TRIMESTRI I TRETË
JAVA 28
Si po rritet bebi juaj
Bebi është sa një patëllxhan! Mund të mbyll dhe hap sytë dhe të tregojë qerpikët e saj. Me zhvillimin e shikimit mund të shoh dritën që filtron përmes shtëpizës së saj. Ajo gjithashtu po zhvillon miliona neurone në tru dhe po shton peshë për tu përgatitur për jetën jashtë.
Si po ndryshon jeta juaj?
Je në hapin final! Trimestri i fundit sapo filloi dhe takimet me doktorin do të jenë më të shpeshta tani deri në javën e 36 ku do pas saj do të jenë çdo javë.
Nëse analizat e gjakut tregojnë se ju keni grup gjaku me rrezus negative do të merrni nji injeksion i imunoglobines së rrezusit në mënyrë që trupi të mos prodhojë antitrupa që mund të dëmtojnë gjakun e bebit. Nëse bebi është rrezus pozitiv, ju do të merrni një tjetër injeksion pas lindjes. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar çdo gjë bëhet për të mirën e bebit.
JAVA 29
Si po rritet bebi juaj?
Bebi është sa një kungull i madh. Muskujt dhe mushkritë po vazhdojnë të maturohen, koka po i rritet duke i lënë vend zhvillimit të trurit. Për t’ju përshtatur nevojave të reja të bebit do të ju duhet proteina, vitamin C, acid folik dhe hekur. Kjo ndodh pasi kockat e tij kanë nevojë për kalcuim, kështu që pi sa më shumë qumësht (ose konsumo djath, kos dhe lëng portokalli). Gjatë këtij trimestri rreth 250miligram calcium depozitohet në kockat e bebit tuaj.
Si po ju ndryshon jeta?
Doktori mund të ju kërkoj të kaloni pak kohë nga çdo ditë duke numëruar goditjet e bebit dhe do të ju sqarojë me detaje sesi realizohet kjo. Vini në dijeni doktorin nese ka ndonje ditë ku ti dallon që bebi nuk është aktiv.
Tani është koha e rikthimit të urthit dhe kapsllëkut. Hormonet e shtatzanisë relaskojnë muskujt dhe prekin dhe aparatin tretës. Ky relaksim bashkuar me tretjen e avashtë shkaktojnë gaz dhe urth. Mitra në rritje mund të jetë duke kontribuar në hemoroide, vena të entjura të gjakut në prapanicë gjatë shtatzanisë. Ato largohen pas lindjes por nëse janë të dhimbshme apo ju shkaktojnë shqetësime tentoni një dush të ngrotë apo kompresa të ftohta në zonën e infektuar. Përpiqu të evitosh uljen apo të qëndruarit në këmb për kohë të gjata.
JAVA 30
Si po rritet bebi juaj?
Bebi është sa një lakër. Shikimi vazhdon ti zhvillohet edhe përse nuk është në fazën përfunditare pasi edhe kur të lind për një kohë të mirë të ditës do ti mbaj sytë mbyllur. Kur i hap do ti përgjigjet ndryshimeve të dritës por do të shoh 20/400 që do të thotë vetëm objektet që janë shumë pranë saj.
Si po ndryshon jeta juaj?
Mund të ndjeni lodhje këto ditë sidomos nëse keni problem për të fjetur. Mund të jeni duke ndjerë pak e ngathët por është normale. Jo vetëm që jeni rënduar por pasha në bark ndikon në qëndrën tuaj të graviteit. Falë ndryshimit të hormoneve ligamentet janë të lehta të cilat kontribojnë në humbje të balancës. Kjo mund të shkaktojë dhe rritje të numërit të këmbës. Ju kujtohen luhatjet e humorit në fillimet e shtazanisë? Erdhi koha sërish për to. Kombinimi i parehatisë me hormonet rezultojën në ulje e ngritje emocionale.
JAVA 31
Si po rritet bebi juaj?
Bebi juaj është sa një arrë kokosi. Ai mund ta kthej koken anash dhe duart e kembet dhe trupi po fillojnë të pësojnë rritje të mënjehershme. Po lëviz shpesh dhe ndoshta ju ka shkaktuar pagjumsi nga lëvizjet e tij. Ndihu mirë kjo tregon se bebi është aktiv dhe i shëndetshëm.
