Sapo largohesh nga spitali, ndihesh vetëm, por mos u shqetëso, ne do t’ju ndihmojmë me disa nga pyetjet me të zakonshme që ka një nënë e re.
Kur bëhet fjalë për të porsalindurit s’ka shumë aktivitet. Aftësitë e tyre konsistojnë në gjumë, ushqim , jashtëqitje dhe nevoja e madhe për ju. Ju duket e lehtë? Si një nënë e re mund të jesh e shqetësuar nëse fëmija po pi mjaftueshëm, po fle shumë, dolën jashtë dhe këto janë temat dominuese të çdo bisede!
Shqetësimi i vazhdueshëm mbi sasinë e duhur të ushqimit, gjumit apo të ndërveprimit me të porsalindurin mund të jënë stresuese. Ne do përpiqemi t’ju informojmë në mënyrë që të ndiheni sa më mirë me bebin tuaj.
- A do flenë ndonjëherë gjumë natën?
Gjumi është një nga faktorët më të rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e të porsalindurit. Në fillim, ai ose ajo do të flejë afro 16 orë në ditë periodikisht. Një bebe qarkullon nevojat e tij me episode të ushqimit, gjumit, daljes jashtë dhe ndërveprimit. Por le të jemi të sinqertë do të donim që gjumi të zgjaste aq shumë sa të mos i vuanim netët pa gjumë!
Kur bebi ishte në mitrën tuaj ti ecje dhe flisje pra e tundje pavetëdije bebin në gjumë. A ndjeje ndonjë festë në bark gjatë natës? Për shumë bebe nata ishte koha e zgjimit. Prandaj dhe ju mund të vini re se të porsalindurit flenë më shumë gjatë ditës dhe qëndrojnë zgjuar në mes të natës. Kështu janë mësuar dhe do kohë që të përshtatet me botën jashtë.
Një këshillë: të gjithë duan t’ju ndihmojnë gjatë ditës, por kjo është koha e gjumit për bebin. Vizitorët në shtëpinë tënde do të ju mbajnë zgjuar dhe turni i natës do ngelet për ju. Flini kur fle bebi!! Mos u shqetësoni për vizitat.
Ka bebe që fillojnë të flejnë për gjithë natën që kur mbushin 4 muaj!
Aftësia e bebit për të fjetur gjatë natës varet nga disa pika zhvillimi:
- Ka rritje të peshës dhe vakteve
- Janë ulur vaktet e natës
- Largimi i refleksit Moro (trembjes). Një i porsa lindur ka tendencën t’i shqetësohet gjumi nga lëvizja e shpejtë, ndryshimi i temperaturës apo zhurma e madhe. Por kur mbush 4 muaj ky refleks zakonisht zhduket. Lidhja e bebit e ndihmon të mos zgjoj veten.
- Rritja e aftësisë për tu vetëqetësuar.
Ajo që sduhet të harroni është se :ASNJË BEBE NUK ESHTË NJËLLOJ
Se një bebe fle gjatë natës herët kjo nuk do të thotë se ti ke probleme si prind pasi fëmija juaj akoma zgjohet gjatë natës. Binjakët e mi flinin në kohëra të ndryshme për periudha të ndryshme. Vajza ime flinte për orë të tëra që kur ishte 6 javëshe. Nga ana tjetër djali rrinte zgjuar dhe nuk fjeti natën derisa mbushi 10 muaj e gjysëm. Asnjë bebe nuk është e njëjtë: as binjakët! Edhe përse erdhën nga i njëjti vend ata kanë një zhvillim të ndryshëm.
Do t’ju shpjegojmë një herë tjetër mbi to.
- A duhet t’i jap bebit qumësht formulë që ta mbajë më shumë gjatë natës në gjumë?
E vërteta është se kjo është një gojëdhënë. Formula e bebit është më pak e trashë se qumshti i gjirit në pamje dhe mund të ju duket se e mban bebin më shumë gjatë natës. Kjo nuk është një zgjidhje pasi problem mund të mos jetë i shkaktuar fare nga ushqimi.
URIA NUK ËSHTË GJITHNJË ARSYE PSE BEBI NUK FLE GJATË GJITHË NATËS.
Shumë nëna mendojnë se bebi i tyre zgjohet periodikisht vetëm se janë të uritur. Edhe pse është e rekomandueshmë që të vazhdoni ta ushqeni muajt e parë bebi nuk po vuan nga uria çdo herë që zgjohet. Siç përmendëm dhe më sipër refleksi MORO mund të shkaktohet nga zhurmë e papritur, lëvzje apo dhe një ëndërr. Një ndryshim i vogël në temperature mund të prek gjumin e bebit.
Mënyra më e mirë për bebin dhe ju për të fjetur gjatë gjatë natës është ndjekja e rutinës. Sensi i sigurisë së bebit varët kryesisht te përsëritja dhe orari. Përpiqu të ndjekësh rutinën kur e vendos bebin për të fjetur.
