Ti ia dole të lindësh bebin tënd! Tani je kthyer në shtëpi me ketë jetë të re dhe maratona jote filloi. Çdo gjë që ke lexuar mbi përkujdesin ndaj të porsalindurit dhe këshillat duket sikur të fluturuan nga koka e s’di nga t’ia fillosh. Ky beb i vogël varet vetëm tek ti e ti nuk di çfarë të bësh!
“Unë s’di nga t’ia nis ky është bebi im i parë!” ose “Bebi numër dy dhe unë i kam harruar të gjitha gjërat si bëhen!”
Të porsalindurit janë aq të vegjël dhe duken aq delikat sa duket intimiduese çdo moment me ta. Pyetja ‘’po tani’’ të qarkullon në mendime. Ne do ju rikthejmë ato që ti ke lexuar , nuk i ke harruar jo aty janë qetësohu dhe do ia dalësh !
Le të mendojmë çfarë po ndodh me trurin e të porsalindurit tënd. Ata ishin në shtëpinë e tyrë të ngrohtë, të zhurmshme, kur dëgjëonin frymarrjen tënde. E tani…janë jashtë në këtë botë kaq të ndriçuar dhe e zhurmshme. Ata dinë vetëm se mami dhe babi sigurojnë ushqimin dhe rehatinë që ata kërkojnë.
Le t’ia nisim…
Shtëpia e ëmbla shtëpi
Së pari mirëserdhe mami! Ka qënë pafund rrëmujë në spital, dokumentat, infermieret , doktorët, testet, çertifikata e lindjes, gjidhënia e lista nuk mbaron. Tani është koha të kthehesh në zonën tënde. Nëse ke fëmijë merr kohë për ti njohur me bebin. Ulu në kolltuk , çplodhu, mbaje bebin në dorë dhe bisedo me fëmijën tënd. Mos nxito!
Të porsalindurit flenë shumë, pothuajse gjatë gjithë ditës. Ata kanë nevojë të pinë çdo 2-3 orë dhe të ndrohen shpesh.
Dushi i bebit
Me siguri infermierja të ka këshilluar mbi mënyrën sesi lahet i porsalinduri. Shumë prej tyre ta tregojnë proçesin duke e larë ato para teje. Është në dorën tënde sa herë e lan të porsalindurin apo orarin që ti vendos të përshtatshëm. Ne zgjodhëm mbrëmjen për të krijuar një rutinë nate dhe për ti lënë të kuptojë se erdhi koha për gjum pas dushit. Në ditët e para, kur i porsalinduri ka akoma kërthizën e lidhur dhe nëse është bebe djalë është bërë synet, nuk rekomandohet të lagën këto zona me uj. Prandaj zgjidhja është fërkimi me një sfungjer bebi të butë në zonat ku duhet derisa ti bie kërthiza dhe ti shërohet plaga.
Uji mund të shkaktojë që bebi të ketë ftohtë kur është i ekspozuar dhe lakuriq. Unë e mbushja vaskën aq sat i lagej pak prapanica e kurrizi për ta mbajtur ngrohtë por jo më lart.
Mbaje bebin ngrohtë
Mund të përdorësh dy peshqira/copa të vogla për të pastruar bebin një në ujë të ngrohtë mbi këmbët e tyre për ti mbajtur ngrohtë. Pastro trupin në fillim , flokët dhe kokën mbaje të thatë derisa të kesh mbaruar punë me trupin. Një kokë e lagur dhe flokë nëse ka shkakton ftohtë te bebi.
Avash
Çelsi i suksesit është që ta pastrosh bebin avazh dhe me kujdes. Disa të porsalindur do të qajnë e bërtasin gjatë gjithë kohës, të tjerë do e shijojnë. Vazhdo avash, foli bebit me një zë të qetë gjatë gjithë proçesit. Pastro me kujdes poshtë çdo rrudhe. Një bebe e pastër është një bebe e lumtur.
Ëndërra të bukura
Le të mendojmë se çfarë di bebi. Ata rriten dhe maturohen në një hapsirë të ngushtë të ngrohtë derisa vjen koha për të ardhur në botë. Kjo shtëpi prej 9 muajsh është e ngrohtë dhe shumë e rehatshme. Bebi është rritur me zhurma të zemrës tënde qe pomponte vazhdimisht dhe mushkrive që fusnin ajrin brenda dhe e nxirrnin jashtë.
Shumë prindër mendojnë se i porsalinduri kërkon qetësi në fakt e kundërta është e vërtet. Bebi do zhurma, dhe prandaj ekzistojnë muzika e bardhë ‘’white nooise’’ që ka tinguj si p.sh valët e detit që janë të ngjashme me zhurmën që bebi është mësuar. Ato krijojnë rehati.
Ngushtë dhe rehat.
Kur është koha për të fjetur është mirë ti mbash në një hapsirë të ngushtë. Bebi do të rri ngrohtë dhe i sigurtë. Në barkun tënd ka pasur hapsirë shumë të vogël por ka qënë shumë ngrohtë. Për ta kopjuar këtë ndjesi në të cilën bebi ka mësuar 9 muaj lidhe bebin. (po po lidhe por shiko metodat e reja). Ka pafund çarçaf, batanie bebi të vogla , apo dhe të gatshme sot për ta lehtësuar lidhjen.