Si po ndryshon jeta juaj
A ke filluar të ndjesh shpesh herë ngrushtim të barkut? Këto janë kontraksione të njohura si Brakston Hicks të cilat fillojnë nga trimestri i dytë i shtatzanisë. Ato zgjasin afro 30sec, janë të parregullta dhe jo të dhimbshme. Kontraktsionet e vazhdoushme të regullta, dhe me dhimbje janë shënjë për të njoftuar doktorin.
Mund të kesh përjetuar rrjedhje të gjirit ky është kulloshtra ose ‘’qumshti i parë’’ nëse po blini pambuk për gjoksin dhe i vendosni në reçipeta për të mbrojtur veshjen tuaj. Nësë nuk po ju ndodh mos u shqetësoni, gjoksi po e prodhon edhe përse nuk e dalloni.
JAVA 32
Si po rritet bebi juaj?
Bebi peshon sa një kungull i madh dhe ju po shtoni afro 0.4kg në javë. Bebi do të marrë 1/3 e peshës së lindjes gjatë këtyre 7 javëve. Tashmë ajo ka thonjë, dhe flokë real. Lëkura i është zbutur dhe po fryhet gati për lindje.
Si po ndryshon jeta juaj?
Për ti akomoduar nevojat e tua dhe të bebit volume i gjakut është rritur nga 40-50% që kur je shtazanë. Kur mitra juaj ngushton diagfragmen dhe ngushton stomakun rezultati është marrje fryme dhe urth. Për ta lehtësuar këtë shqëtësim përpiquni të mbani këmbët lart me anë të jastëkëve dhe të hani më shumë vakte por më pak në sasi.
Tashmë mund të këni dhimbje mesi, por nëse eshtë bërë e padurueshme bisdeoni me doktorin tuaj.
Fillo përgatit planin kush do jetë më ty gjatë lindjes, nëse keni fëmijë të tjerë kush do kujdeset për ta gjatë kohës që ju jeni në spital ? Tani është momënti i duhur për të bërë këto plane.
JAVA 33
Si po rritet bebi juaj?
Bebi është tani sa një ananas. Kockat në kokë nuk janë bashkuar akoma dhe i lejohen të lëvizin apo ndërthuren që e lejojne ta ketë më të lehtë të kaloj në kanalin e lindjes.
Si po ju ndryshon jeta?
Shumë gjëra po ju ndryshojnë, mund të ju ngjasojë vetja me një pinguin kur ecni. Gjeni pozicione të rehatshme për tu ulur edhe për tu fjetur. Sa vjen e do behet pak më e vështirë.
JAVA 34
Si po rritet bebi juaj?
Bebi juaj është sa një pjepër ! Lëkura është më e butë se kurrë ndërkohë që sistemi nervor qëndror po maturohet, mushkritë po maturohen gjithashtu. Nëse keni pasur merak lindjen e parakoshme mund t’ju qetësojmë duke ju dhene një fakt se fëmijët nga 34-37 javë nuk kanë pasur kryesisht probleme shëndetsore. Ato mund të kene nevojë për të ndenjur pak ditë në inkubator por zakonisht janë fëmijë të shëndetshëm.
Si po ndryshon jeta juaj
Lodhja është bërë shoqja jote e ngushtë por është e kuptueshme duke permendur lodhjen fizike, shpeshtine e vajtjes në tualet dhe netëve të parehatshme. Tani është koha për ta marrë lehtë dhe për të ruajtur energji për lindjen e më tej.
JAVA 35
Si po rritet bebi juaj?
Bebi juaj nuk ka shumë vënd për të lëvizur tani pasi është sa një pjepër i madh. Mungesa e hapsirës e ka bërë të lëviz më pak por goditjet që ju ndjeni duhet të jënë afërsisht të njëjta. Mushkritë i janë zhvilluar plotësisht tani dhe mëlçia mund të punojë më së miri. Javët e ardhshme janë marrja e peshës.
Si po ju ndryshon jeta?
Nëse do shihje brenda do shihje që bebi ka zënë pothuajse gjithë hapësirën. Qe tani e tutje do e takoni doktorin pothuajse çdo javë deri në javën e 37. Gjatë kontrollit të fundit ju do të keni një vizitë dhe analizë për tu kontrolluar për GBS një bakter i cili është i padëshmën për adultët por mund ti kaloj bebit gjatë lindjes dhe shkakton komplikacione. Analiza bëhet pasi 10 deri në 30% të femrave nuk e dinë që e kanë.
