Nga mosha shtatë deri nëntë muaj bebi juaj do të vendoset në pozicionin e duarve dhe gjunjëve në tokë gati për të ecur këmba dorazi. Edhe përpara se të fillojë të lëvizë në këtë pozicion, tundja para mbrapa që bën është shumë e rëndësishme për zhvillimin e duarve. Mbajtja e vetes në atë pozicion i forcon shpatullat, duart dhe do të ndihmoj në zgjatjen e muskujve të duarve dhe gishtave. Duke i përdorur duart për të ruajtur balancën ai do të tentojë pozicione të ndryshme që ndihmojnë në harkimin e dorës.
Kapja e dorës së bebit është shumë më e fortë tani dhe ajo mund të mbaj një objekt edhe kur dikush përpiqet t’ja marr. Mund të keni vënë re se ka më tepër interes për objektet që po mban në dorë dhe kjo ndodh pasi aftësia për tu përqëndruar është përmirësuar ndjeshëm. Ajo tani mundet të rotulloj krahun që i lejon ti kthej objektet dhe ti eksplorojë nga çdo anë. Ju gjithashtu do të vëreni se do të filloj të përdor gishtin e madh për të kapur objektet e vogla dhe ato mund t’i mbajë me vete gjatë levizjes.
Rreth moshës 9 muajshe bebi duhet të ketë filluar të tregojë me gishtin tregues dhe të përpiqet ti marrë. Ai do të pëdorë gishtin tregues dhe gishtin e madh për të kapur objektet e vogla. Gjithashtu refleksi i lëshimit është më i përparuar për shkak të kontrollit më të aftë motorik bebi për të përqëndruar energjitë në përdorimin e dy duarve bashkë për të eksploruar.
Aftësitë motorike & ushtrime për bebet 7-12 muajsh
- Bebet duhet të lejohen të eksplorojnë lodra të vogla si blloqe legos apo lodra me njerëz të vegjël për të praktikuar kapjen ‘’pickim’’
- Lënia të lirë për të konsumuar ushqim si ‘’Cherios’’ është mjaft argëtuese për ta dhe një ushtrim i vogël në kapjën pickim.
- Bebi juaj do filloj të lëviz përditë e më shumë, duhet ti lejoni eksplorimin e kabineteve të ulta, rafteve, apo sirtareve duke i lejuar të praktikojë qëndrimin dhe ngritje-uljen.
- Bebi juaj shijon lojëra të ndryshme, ka pafund objekte në shtëpi që e intrigojnë. Tento të përdorësh tenxhere, tigan, dhe tasa të pastër, gota plastike dhe lejoje bebin ti mbushi e zbrasi sipas dëshirës .
- Librat me figura ndihmojnë që bebi t’ju tregoj figurat dhe të përpiqet të ndrojë faqen.
- Lodrat me butona, janë shumë argëtuesë në këtë moshë po ashtu dhe butonat e ashensorit.
Aftësitë motorike 12 muajshe
Nga mosha 10-12 muajshe mund të vini re se bebi do filloj të këte preference të cilës dorë përdor. Aktualisht është duke i përdorur të dyja por do të filloj të përdorë një dorë për të mbajtur objektin . Ajo do i përdor duart për të shtyrë, tërhequr, rotullluar dhe do përpiqet dhe të heqi corapet e saja.
Nga mosha 12 muajshe bebi do të jetë i aftë të pickojë objektet të vogla, do ketë më sukses në ngrenien e ushqimit të copëzuar dhe do të jetë më i motivuar të përdor vetë lugën.
Aftësitë motorike & ushtrime për bebet nga mosha 10-12 muajsh.
- Është periudha më ë mirë për ti prezantuar me ‘’shkrimin’’ lejoji bebit të përdor ngjyra të trasha . Mund të ndihmojë të ngjisës letrën në tavolinë meqe bebi nuk e mban dot letrën. Mos u merakos se nuk e mban mirë lapsin.
- Këngë që përfshijnë lojëra me dorë apo gishta janë argëtuese p.sh kënga ‘’itsy bitsy spider’’.
- Legot e medha për bebe
- Biskotat brënda nji shishe dhe lere bebin ta gjej anën vet si ta nxjerri.
- Pikturimi me bojëra , nëse bebi do të përdor bojërat për ushqim atëherë përdor të padëmshmet.
Në moshën 1-vjeçare fëmija juaj mund të arrij të bëjë :
-të zgjatet , kap dhe vendos objekte në gojë
-të kap gjërat me kapjen ‘’pickim’’
-transferoj objekte nga një dorë te tjetra
-ngre dhe leshoj lodra
-përplasi dy objekte bashkë
-ti lëshoj me qëllim objektet
-të fus dhe nxjerr objektet nga vende të tjera
-të kapë objekte të vogla
-të fus lodra në gojë
-të mbajë lugën
-të zgjasë duart për t’ju ndihmuar kur jeni duke e veshur/zhveshur
Këshilla për prindërit
Ju mund ti ndihmoni bebet duke:
- Inkurajo kapjen me një dorë duke përdorur lodra të vogla dhe të mëdha për të inkurajuar përdorimin e të dyja lodrave.
- Për të promovuar bashkimin dy lodra ofro luge, tigan, tenxhere.
- Për të promovuar lëvizjen e kyceve të dorës përdor byrzylyk me ngjyra.
- Ushqime si makaronat e ndihmojnë në praktikimin e kapjes pickim.
- Përshendetje mirupafshim
- Luaj me top