Gjej një zgjidhje që funksionon për ty dhe bebin si leximi i një libri përpara gjumit, apo tundja. Në këtë mënyrë bebi do e dijë të kuptojë se erdhi koha për gjumë. Kjo kërkon durim dhe ripërsëritje!
- Sa herë duhet ta ushqej të porsalindurin?
I porsalinduri duhet të ushqehet nga 8-12 herë gjatë ditës dhe për afro çdo 2-3 orë. Ata nuk duhet të kalojnë më shumë se 4 orë pa ushqim gjatë ditës apo natës. Kjo është arsyeja përse i shihni prindërit e rinj me kafe nëpër duar apo sy me rrathë të zinjë. Qëndro e fortë se kalon aq shpejtë sa s’ta pret!
Mediat sociale na tregojnë vetëm anën e bukur të mamave të reja, të zbukuruara kur në realitet ne jemi një rrëmujë e vertetë.
Por si do e kuptojë nëse janë të uritur apo kanë nevojë të flene apo ndërrohet pampersi ?
Disa shënja se bebi kërkon ushqim janë :
- Lëvizja e kokës sa në një anë në tjetrën (bebi kërkon gjirin)
- Hapja e gojës dhe nxjerrja e gjuhës jashtë
- Vendosin dorën te goja
- Lëviz kokën nga ana që e prek
Siç e thamë dhe më parë çdo bebe është i ndryshëm dhe do t’i zhvillojë këto shënja vet. Vëzhgoje me kujdes të porsalindurin për të kuptuar shënjat dhe do shëndrohesh në një profesioniste.
- Kur dhe sa herë duhet ta laj bebin?
Larja e të porsalindurit mund të jetë stres në fillim por eksprienca shëndrohet në kohë e bukur mes prindit dhe bebit. Por sa herë duhet ta lajme bebin ?
Nuk duhet ta lani një bebe shpesh sepse mund t’ja thani lëkurën dhe ti shkaktohen kruajtje apo probleme lëkure.
NJË I PORSALINDUR DUHET LARË MAKSIMUMI 3 HERË NË JAVË.
Përpiqu të jesh sa me e kujdesshme nqs këthiza akoma s’ka rënë . Zonat që duhet të pastroni janë: fytyra, qafa, dhe organi gjenital.
Disa bebe kanë të përziera dhe duhet të tregoheni të kujdesshëm për ta mbajtur qafën sa më të pastër.
Orari se kur bebi duhet larë është në dorën tënde! Disa prindër sugjerojnë mëngjesin kur bebi është më i zgjuar dhe shijon eksperiencën. Të tjerë natën pasi i ndihmon në krijimin e një rutinë përpara gjumit. Kjo varët nga orari juaj dhe cfarë funksionon më mirë për ju dhe bebin. Vetëm mos harro t’i mbani ngrohtë dhe të thatë.
- Gjithcka mbi jashtëqitjen e bebit
Nënat e reja mund të çuditen kur mamatë me provojë flasin lehtësisht mbi jashtëqitjen e bebit. E shpifur apo jo? Ndoshta, nuk është tema e preferuar për bisedë por do të jetë tema për të cilën do të flisni shumë shpesh. Ngjyra e jashtëqitjes tregon çdo gjë për shëndetin e bebit tuaj.
Ngjyra dhe konsistenca e jashtëqitjes thotë shumë mbi shëndetin e bebit.
Një shënjë e rëndësishëm për të konsidueruar nëse bebi ka ngel kaps. E hollë apo e trashë, me formë apo e pandarë mund të tregojë që bebi ka ngel kaps.
Ngjyra tipike varion nga e verdha në kafe te jeshilja. Sa më shpejtë që tretet qumshti përmes bebit, aq më e verdhe jashtëqitja. Nga ana tjetër, sa më avash që kalon qumshti nga aparati tretës, aq më kafë ngjyra. Shqetësimi për një prind duhet të jetë kur sheh jashtëqitje ngjyrë të kuqe, të bardhë apo të zezë.
Në këto raste të rralla një pediatër duhet të kontaktohet. Ngjyra e bardhë do të thotë infeksion, e zeza gjak nga aparti tretës dhe e kuqja gjak nga zorra e trashë. Disa bebe janë alergjika ndaj bulmetit kështu doktori mund të ju kërkojë që ta ndërpreni së konsumuari këtë gjë pasi kalon te fëmija nga qumshti i gjirit.
5-6 jashtëqitje në ditë është normale për të porsalindurin sipas profesorit pediatrit Kenneth Wible nga Universiteti I Missourit dhe drejtor I Spitalit për Fëmijë në Kansas City Childrens Mercy
Disa bebe mund të këne më pak apo më shumë në varësi të bebit! Ka që dalin jashtë nga 8-10 herë e të tjerë shumë më pak. Ajo që e përcakton është numri i vakteve në ditë. Bebet që pijnë qumësht gjiri do e kenë më të hollë se bebet që pinë qumësht formulë.
Nëse një i porsalindur nuk po del jashtë të trashë apo të hollë sa duhet ju lutem kontaktoni pediatrin e femijësë pasi mund të mos jetë duke marrë sasinë e duhur të qumshtit.
