Shkruar nga: LAURA BICKLE në Today’s Parent
Vajza ime 2 vjeç e gjysmë po vesh këpucët dhe më tregon me krenari veprimtarinë e saj. ‘’Bravo, Zoi’’ i them unë, ‘’thjesht lere mamin ti vere në këmbën e duhur’’. Hap ngjitësin dhe Zoi largon këmbën dhe më sheh e acaruar ‘’këpucët qëndrojnë, mami’’. Unë insistoj dhe ajo ma kthen me ‘’mami keqe. Jo’’ . Lotët fillojnë t’i rrjedhin teksa përpiqet të largohet. E marr në krah për ta vendosur në karocën e saj me këpucët në këmbët e gabuara. Rrugës për në park mendoj : A mos duhet të kisha insistuar dhe më shumë? Mos duhet ti kisha thënë diçka për komentin ‘’mami keqe’’? Mos duhet ta kisha anulluar vajtjen në park?
Mesa duket u futa kokë e këmbë në skenarin tipik të një fëmije i cili është garantuar të ketë një rezultat përfundimtar: konfliktin. Zoi po përpiqej të vendoste pavarësinë e saj të sapo zbuluar duke më treguar aftësinë e re. Unë jo vetëm që e minimizova arritjen e saj, fillova të çbëj punën e saj pa i dhënë shpjegime në nivelin e saj se përse këpucet duheshin vendosur ndryshe. Ajo bëri atë që bëjnë të gjithë fëmijët kur janë të irrituar: acarohen dhe qajnë.
“Prindërit duhet të kuptojnë se fëmijët janë ndërtuar për të eksploruar dhe për të eksperimentuar dhe disa nga sjelljet që prindërit quajnë sjellje e keqe ata thjesht po përpiqen të jënë të pavarur, por akoma nuk i kanë fituar këto aftësi dhe kjo çon drejt acarimit.”-thot Linda Gilbert, menaxhere e trajnimit dhe zhvillimit të të rinjve në qendrën YMCA Greater Toronto. Ajo shton se përqëndrimi në këtë moshë duhet të jetë në menaxhimin e sjelljes dhe jo te disiplina.
Denise Marshall, një specialist e fëmijërisë së hershme në Universitetin e Northern British Columbi bie dakord: “Çfarë konsideroni sjellje të keqe? Definicioni i kësaj për një fëmijë dhe një prind janë tepër të ndryshme. I thua fëmijës të vendosë lodrën në vendin e vet. Ai nuk e bën. Ti e sheh si kundërshti. Ai thjesht nuk do të ndaloj së luajturi.”
Të gjithë ekspertët tanë bien dakord se fëmijët do të ‘’sillen keq’’ kur pritshmëritë tonë janë përtej aftësive të tyre. Për shembull nuk është realiste të presesh nga një fëmijë i vogël të ndjekë një set udhëzimesh apo të mbajë mend një rregull vetëm duke ja thënë një herë.
Glibert na shpjegon se, “duhet të përdorësh gjuhë sa më të thjeshtë. Ka aq shumë gjëra që po ndodhin në trurin e tyre sa është e nevojshme që ti të përsërisësh veten përndryshe do të harrohet.”
Për ti mbajtur pritshmëritë realiste, ju ndihmon të kuptoni aspektet e zhvillimit që prekin sjelljen e një fëmijë te vogël.:
Aftësitë sociale
Kur është 18 muajsh fëmijët e vegjël sapo fillojnë të bëhen të interesuar të ndërveprojnë me fëmijë të tjerë duke luajtur ngjitur me ta. Por rregullat e lojës nuk janë të vendosura fort-fëmijët duhet të mësohen të marrin turne dhe si të jenë xhentil. Në fakt, sjellja agresive si kafshimi, është normal thotë Gail Szautner, drejtoreshe e Shoqatës Saskatchewan Fëmijëria e hershme dhe Drejtor Ekzekutiv i programit mbi fëmijërine e hershme Children’s Chooice në Prince Albert. “Është zhvillimore, kështu reagojnë ata.”
Gjithashtu normale është mungesa e dëshirës për të ndarë. ‘’Ata nuk janë gati të luajne vetëm me një lodër dhe të marrin turne me të tjerë.”-thotë Connie Delorey-McGoëan drejtor ekzekutiv dhe pronar i Qëndres së Fëmijëve Cobequid në NS.
Vet-kontrolli
Shumë nga kundërshtitë që në ja shtojmë sjelljes së fëmijëve të vegjël vjen nga aftësia e limituar e tyre për të kontrolluar impulse. Vajza juaj mund ta dijë që të hedhë ushqimin nga karrigia e saj kur po ha nuk duhet bërë, por dëshira e saj për ta hedhur atë është e parrezistueshme për të.
