Këto tre muajt e fundit kanë qënë më të bukurit por dhe më të vështirit të jetës sime. Herë kam qënë e mbushur me vetbesim e herë totalisht e humbur. Jetesa me një të porsalindur është padyshim e vështirë prandaj po ju jap 12 këshillat e mia .
- White Noise / Zhurma e Bardhë
Ne zbuluam magjinë e zhurmës së bardhe pas 3 javëve të prindërimit dhe ndryshoi çdo gjë për ne. Kush e mendonte se bebet e dashurojnë zhurmen e shshhhhhhh. Shtëpia e tyre për 9 muaj ka qënë e zhurmshme dhe bota që vine është e qetë për ta…e shumica nuk e pëlqen këtë gjë. Atyre I mungon zhurma dhe këtu fillon punën magjike zhurma e bardhe. Bebi im do ishte duke bërtitur derisa I vendosnim zhurmen e bardhë dhe në pak minuta qetësohej dhe e zinte gjumi. Ka pafund aplikacione në Play store me muzik të bardhë ku ju mund ti shkarkoni.
- Vendose bebin të dremisë
Unë mendoja se bebet flinin vetëm kur I flihej, që në ditët e para do të thoshte gjithëmone. Nëse ke një bebe që ndjek me përpikëmëri këtë edhe pas javeve të para urime! Por bebi im nuk ishte kështu. Bebi im ishte gjithnjë zgjuar derisa un kuptova që ajo kishte nevojë ta vinin në gjum. Kështu u bëra e vëmëndshme ndaj sjelljes së saj dhe fillova të kuptoj se 1 orë pasi ajo ishte zgjuar dhe kishte pirë , ajo hapte gojën. Ky ishte sinjali im për ta rikthyer në gjum. Ndonjëherë e tundja, e herë I këndoja kur flinte, here e shtrija dhe I vendosja zhurmën e bardhë. Nëse I kisha ndjekur të gjithë shënjat atë e zinte gjumi brënda pak minutave. Kur ishte 2 muajshe ajo flinte 4 herë në ditë për të paktën një orë dhe disa orë gjatë natës.
- Lidhja e bebit
Kisha dëgjuar nga miqtë se bebi nuk do të lidhet, kjo mund të jetë e vërtet por varet dhe nga bebi. Lidhja shëndrohet në një shënjë për ta për të kuptuar që erdhi koha për gjumë. Ka dy elemente ndaj një lidhje të mirë. Materiali I duhur dhe teknika e duhur. Unë do të ju sugjeroja pambuk por dhe në varësi të motit. Për ta parë mënyrën e duhur të lidhjes ka pafund teknika në internet.
- Mund të kërkosh ndihmë
Unë isha me fat, prindërit dhe prindrit e bashkëshortit ishin pranë nesh javët e para. Ndihma e tyre ishte një plus pasi ata me ndihmuan me çdo gjë përvec bebit duke më lënë mua të kujdesesha vetëm për të. Ata lanë rroba, gatuan, pastruan dhe bënë pazar. Ishte fantastike! Dhe unë mund të kujdesesha dhe ti ofroja 100% bebit pa e pasur mendjen te gjërat e tjra.
- Mos e krahaso veten apo bebin me të tjerët
Këtë gjë e kuptova në mes të natës kur isha future në Google për cdo gjë . “Kur fillojnë të flenë gjatë gjithë natës?”, Sa pampersa duhet të kenë mbushur në ditë? Sa kohë do bebi të pijë? Kur duhet ta lësh të qaj? Dhe lexoja komente të ndryshme nga nëna që thoshin bebi im fjeti që natën e pare etj. Dua t’ju them një gjë: Cdo bebe është ndryshe. Ti duhet të bësh më të mirën e mundshme për ty…ki besim te instikti jot. Në momentin që u bërë nënë erdhi dhe instikti I nënës. As mos fillo të krahasosh dhe veten me nënat e tjera sidomos nga ato që I lanë çdo kile në spital pas lindjes.
- Tregoji bashkëshortit sit ë ndihmojë
Shancet janë që bashkëshorti juaj nuk ka eksperiencë me bebet prandaj ai nuk merr iniciativë t’ju ndihmojë. Mos harroni qe instikti I nënës nuk kalon dhe te babai. Por ai ka shumë dëshirë dhe gatishmëri për t’ju ndihmuar për çdo gjë që ju I kërkoni. Burri Im ishte fantastik të më përgatiste shishet e qumshtit apo të vinte bebin në gjum kur unë duhet të lahësha.
- Kudo që je mbaj pampersa dhe letra pranë.
Të porsalindurit vetëm dalin jashtë! Zbulova që duke pasur pampers kudo ishte shpetim nga të shkuarit me vrap te vendi i nderrimit. Dhe mos u çudit kur ndonjëhër pampersi nuk arrin te mbulojë gjithcka , aksidente kemi pasur të gjithë.
- Gjidhënia është e vështirë
Dikush më tha që nëse mund t’ja dalesh 6 javët e parë ja dole. E di që nuk është për të gjithë, por unë isha e vendosur për ti dhënë gji fëmijës tim. Por le të jemi të sinqertë në fillim ka dhimbje por ka dhe dritë në fund të tunelit. Pas dy javësh takimesh me një specialist laktacioni dhimbja mu largua. Gjithashtu dua t’ju rekomandojë rëndësinë e të pasurit një pompë gjiri , kjo ju ndihmon kur ju duhet qumësht për bebin dhe kur duhet të largoheni, kur bebi s’arrin dot t’ju zbras, apo kur keni mbledhje të gjiririt.
- Mos harxho aq shume me rrobat e bebit!
A nuk duken të mrekullueshëm në fustan apo xhinset e reja? Po! Por a do mbulohet me jashtëqitje apo nga e vjella branda 30 minutash . Po! Kjo është e verteta e hidhur njerëz. Dhe nuk eshtë fare e keqe nëse babi kalon tre muajt e parë në trupore.
- Të dalësh për pazar herën e parë me bebin është e frikshme
Por ti mund t’ja dalësh! Beje një udhëtim sa më të shkurtër…shko te furra e bukës dhe bli bukë. Mund ta bëni këtë duke I mbajtur në kangur ose në karrocë. Sapo te kesh kaluar daljen e parë çdo gjë duket me e lehtë.
- Sapo bebi të ketë kapur gjirin përpiqu ti mësosh dhe shishen.
Kjo do të jetë lehtësuese për ju. Shpesh herë përdorja pompën dhe e merrja shishen me qumshtin e gjirit me vete. Ndonjëherë ju ndihmon dhe për të kuptuar sa pi bebi juaj por edhe për t’ju ndihmuar bashkëshorti.
- Bëj foto!
Bëj sa më shumë foto , ti mund te fshish ato që mendon se s’te pëlqejnë por nuk mund ti rikthesh momentet. Une bëj minimalisht nji foto në ditë. Pas një viti do I vendos në një album.
Cdo gjë do të jetë shumë mirë. Mos harro nëse po qajne ata po marrin frymë…nëse të duhet t’i lësh pak në krevatin e tyre për të marrë pak frymë është ok, hidratohu vet dhe ha dicka të vogël herë pas herë. Është ok ti thuash jo vizitave në shtëpi.