Sapo bebit te fillojë të konsumojë ushqime dhe jashtëqitja do të ndryshojë.
- A është e domosdoshme t’i japësh gji fëmijës?
Mediat kohët e fundit po flasin shumë mbi dhënien gji në publik. Gjidhënia është shumë e rëndësishmë gjatë javëve të para. I porsalinduri ka nevojë për kulloshtrën, qumshtin e parë të prodhuar. Natyrisht të gjithë gjitarët kanë kulloshtër në gjoksin e tyre dhe kjo është plot me vlera dhe antitrupa që largojnë semundjen dhe infeksionin.
Doktorët sugjerojnë ti jepni gji fëmijës për sa më gjatë që të mundeni.
Vitaminat dhe mineralet në qumshtin e gjirit janë të pazëvendeseshme nga kutitë e supermarketit. Jo pastaj të përmendim që prodhohet në sasinë e duhur, temperaturën dhe nevojat e foshnjes. Plus është falas dhe e keni kurdo!
E nëse un nuk mund të prodhojë qumësht?
Por jo të gjitha nënat mund të porodhojnë sasi të madhe të qumshtit ose mund ti zgjasë vetëm për pak kohë. Si çdo individ që është unik dhe nënat ashtu janë prandaj mos u shqetësoheni , bebi ju do të qetë dhe si të pijë qumësht gjiri apo formulë do të gëzojë shendet të mirë
Benefitet për nënën
Jo vetëm që benefitet janë për bebin por edhe për nënën. Ju ndihmon të mbani larg disa lloj kancerash dhe diabetin tipi 2, gjithashtu ka treguar se ju ndihmon të luftoni depresionin e paslindjes si dhe krijon momente lidhje me bebin tuaj.
- Kur duhet ti filloj ushqimet për bebe?
Ne ju sugjerojmë të konsultoheni me pediatrin tuaj por përgjithsisht bebet mund të fillojnë të eksperimentojnë me ushqimin pasi te kenë dyfishuar peshën e lindjes apo të kenë mbushur 4 muaj. Ja një checklistë për të pasur parasysh kur mund të filloni të testoni:
- Bebi ka kontroll te mirë të kokës
- Mund të qëndroj ulur mirë në karrigen e fëmijës
- Nuk e shtyn ushqimin jashte me gjuhe
- Ka dyfishuar peshën e lindjes
- Nëse ju duken më të uritur dhe pas fakteve
- A ka puçra bebi im ?
Jo bebi juaj nuk po kalon adoleshencen por eshte produkt i hormoneve të nënës që akoma ka në trup. E njohur si puçrat neonatale mund të dallohet nga java 2 deri 2 muajsh, mos u shqetësoni largohet vet.
Edhe përse puçrat e bebit nuk janë për tu shqetësuar është ide e mirë të konsultoheni me pediatrin per tu sigurar që nuk është ndonjë shënjë infeksioni, alergji apo ekzema. Ekzema edhe pse nuk është e rrezikshme për bebin mund të jetë indikator se bebi ka alergji nga ndonjë ushqim.
- A është e rrezikshme të preket pjesa e butë në kokën e bebit ?
Ndyrshe nga çfarë keni dëgjuar të prekësh me kujdes pjesën e butë të kokës së bëbit nuk do e dëmtojë atë. Në fakt, ajo zonë njohur si fonatela është e mbrojtur mirë dhe nuk ekziston për të na trembur por për të ndihmuar bebit daljes nga mitra. Ka mbijetuar një rrugë plot tronditje kështu mos u frikëso nëse e preke aksidentalisht.
- Përse nuk ndërvepron bebi me mua ?
Siç permendëm më sipër, nuk ndodhim shumë gjëra gjatë fazave të para të zhvillimit përtëj gjumit, ushqimit, daljesh jashtë dhe vëzhgimit. Bebi vështirë se mund të reagojë ndaj jush. Shumë gjëra po ndodhin në trupin e tyre kështu mos u zhgënje por shijo çdo moment. Një lloj ndërveprimi me bebin është veçanërisht shumë i rëndësishëm. Edhe përse ju mendoni se nuk mund t’ju shohin apo kuptojnë ka një lidhje kur ju shkëmbeni energji.
Zhvillimi i një ndërveprimi të shëndetshëm është po aq i rëndësisëhsm sa ushqimi dhe gjumi për të porsalindurin!
Bebet thithin shumë informacion, që nga shija e qumshtit, temperature e dushit të parë , njohja e zhurmës së prindit. Siç është qumshti dhe loja është e rëndësishmë për të njohur dhe zhvilluar emocionalisht.
SA MË SHUMË T’I FLISNI BEBIT AQ MË SHUMË DO JU FLASË.
Studimet kanë treguar se bebet që kanë më shumë fjalor kur flasin janë ato bebe prindërit e të cilëve i kanë folur gjatë periudhes së qënit foshnje. Fillo tregoji bebit gjera të ndryshme, shpjegoji çfarë po bën.