Nga ana tjetër, kur impulse dhe dëshirat janë të flustruara reagimi mund të jetë tejet intens. (dhe ka aq shumë acarim në botën e një fëmijë : që nga makarona që nuk rri në lugë e deri tek një i rritur që nuk e kupton çfarë do të thojë) Është shumë e vështirë të kontrollojë acarimin dhe t’i rezistojë dëshirës për të goditur, hedhur apo të bërit një skenë.
Stabiliteti emocional
Fëmijët e kanë tepër të vështirë t’i kuptojnë emocionet e tyre pa le t’i kontrollojnë ato. Ata nuk kanë perspektivën apo eksperiencën për të kuptuar se mërzitja e madhe që ndjejnë ndaj një biskote të rënë poshtë do kaloj. “Fëmijët kanë nevojë për ndihmë për të identifikuar dhe trajtuar ndjenjat e tyre.-thotë Deleorey-McGowan. Bashkë me përqafimet e ngrohta mund të jetë ndihmë për ta t’i prezantoni me teknika të vet-qetësimit si përqafimi i një lodre të preferuar, të pirit pak ujë apo si të marrësh frymë thellë.
Empatia
“Fëmijët kanë një ndjesi që tjetri është aty por janë të përqëndruar vetëm tek vetja’’-thot Delorey-McGowan. Për këtë arsye ata kanë vështirësi të tregojnë empati- ata nuk kuptojnë se sit ë tjerët reagojnë negativisht ndaj dhimbjes apo acarimit. Kjo e shpjegon pse një fëmijë mund të shfaq sjellje jo të përshtatshme ndaj mërzitjes së një fëmije tjeter, si p.sh të qesh kur një bashkëmoshatar e pickon .
Mirëkuptimi
E si mundet që një fëmijë të ndjek udhëzimet nëse nuk e kupton se çfarë po i kërkohet? Gjuha dhe Aftësitë për të kushtuar vemendje po zhvillohen në këtë fazë, prandaj është e rëndësishme të mos keni pritshmëri më të larta të asaj që një fëmijë mund të kuptoj sepse do rezultoj në flustrim nga të dyja palët. Marshall thotë se “fëmijët mund të kuptojnë shpesh se çfarë kërkojnë prindërit, por e kanë të vështirë të ndjekin udhëzimet në mënyrën që ne kërkojmë. Ka nevojë për udhëheqjen e një adulti.”
Edhe nëse fëmija juaj mund të kuptojë se çfarë po i thua ai mund të mos e ketë vemendjen. “Unë nuk njoh asnjë fëmijë që dëgjon gjatë gjithë kohës. Duhet të ulesh në nivelin e tyre dhe të kesh kontakt të drejtëpërdrejtë në sy”-thot Deleroy-McGowan.
Po çfarë funksionon?
E si mundesh ta udhëheqësh sjelljen e fëmijës tënd? Njëlloj siç po eksperimenton fëmija me sjelljen e saj ti do duhet të eskperimentosh me teknikat e tua të disiplinës, në varësi të moshës, temperamentit të fëmijës dhe vlerave tuaja. Ekspertët tanë po ndajnë me ju disa nga teknikat më të sukseshme:
- Parandalo
“Mendo gjithmonë një hap përpara: Si mundem unë ta bëj një ditë të sukseshme?”-thot Gilbert. Kjo do të thotë të organizosh mjedisin për të promovuar sjellje të mirë. Nëse fëmija juaj pëlqen të vishet vet, sigurohu që ka shumë tuta me bel elastik dhe bluza lehtësisht për tu veshur në mënyrë që të eliminosh flustrimin. Jepi kohë veshjes në mëngjes. Kur bëhet fjalë për takime me moshatar, planifko përpara për të minimizuar konflikte. Delorey na sugjeron të sigurohesh që ka mjaftueshëm lodra (edhe disa kopje të së nëjtës) dhe variacion aktivitetesh për të shmangur mërzitjen. Një fëmijë që është i uritur, ka etje, është i lodhur apo i përshpejtuar ka më shumë probabilitet të sillet keq, prandaj kur lë një takim me nënat me fëmijë moshatar mos harro ta ushqesh para dhe ta kesh fëmijën e shplodhur.