JAVA 36
Si po rritet bebi juaj?
Bebi juaj tani është sa një kokë sallate. Me shumë mundësi bebi juaj është kthyër kokëposhtë dhe po vazhdon të fitojë peshë.
Si po ju ndryshon jeta?
Ushqehuni sa më shumë vakte por pak sasi pasi një sasi e madhe ju jep urth dhe ju vështirëson frymëmarrjen. Nëse bebi është ulur ju ndjen presion në abdomenin poshtë dhe do ju shkohet më shpesh ne tualet.
Këshillë: Ju nuk mund të fluturoni me avion pasi mund të lindni në cdo moment.
JAVA 37
Si po rritet bebi juaj?
Po afrohet dita e lindjes por disa doktor nuk e quajne në kohë bebin deri sa të arrijë 39 javë. Dy javët e fundit në mitër e ndihmojnë bebin të zhvilloj trurin dhe mushkritë. Vetëm nese jeni duke kryer një operacion cezarian për herë të dytë doktori do preferoje të veprojë përpara 39 javëve. Shumica e bebeve janë me flokë por mos u çudit nëse bebi juaj nuk e ka ngjyrën e flokëve si të tuat.
Si po ju ndryshon jeta?
Kontraksionet Brakston hiks janë më të zakonshme tani dhe mund të zgjasin pak më shumë në kohë duke ju shkaktuar parehati, por ju tashme jeni mësuar me to, jane një ushtrim i mirë për kontraksionet e verteta. Nëse keni gjakderdhje nga poshtë lindja është afër , kjo quhet rënia e tapes mukotike. Nëse po keni vështirësi të flini natën përpiqu të marrësh një sy gjum sa më shumë ditën. Mos u çudisni nëse po keni shumë ëndërra të çudishme, emocionet e pafundme që ju kanë pushtuar e shkaktojnë ketë.
JAVA 38
Si po rritet bebi juaj?
Bebi juaj është rritur shumë dhe gjatë sa një presh. Ka fuqi për të grushtuar dhe do e kuptosh sapo ajo të lind dhe t’ju kap fort gishtin. Organet janë maturuar për jetën jashtë.
Jeni kurioz për ngjyrën e syve të bebit? Mund të mos e dalloni direkt. Nese bebi ka lindur me sy kaf ato do të qëndrojnë kafë por nëse ka lindur me sy gri apo blu të errët ato do të ndryshojnë në blu, jeshil ose kafë deri sa të arrijë 9 muaj. Kjo ndodh sepse irisi i syrit të bebit mund të fitojë më shumë pigment muajve pasi ka lindur
Si po ndryshon jeta juaj?
Tani ka filluar loja e pritjes. Përdore këtë kohë për të përfunduar dhomen e bebit apo përgatitjet për të gjitha gjërat që ju duhen sapo bebi të këtë lindur. Mos harro të dremisni pak, të lexoni apo të kaloni pak kohe vetëm me partneritn tuaj. Kjo kohë sdo vi me !
Mund të keni pak enjtje që është normale këto ditë por vini në dijeni doktorin gjatë vizitës së rradhës.
JAVA 39
Si po rritet bebi juaj ?
Bebi jotë tani është në kohë dhe gati për të takuar botën! Ai ka masën sa një shalqi.
Si po të ndryshon jeta?
Vizitat tashmë janë javore, doktori kontrollon pozicionin e bebit dhe rritjen e tij. Nese kaloni 40 javëshin doktori do të ju rekomandoje lindjen. Nëse mendoni se ju plasën ujërat telefononin direkt doktorin!
JAVA 40:
Si po rritet bebi juaj?
Vështirë se mund të thuhet sa i madh eshtë bebi pasi një i porsa lindur është peshon mesatarisht 3.4kg dhe i gjatë 50cm. Kockat nuk janë forcuar akoma pasi është i përgatitur për tu përshtatur kanalit ku do dalë gjatë lindjes.
Si po ndryshon jeta jote?
Pas muajve pritje erdhi koha e të takuarit të voglin tënd! Urime mami!
Nëse nuk keni lindur doktori pret deri në javët 41 dhe 42 dhe me pas të provokojë lindjen.