Këshilla mbi dhenien gji
Të gjithë kemi dëgjuar mbi përfitimet e pafund të qumshtit të gjirit për bebin. Ka postera në spitale e në çdo klinike apo konsultore. Por kur bëhet fjalë te dhënia gji bebit ekskluzivisht për 6 muajt e rekomanduar (dhe 6 të tjere por shoqëruar me ushqim bebi) rastet e suksesit janë të ulta. Përse është kaq e vështirë të realizohet diçka që të gjithë e dimë?
Ka plot arsye të duash t’i japësh gji fëmijës dhe të kërkosh të kesh sukses në të. Është plot vlera për bebin, ka përfitime për nënën si dhe ndihmon në krijimin e lidhjes me fëmijën tuaj. Por për ne është se sido që të shkoj lindja marrëdhënia kur i jep gji bebit mund të jetë shëruese dhe e bukur.
Më poshtë 5 sekrete për sukes që ju ndihmojnë.
- Nuk duhet të jetë i dhimbshëm.
Është e vërtet se pak dhimbje ose siklet është normale ditët e para të fillimit të dhënies gji. Por dhimbja e padurueshme nuk është pjese e dhënies gji. Do një përgatitje. Le të flasim për ndryshimin mes dhimbjes me problem dhe pak siklet apo parehati qe do zhduket. Ajo që është normale është pickimi kur bebi sapo kap gjirin dhe qumshti lëshohet. Disa gra e përshkruajnë këtë sit ë dhimbshme, apo si pickim. Ditët e para disa thonë se dhimbja zhduket pas një minute pasi bebi ka kapur gjirin.
Nuk është normale që gjatë gjithë seancës së dhënies gji të kesh dhimbje të padurueshme. Kërko ndihmë nëse je duke ndjerë këtë gjë.
- Njerëzit që mendon se mund të ndihmojnë me këtë gjë, nuk munden.
Mund të jetë shumë ndihmuese të kesh miq, motra apo dhe nënën që kanë eksperiencë dhe mbështesin vendimin tënd por shpesh herë kjo nuk mjaton. Shumë femra që i kanë dhënë gji bebit të tyre nuk mund të ndihmojnë të zgjidhni problemet bazike që po hasni.
Interneti dhe miqtë apo fisni ka pafund sugjerime e keshilla por jo të gjitha janë të sakta. Disa thonë se duhet t’ju dhëmb, apo japing këshilla nga më të gabuarat.
5 mësimet që mora gjatë periudhës që po i jepja gji foshnjes sime
Gjidhenia Gjidhënia nuk ka qënë gjithënjë një rrugë e thjeshtë për mua dhe fëmijët e mi. Më kujtohet hera e parë që tentova ti…
- Njihu me specialistin e laktacionit.
Dhënia gji është shesh herë më e suksesshme për gratë që janë përgatitur përpara se të lindin. Gjej një specialist laktacioni të cilin mund ta telefononi dhe sapo keni lindur. Shumë prej tyre ju vinë dhe në spital apo shtëpi për të ju ndihmuar.
Nëse nuk ke lindur gjeje një , ruaje numrin e telefonit nëse ju duhet. Ndihma e tyre është fantastike në situate të tilla pasi japin dhe janë trajnuar për të dhënë këshillat e duhura që t’ia dilni mbanë.
- Proçedurat e zakonshme mund të ju interferojnë me gjidhënien.
Shumë nga gjërat që sapo i bëhen bebit të porsalindur mund të ju pengojnë në krijimin e marrëdhënies së mirë të gjidhëniës. Shpesh herë ne nuk i kuptojmë ato pasi sot janë bërë mëse të zakonshme. Cfarë mund të ju ndihmojë?
Sapo lind kërko ta vëjnë bebin në gji. Seanca e parë me gjidhënien nuk duhet të filloj 5orë pas lindjes po sapo ke lindur. Dushi, peshimi i bebit, gjyshja që do ta mbaj mund të presin. Nëna dhe bebi duhet të tentojnë gjënë e parë gjidhënien.
Kujdes me futjen e gjërave në gojën e bebit, bebet janë programuar të thithin sapo lindin mos i fut biberon ditët e para.
- Proçesi i lindjes ka efekte dhe te gjidhënia.
Një lindje që ka përfshirë qetësuesa, lindje me operacion apo ilaçin pitocin ka efekte negative te gjidhënia. Shumë nga qetësuesat janë lidhur me problematika në gjidhënie pasi bebi s’ka fuqi të thithti dhe keshtu e bën të vështirë të zbras gjoksin apo të pi siç duhet.
Operacioni Cezarian ka lidhje pasi ka efekte negative te gjidhenia.
Gjidhënia është natyrale por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përgatitesh apo të kesh njohuri. Informohu , përgatitu dhe tranzicioni do të jetë shumë i lehtë.