- Ofro alternativa
Për arsye se fëmijët po eksperimentojnë me pavarsinë e tyrë, është me rëndësi ti japësh mundësi të sigurta e të arsyshme për t’ja vënë në pah pavarsinë. “E do lëngun në gotën blu apo të kuqe?” “Do të shkosh në park me biçiklet apo karrocë?. Fëmijët duan të ndihen sikur po zgjedhin ata. Nëse ti thuaj jo, ata e duan më shumë. - Mbikqyr
Mund të mos të duket si një mjet disipline por nuk mund ta ndihmosh fëmijën të mësoj sjellje të përshtatshme nëse nuk po e udhëzon ti. Kjo nuk do të thotë të ndërhysh e ti zgjidhesh çdo problem, por ta udhëzosh në mënyrën sesi duhet të sillet. ‘’E di që do të rrëshqasësh, por para teje është Rubi. Do rrëshqas njëherë ajo pastaj vjen rradha jote.” Sa më shumë që sheh aq më shumë do kuptosh situatat që e ngacmojnë dhe si ta ndihmosh gjatë tyre. - Vendos pritshmëri dhe pasoja
Fëmijët nuk mund ti ndjekin rregullat nëse nuk e dinë se cilat janë ato. Sigurohu që udhëzimet dhe rregullat janë të qarta e të thejshta. “Komunikoi duke e parë në sy dhe sigurohu që pot ë ndjek kur po i flet”-thot Szautner. Marshall shton se udhëzimet që përdorin ‘’unë’’ janë më tërheqëse për fëmijët që duan t’ju bëjnë qefin: “Unë kam frike se do rrëzohesh nga karrigja. Të lutem ulu.” Gjithashtu je i qartë se çfarë do të ndodhë nëse një regull thyhet: “ne vizatojmë vetëm në letër. Nëse ti vizaton prap në tavolinë do duhet ta mbyllim për sot.”
- Tregoji
Fëmijët janë shumë visual thotë Szautner, edhe pse fjalët kanë rëndësi po aq ka dhe dhënia e shëmbullit të duhur. Konsidero rradhen për shëmbull. Mund të thoni ‘’Është rradha jote për ta future monedhën te banka derrkuc, tani është rradha ime, pastaj është rradha jote.” - Vlerëso
Edhe pse janë ‘’egoist’’ fëmijët duan t’ju bëjnë qefin. Komplimentoje djalin tënd kur ai vjen që herën e parë që e thërret te tavolina se kështu i tregon që e vlerëson sjelljen e tij të mirë. ‘’Fëmijët kanë nevojë për shumë vemendje dhe është detyra jonë si prindër ta japim atë. Por sigurohu që vemendje i kushton sjelljes së duhur’’-thotë Szautner. - Ridrejto
“Nese ti sheh që po i afrohesh një skenë acarimi, shpërqëndroi ata me diçka që i pëlqen të bëjnë”-sugjeron Szautner. Nëse 2 vjeçarja juaj është e acaruar se motra e madhe nuk i jep kukullen e saj thuaj ‘’eja luajme me ngjitsat te tavolina ‘’ . Në këtë moshë fëmijët kanë shumë dëshirë të ndihmojnë;kërkoji të ndihmojnë të palosësh rrobat. Ridrejtimi mund të ndihmoj që të largohet nga gjëndja jo-jo që e ka në kokë. Nëse ajo është e tërhequr si magnet ndaj kompjuterit merre dhe përfshije në një aktivitet komplet të ri. Bashkë me ridrejtimin , vënia emër një emocioni të një fëmije mund të ju ndihmoj: ‘Duket sikur je e acaruar që Maksi ta mori makinën. Do të ikim te kolltuku me mua e të qetësohemi?” - Largo
Nëse shpërqëndrimi nuk funksionon mund të jetë koha për të thënë ‘’nëse nuk mban rradhën, do të largohemi’’ dhe si me të gjitha teknikat e disiplinës ndiqe ata që the me përpikmëri. Delorey rekomandon vendosjen në një vënd të qetë, të rehatshëm ku fëmija mund të shkojë me ty kur ka humbur kontrollin. Nuk është dëmim por një vënd për tu qetësuar, divani, një shkallë apo një cep.
Çfarë nuk funksionon
- “mendo për këtë që bëre”
Edhe pse duket se ka kuptim ti flasësh fëmijës pas një incidenti me sjellje të keqe, kjo s’ka kuptim për fëmijën thot Gail Szaunter, ‘’Për sa i përket atyre , mbaroi. Ta risjellësh në bisedë nuk arrin asgjë. Nuk e kanë arritur atë fazë zhvillimi akoma.” - “kërko falje”
S’mund ti kërkosh një fëmije të ndjej keqardhje dhe kjo metodë transmeton mesazhin e gabuar se p.sh të godasësh nuk ka problem për sa kohë ti kërkon falje më pas. - “Jo, jo, jo, jo….”
