Si prindër të vitit 2017 jemi tepër të zënë dhe metoda më e shpejtë për të argëtuar fëmijët tanë është duke i lejuar të luajnë me tableta, smarfona apo laptop. Po ata janë të zgjuar dhe ne jemi krenar me sa shpejtë e fitojnë aftësitë dixhitale , por shumë ekspertë shqetësohen se shumë kohë përpara ekranit e dëmton bebin tuaj.
Doktorët besojnë se kohë e tepruar përpara ekrantin ndikon në zhvillimin e trurit të foshnjes , ngacmon kohëzgjatjen e vemendjes , përqëndrimin si dhe ndikon në çështje të ushqimit. Më shumë kohë para ekranit do të thotë se foshnjet dhe fëmijët kanë një stil jetese sedentare ndërkohë që duhet të jenë fizikisht aktiv për të paktën 3 orë në ditë për zhvillim të shëndetshëm.
A e dini së afro 92.2% e 1 vjeçarëve kanë përdorur një mjet mobil. Cilat do të ishin pasojat? Ja disa realitete:
- Duhen afro 18 muaj që truri i bebit të lidh simbolet në ekran me botën reale. Nën këtë moshë bebet nuk mund ti kuptojnë imazhet bizare në ekran.
- Truri i fëmijëve është programuar që të mësojnë nga njerëzit real në botën reale që e rrethon. Duke i ndikuar me më shumë kohë përpara ekranit ju po vendosni një pengesë në proçesin e mësimit nga eksperiencat që rrjedhin si pasojë e ndërveprimit me botën reale.
- Bebet krijojnë varësi ndaj ekraneve dhe refuzojnë të hanë pa patur atë përpara dhë në këtë mënyrë ndikon në urinë e fëmijës.
- Shkencëtarët besojnë se kohë para ekranit ndikon në aftësi të cunguara në lexim, memorjen afat-shkurtër, zhvillimit gjuhësor, përqëndrimit, dhe pagjimsia e më tej tek obesiteti në moshë më të madhe.
- Foshnjës suaj i mungon leximi i shprehjeve të fytyrës, intonacioni i zërit, gjuha e trupit dhe ndërveprimi me ju.
- Qëllimi duhet të jetë reduktimi i kohës përpara ekranit. Mesatarisht një prind përdor 940 fjalë/orë përpara fëmijës. Me tv ndezur ne përdorim 770 fjalë/orë që do të thotë më pak fjalë që fëmija juaj mëson.
- Fëmijët që shohin TV kanë më pak vullnet për tu përqëndruar përpara moshës 7-vjeçare.
- Me kohë para ekranit të vazhdueshme bebi dështon të përfitoj aftësitë mbi sfidat. Ata thjeshta ngazhohen në videot e programuara por jo në sfida larg ekranit.
Ndërkohë që autoritetet si Akademia Amerikane e Pediatrave rekomandon se koha përpara ekranit për foshnjet duhet të jete e ndaluar, ka ekspertë që besojnë se po thuhen vetëm aspektet negative mbi këtë çështje. Ata besojnë se duhet hedhur dritë më shumë se sa të frikësojmë prindërit me rekomandimet.
Për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë ne do t’ju përgjigjemi disa nga pyetjeve më të zakonshme mbi kohën para ekran për fëmijët?
- Kur duhet ta lë fëmijën të kalojë kohë përpara ekranit?
Ekspertët rekomandojnë se fëmijët nën moshën 2 vjeçare nuk duhet të kenë fare kohë përpara ekranit pasi nuk i fal atyre mundësinë për të ndërvepruar me ju apo fëmijë të tjerë. Ndikon në aftësinë gjuhësore dhe ushtrime.
Pas moshës 2 vjeçare fëmija mund të prezanotohet me emisione educative mbi literaturën, matematikën, shkencën apo sjellje sociale përmes kohes para ekranit të kontrolluar. Ata mund të shohin programe ndëraktive si Dora the Explorer dhe ti përgjigjen pyetjeve.
- Sa kohë përpara ekranit duhet ta le fëmijën?
Jo më shumë se 1 orë në ditë nga mosha 2-5 vjeç. Nëse për ndonjë arsye ti e lë fëmijën të përdor mjetin tuaj si telefonat me prekje p.sh mos lejo më shumë se 20min gjatë një seance dhe përgatit diçka interesantë për të sapo ja merr telefonin.
- A mund ta lë fëmijën të përdor ekrane gjatë vaktit të ushqimit?
Nuk ka për ta ndihmuar kurrë fëmijën të kuptojë sa po ha apo të kuptojë shijen e vaktit që po konsumon ! Vendosja e një ekrani përpra gjatë vaktit mund ti bëj të hanë më shumë apo më pak.
- A ndihmojnë aplikacionet edukative?
Për fëmijët nën moshën 2 vjeçare nuk ka asnjë evidence që tregon se mësojnë nga këto aplikacione. Në fakt ndikon në aftësitë mendore.
- A është mirë t’i lexojmë fëmijëve përmes e-book?
Fëmija juaj do të humbasë ndërveprimin me ju nësë ti përdor media interactive. Nëse po lexon nëpërmjet e-book ti mund të anashkalosh detajet që sjellin botën imagjinare te fëmijët; e ndërkohe do mësonin vetëm sesi funksionon teknologjia. Librat tradicional me përalla kanë avantazhin e figurave plot ngjyra që stimulojnë trurin e foshnjes suaj.
- Si ta menaxhoj kohën përpara ekranit kur jam me fëmijën?
Thjesht duke larguar TV dhe kompjuterin nga dhoma e fëmijës. Telefonat dhe tabletat larg duarve të tyre.
Nëse të duhet t’i japësh kohë përpara ekranit, monitoro kohën gjithashtu zgjidh programe me elemente edukuese. Përpiqu ti tërheqësh vemendjen fëmijës me lojëra të moshës së tyre, bëje të qesh , bisedo me ta dhe leri të kthejnë ‘’përgjigje’’.