Dhëmbët e parë njohur ndryshe si dhëmbët e qumshtit, apo të bebit janë një set prej 20 dhëmbësh që kanë fëmijët përpara se ti ‘’humbasin’’ dhe të marrin dhëmbët e adultëve. A e dinit se këto dhëmbë fillojnë formimin që përpara se bebi të lind? Në fakt, disa bebe lindin me dhëmb! A e imagjinoni dot! Por për shumë fëmijë debutimi i dhëmbëve do të jetë në vitin e parë të lindjes.
Kur fillojnë bebet proçesin e daljes së dhëmbëve?
Shumë prindër pyesin se kur do i dalin dhëmbët e parë fëmijës tim? Është një zhvillim i bukur dhe provë se ata po rriten shëndetshëm. Por njëlloj si ushqyerja me ushqim solid, apo fillimi i mësimit të shkuarit në banjë vet mosha mund të variojë nga fëmija në fëmijë. Disa fëmijë i marrin pranë ditëlindjes së parë p.sh fëmijët e mi ishin 9 dhe 10 muajsh kur i dolën dhëmbët e parë. Por mosha tipike për dhëmbët e parë është rreth 6 muajsh.
Nga lindja, bebi i ka dhëmbët nën mish gati për të shpërthyer. Koha e daljes varion nga bebi në beb por dhëmbët ndjekin një rradhë në cilët dalin të parë e deri tek i fundit. Dalja e dhëmbëve është zakonisht simetrike duke nënkuptuar dy të parët më pas dy të lartët etj.
Grafiku më poshtë:
Sa kohë do që të dalin të 20 dhëmbët e bebit?
Disa fëmijëve i dalin shpejtë njëri pas tjetrit që shkakon një jave apo dy pagjumësie e stresi. Të tjerë ndjekin ritmin gradual dhe proçesi zgjatet që është më i durueshëm për të gjithë. Nëse bebi juaj ndjek ritmin e shpejt apo gradual do deri vitin e dytë të jetës që ti dalin dhëmbët final. Shumica e fëmijëve do të kenë 20 dhëmbë primarë përpara moshës 3 vjeçare.
Ndihmë! Bebi im nuk po ndjek këtë ritëm!
Harroji regullat. Mjaft krahasove me fëmijët e miqëve të tu dhe ki besim se fëmija jot do ti ketë dhëmbët kur të jetë koha e duhur për të. Në pothuajse gjithë rastet, bebet-edhe ato me ritëm avash apo super të shpejtë janë të shëndetshëm dhe nuk ka vënd për shqetësim se nuk po i dalin në kohë. Sigurisht që ju duhet të konsultoheni me pediatrin për më shumë informacion të detajuar.
Rradhitja
Fëmijët kanë më pak dhëmbë se të rriturit, fëmijët kanë 20 ndërkohë adultët 32. Fëmijët kanë këtë rradhitje ‘’tipike’’ por mos harroni që ka dhe përjashtime.
- Dy qëndrorët
- Majtas dhe djathtas qëndrorëve
- Dhëmbët e qenit
- Dhëmballa e parë
- Dhëmballa e dytë
Simptomat që shoqërojnë daljen e dhëmbëve:
Disa bebe kalojnë një periudhë të tmerrshme me daljen e një dhëmbi,ndërkohë të tjerë as e ndjejnë fare kur i dalin dhëmballat. Pse ndodh kështu? Fëmijët kanë nivele të ndryshme të tolerimit të dhimbjes dhe ndjeshmërishë, prandaj do duhet ti vazhgoni dhe të kujdeseni për bebin tuaj duke iu përshtatur situatës së tyre.
Për fëmijët që duket se po kanë shqetësime ky mund të filloj 2-3 muaj para se të shpërthejë dhëmbi i parë. Çelësi është që ti të qetësosh acarimin e tyre përpara se të kaloj në dhimbje.
Për ta kuptuar këtë duhet të njiheni me simptomat shoqëruese:
- Kafshimi më shumë se zakonisht
- jargë
- i/e acaruar më shumë se zakonisht, shpesh herë shprehet natën
- shqetësime në gjum
- temperatur, acarim lëkure, kollë dhe diare,
- refuzon ushqimin
- tërheq veshët, fërkon mjekren apo faqet
- mishi i dhëmbit i enjtur apo i skuqur
- njolla të bardha te mishi i dhëmbëve (janë dhëmbët e vegjël)
Si mund ta ndihmojë fëmijën tim?
Ti mund ta imagjinosh parehatinë që ndjen kur të dalin dhëmbët.
Ja disa ide:
- Ofroji lodra për kruajten e dhëmbeve, mbaji në frigorifer në mënyrë që të jenë të ftohta
- Leckë e ftohtë ku bebi mund ta kafshoj
- Jepi një karrotë të ftohtë apo lugë të ftohtë.
- Fruta të ftohta
- Varësja ‘’amber’
Dalja e dhëmbëve mbaron rreth moshës 3-vjeçare
Sado i keq mund të jetë ky proçes mos harro që është relativisht jetëshkrutër, do kalojë . Duke pasur informacionin mbi to do dini si ta kaloni mirë atë.
4 comments
Pershendetje dua te pyes ju lutem vajza ime esht 9 vjeqe mbush tani dhe nuk i ka nderruar akoma dhemballet e qumeshtit a nderrohen te gjithe dhembet e qumeshtit edhe dhemballet apo jo faleminderit
Femija im eshte 5muajsh dhe i kan dale 3 dhembe posht,po shoh qe po i behen gati dhe 2 te tjere anash perseri posht,
A ka problem?
pershendejtie.jam nje nen kam gocen 8 vjece i kan ren vec 5 dhembet e para ma dhemballet i jan prishur.e kam quar ke dentisti e mi kan ber nje grafi dhe me kan then ce ka ca dhemb in piu ce do dhe se mund te bej nje intervento me hec kto dhemball jam ne merak se du me dit esht normale kjo gje apo duhet me prit kur vjen momenti vet mei ren dhemballet. dhe mund ti demtohet nofulla femis po ti hicen dhemballet me dentist dhe i demtohen dhemballet ce jan per gjithmon. flm nese me jepni nje pergjigje pasi jam shum ne merak per gocen flm
VAJZES TIME I KAN DAL 2 dhembet e par sapo mbushi 5 mujshe m pas tani qe eshte 6 muajshe i kan dal 2 dhembet e qenit lart dhe jo ata normalet lart madje gjat kafshimit ajo tenton ti bashkoj posht dhe lart por i ka pozicion t keq