Është më efektive të thuash dhe tregosh fëmijëve se çfarë duhet të bëjnë se çfarë nuk duhet. Në vënd që të thuash ‘’mos bërtit’’ provo ti thuash ‘’përdor një zë më të qetë’’ dhe thuaje me atë intonacion. Sigurisht që ka situate ku duhet thënë një JO e qartë kur fëmija do të marrë një gotë të nxehtë kafeje, apo të sulët në rrugë. Por ruaje këtë jo për rastet që vertet të duhet. - “mirë, mirë si të duash ti”
Ndonjëherë përtej përjekjeve tona, fëmijët bëjnë një skenë apo refuzojnë të binden. Trego mirëkuptim por mos hiq dorë. Fëmija ka nevojë të shoh se ti e ke me të vertet atë që thua dhe se je majftueshëm i bindur për ti qëndruar asaj edhe përpara skenës. - “Unë e bëj në mënyrën time”
Kejti 1 vjeç dhe nëna e saj po argëtohen duke mbushur tasa me ujë e duke mbushur vaskën. Keti hedh ujë në tokë ‘’Uji qëndron në vaskë Kejti.’’ Kejti mbush tasin e shikon nënën dhe e hedh prap në tokë . Po tani? - Vendos pritshmëri të qarta
Sigurohu që udhëzimet e tua janë të qarta dhe ajo pot ë dëgjon: “nëse ti hedh ujë prap jashtë vaskës do ta marr tasin.” Fëmijët pak më të rritur mund të reagojnë më mirë nëse ti i shpjegon pse ‘’ uji në tokë është i rrezikshëm sepse ne mund të rrëshkasim e vritemi.” - Ridrejto
Përpiqu ta bësh më argëtuese ujin në vaskë-këndo një këngë bashkë apo prezanto lodër tjetër. ‘’Rosat e tua kane nevojë për ujë për të notuar.” - Ofro opsione
“Do ta hedhësh ujin te këmbët apo gjuri?” - Largoje
Nëse vazhdon të hedh ujë largoje nga tualeti dhe shpjegoji ‘’ti nuk po më dëgjon kështu që jemi të detyruar ta ndërpresim lojën.” - Pasojat
Thuaji të ndihmoj të pastroni ujin si rezultat i veprimeve të saj: “uji duhet të thahet sepse dikush mund të rrëshqas.” - “imja, e imja, e imja”
Xhejmsi 2 vjeçar dhe Semi 2 ½ po luajnë te shtëpia e Semit. Xhejmsit merr makinën jeshile, por Semi zgjat duart ‘’makina ime!” Xhejmsi reziston. - Parandalo
Përiqu të kësh dy kopje se të njëjtës lodër për të anashkaluar këtë situatë, por ndonjëherë asgjë nuk e zgjidh sepse do pikërisht atë makinë që ka në dorë fëmija tjetër. - Vendos pritshmëri dhe pasoja
Shprehe qartë regullin: ‘këto lodra janë që ti ndani bashkë. Mund të luajme me to përsa kohë e bëjmë me rradhë.” - Mbikqyr
Për arsye se fëmijët e vegjël kanë nevojë për udhësime për aftësitë sociale është e rëndësishme ti mbikqyrësh nga afër kur ata luajnë: “ti mund ta marrësh për pak pasi të mbaroi Xhejmsi. Eja marrim një makinë tjetër.” - Vlerëso
Nëse Semi bindet, është shumë e rëndësishme ta vlerësosh dhe ti thuash ‘’kjo është një mënyrë e mirë e të luajturit bashkë Semi , bravo.” - Largo
Nëse Semi vazhdon të kërkoj makinën dhe përpiqet të godas Xhemsin i thuhet : “unë nuk mund të lejoj ta godasësh. Duhet të ikim e të bëjmë diçka tjetër tani.” - “Unë e dua”
Elister 2 vjeçar insiston për të blerë çokollatën në market. Mami thot jo po Elisteri sulet për ta marr. - Parandalo
Përpara se të shkosh në market sigurohu që nuk është i uritur apo lodhur. - Vendos pritshmëri
“Ne nuk do e marrim çokollatën, por mund të zgjedhësh një ëmbëlsirë që e gjithë familja mund ta ndaj. “ - Ridrejto
Duke e angazhuar në eksperiencën e blerjes, mund të ketë më pak probabiletiet për të devijuar. ‘’Na duhen 6 molle, a mund të më ndihmosh ti numëroj?” - Ofro alternativa
“Mund ta zgjedhësh ti . Mollën apo bananen?’