Ndërkohë që ju nuk mund të kontrolloni genet që trashëgon fëmija juaj, apo ta mbroni nga çdo rrezik mjedisor, ka diçka shumë të rëndësishme që t’i mund të bësh për të mbrojtur fëmijën tënd:
SIGUROHU QË FËMIJA VAKSIONET SIPAS KALENDARIT TË VAKSINAVE
Pavarsisht se ka debate pafund mbi këtë temë, studimet shkencore nuk e mbështesin teorinë se vaksinat apo përbërësit e tyre shkaktojnë autizëm. Pesë studime me peshë të bëra në SHBA, Britaninë e Madhe, Suedi dhe Danimarkë kanë zbuluar se fëmijët e vaksinuar nuk kanë probabilet më të lartë për autizëm. Gjithashtu një buletin mbi sigurinë nga Instituti i Mjeksisë ka dështuar të gjej prova që mbështesin këtë lidhje. Organizat të tjera kanë dal në konkluzionin se vaksinat nuk lidhem me autizmin dhe këtu përfshihen organizat më me emër si Center for Desease Control dhe Prevention , FDA U.S Food and Drug Administration, American Academy of Pediatrics, dhe Organizata Botërore e Shëndetsisë (WHO).
Mite dhe fakte mbi vaksinimin e fëmijëve.
Mit : Vaksinat nuk janë të nevojshme
Fakt: Vaksinat mbrojnë fëmijën tënd nga shumë sëmundje sërioze dhe vdekje prurëse si tetanozi, difterisë, kolla madhe, polio, hepatitis B etj. Këto sëmundje janë ngjitëse te fëmijët të pavaksinuar.
Mit: Vaksina shkakton autizëm
Fakt: përveç studimeve të thelluara shkenctarët dhe doktorët nuk kanë gjetur lidhje midis vakinave të fëmijërise dha autizmin .
Mit: Vaksinat jepen shumë herët.
Fakt: Vaksinimi i hershëm mbron fëmijën nga sëmundjet serioze, që nëse ndodhin janë tejet të rrezikshme. Kalendari vaksinimit hartohet për ti funskonuar imunitetit të fëmijës sa më mirë. Pritja e vendos foshnjen në rrezik.
Mit: Shumë vaksina jepen njëkohësisht.
Fakt: Mund të kesh dëgjuar teori se shumë vaksina po jepen njëhkohësisht dhe lodh imunitetin e fëmijës tënd dhe mund të shkaktojë autizëm. Por studimet kanë treguar se hapsira në kohë mes vaksinimit nuk e ul probabiletien e rrezikut të autizmit dhe në fakt po i rrezikon ndaj sëmundjeve të tjera.
Çfarë të bësh nëse je i shqetësuar
Nëse fëmija jotë ka vonesa zhvillimore, apo ke vëne re flamujt e kuq lidhur me autizmin, lë një takim me pediatrin. Në fakt,ide e mirë është që doktori ta shoh fëmijën edhe nese i arrin këto aftësi zhvillimore në kohë. Sipas Akademisë së Pediatërve Amerikanë fëmija duhet kontrolluar në moshën 9, 18, 30 muajshe.
Vizitë mbi autizmin. Sot janë zhvilluar mjete pafund për të kuptuar nëse fëmija është në rrezik për autizëm. Shumica e tyre janë pyetje të drejtëpërdrejta me përgjigje po ose jo.
Tako një specialist. Nëse pediatri vë re shënja të mundshme të lidhura me autizmin gjatë vizitës athëerë ti duhet ti referohesh një specialist për një vizitë diagnostifikuese. Një specialist ndërmerr disa teste për të kuptuar nëse fëmija juaj është autik. Edhe pse shumë klinika nuk e diagnostifikojnë autizimin përpara se bebi të jetë 30 muajsh, ata do të mund të kptojnë nëse ekzistojnë simptomat lidhur me autzimin.