Kërthiza dhe të bërit synet
Oh sa bezdi i kam këto! Ëngjëlli jot i vogël është vetëm disa ditësh dhe po shërohet nga plagët. Ata thonë se rënia e kërthizës (kores që krijohet pas prerjes nga kordoni) nuk është aspak e dhimbshme , por ty të duket ndryshe. Çlirimi që ndjen kur më në fund bie nuk shpjegohet dot. Këto zona duhet të qëndrojnë të pastra dhe të thata në mënyrë që të shërohen e mos infektohen.
Shmang irritimet ndaj kësaj duke e palosur pak pampersit përpara bebit nëse arrin të prek koren. Nuk është problematike nëse mban pak ere. Por nëse ndodh pastroje me një pampuk të lagur në ujë të ngrohtë. Do e ndihmoj shërimin. Ajo bie nga 3-10 ditë pas lindjes.
Nëse keni lindur djalë dhe keni preferuar ta bëni synet kjo është një zonë tjetër për tu kujdesur. Këshilla më e mirë që mund t’ju jap është që kur i vendosni pampers sigurohuni që me kujdes penisi tij të jetë poshtë.
Kjo siguron që urina të mos bie nga lart pampersit dhe ti shkoj te zona. Përdor pak krem brënda pampersit që zona mos ngjitet me pampersin.
Gjidhënia dhe shishet
Ti japësh gji bebit është një nga gjërat më me vlera për të dhe për ty si nënë. Nëse mund ta bësh edhe nëse jo unë do të thoja provoje njëherë. Është një sfide e vërtet në fillim por çdo gjë lehtësohet më pas. Qumshti i gjirit ka të gjitha vlerat për bebin tënd, dhe një momënt i vetëm për vetëm me bebin.
Nëse zgjedh ta ushqesh me gji kjo s’do të thotë të mos përdorësh shishet. Është e rëndësishme që ta prezantosh shishen dhe ta ushqesh herë pas herë. Kjo do të ndihmoj për të ardhmen kur të vendosësh të ndalosh ti japësh gji. Fëmija im i parë nuk e preferoi gjirin kështu që u mësua me shishe ndërkohë i dyti ja doli mirë dhe unë nga gëzimi harrova ta mësoja dhe me shishe. Ai nuk pranoi një shishe dhe ishte tepër e veshtirë.
“Lëkur më lëkur”
Të porsalindurit po zhvillohen edhe pas lindjes. Sistemi i tyre i tretjes po maturohet pasi po mësohen me burimin e ri të ushqimit. Pediatrët insistojnë në qasjen lëkurë më lëkurë pasi është tepër e rëndësishme për të porsalindurin. Promovon marrjen e peshes së shëndetshme, redukton stresin, rrit prodhimin e qumshtin dhe avancon zhvillimin.
Njohur ndryshe dhe si kujdesi i kangurit, koha lëkurë më lëkurë është esenciale dhe për bebet me verdhëz. Kontakti me lëkurën e nënëns ndihmon që sistemi i tyre të maturohet dhe të kalojë verdhëzon në mënyrë natyrale shoqëruar me dritën e diellit për 15min çdo ditë. Qasja lëkurë më lëkurë funksonon dhe me babain do të promovojë lidhjen mes tyre.
Vaktet gjatë natës
Gjumi është dicka që shëndrohet në legjendë pas beben. Vaktet e natës nevojiten çdo 2-3 orë. Këshilla ime konsiston në dy opsione. Opsioni i parë: babai të marrë një vakt dhe t’ia japi bebit me shishe në mënyrë që ti të çplodhesh pak dhe bebi të njoh dhe shishen. Opsioni i dytë është bashkë fjetja më lejoj të flija qetë me bebin pranë meje. Është e frikshme për shumë nëna se kanë frikë se gjatë gjumin mund ta vrasin bebin por ka shumë krevate qe ngjiten pas krevatit tënd dhe mund ta ushqesh sa herë ka nevojë.
Përkëdhelje dhe përqafime
Bashkë fjetja është e thjeshtë efiçente dhe të lejon mos sakrifikosh gjumin. Vendose bebin pranë vetes dhe gjoksin në gojë, të dy qëndroni shtrirë. Kur mbarojnë mund ta kthesh te krevati ngjitur, s’ka nevojë të ngriehsh dhe të dy flini mirë.
Por kur vjen mosha 6 mujore është koha më e përshtatshme për ta mësuar me krevatin e bebit. Këtu fillon dhe ta trajnosh për gjumin pasi bebi kupton konceptin e gjumit dhe mund të flej i pamvarur. Trajnimi i gjumit është sfidues por shumë shpërblyes.
Thonjtë e vegjël
Thonjtë e vegjël të bebit mund të jenë një pengese e pabesueshme. Kur ato rriten dhe ju duhet ti prisni shumë prindër hezitojnë. Janë të vegjël , një gabim i vogël dhe i preke gishtin. Tani mund të përdorësh dorashka bebi, ju ndihmojnë për këtë gjë. Por koha do vi që do duhet ti presësh. Mënyra me e mirë?-bëje kur bebi po fle, shancet janë që do qëndrojë pa lëvizur dhe ti me kujdes mund ta realizosh këtë.
Përkujdesi ndaj të porsalindurit mund të jetë intimidues. Por një qasje avash dhe me kujdes është padyshim më e mira. Shpresoj që ju ndihmuam!