gjithmonë luajnë më lodra apo me njëri-tjetrin pastrimi i tyre është esëncial në mbajtjen larg të baktereve veçanërisht gjatë muajve të ftohtë kur fëmijët rrinë brënda.