Udhëzues Mbijetese për babain gjatë shtatzanisë së parë të gruas .
Do bëhesh prind së shpejti? Urime! Je frikësuar pak? Sa kohe keni që tentoni? Po tentonit apo jo ? Kur do i tregoni njerëzve ? Djalë apo vajze? Keni përzgjedhur spitalin? Po dhomën e keni bërë gati?
Sapo merr vesh që do bëhesh baba këto janë disa nga pyetjet që do ju vinë ditë me rradhë, në fund të fundit shtatzania nuk është e lodhshme vetëm për gruan. Shtatzania është një cështje komplikuesë që nga dita e parë dhe sa vjen e bëhët një sfide e vërtetë. Baballarët që e kanë për herë të parë kanë shumë për të mësuar , sidomos nëse nuk kanë qënë asnjeherë të interesuar mbi shtatzaninë e femrave.
Unë dhe gruaja ime sapo u bëmë prindër, kështu që mendova t’ju ndihmojë pak në cfarë të prisni gjatë këtyre 9 muajve.
Testi thotë : “Pregnant”
Kur sapo e zbulon se bebi po vjen, mund të jetë tepër e vështirë për të kuptuar se çfarë të pret. Ti e di që një ndryshim i madh po vjen, por e vetmja provë që ke është testi i shtatzanisë që thotë: ‘’preganant’’ apo ‘’+’’. Duhet ta dish që ato teste pothuajse asnjëhere nuk janë gabim, por konfirmimi do të bëhet nga doktori përmes një testi gjaku në vizitën e parë.
Gjëja e parë që duhet të dini është se shtatzania nuk është argëtuese.
Krahasuar me femrat, ne meshkujt e kemi shumë të lehtë, s’ka konkurs për këtë gjë. Ajo është e vetmja që do të vuaj përzierje të vazhdueshme, do të shkojë shpesh në banjë, do të fryhet, do marrë peshë, do ndjej dhimbje kockash, mund të ketë shënja në trup që nuk do largohen më. Gjithashtu do jetë ajo e cila do të shtyjë një gjë të madhe përmes një hapjeje të vogël apo do ti duhet ti nënshtrohet një operacioni për të lindur. Shtatzania nuk është koha kur meshkujt përqëndrohen te rehatia e tyre në marrdhënien në çift.
Por kjo nuk do të thotë se s’do të jetë një rrugë emocionale e herë stresuese për ty. Do të kalosh reagime të çuditshme ndaj situatave, sidomos nëse ishte një shtatzani e paplanifikuar. Të gjitha këto janë normale. Por nëse eshtë e mundur mos ja transmeto këto ndjenja negative partnerit. Ju mund të ndani gëzimin me të por negativitetin ruaje për dikë tjetër.
Cfarë t’i mund të bësh?
Në fillim mendoja se 9 muaj s’ishin gje, mendova se shtatzania do të flutronte dhe do e kisha bebin në dorë para se të hapja e mbyllja sytë. Sa gabim e kisha! Kur je duke pritur për një ndryshim aq të madh jete, dhe partneri juaj po kalon ndryshime të pafundme para jush, 9 muaj ju duket pafund.
Detyra dhe roli jot është mbështetja: Më e mira që ti mund të bësh për nënën e fëmijës tënd gjatë kësaj periudhe është të jesh mbështetja e saj. Silli gjëra kur ajo s’mund të ngrihet. Fërkoji këmbët, shërbeji asaj. Ajo do kalojë muaj parehatie dhe do t’jua dijë për mbështetjen tuaj.
Me poshtë po ju njoh me tabelen që do behet udhërrëfyesi jot. Cdo javë e trimester si llogaritet: Shife mire!
Shoqëroje në sa më shumë vizita doktori që mundesh:
Partneri juaj do të ketë shumë vizita doktori gjatë shtazanisë. Në fillim janë me periudha më të gjata, dhe check-upe dhe eko. Por në trimestrin e tretë, këto vizita shpeshtohen dhe bëhen më të vështira për gratë.
Ju nuk jeni të detyruar ti ndiqni këto takime, por do ishte mirë të shkonit në shumicën prej tyre. Në këto takime transmetohen shumë informacione dhe është gjithnjë e mirë kur është dhe dikush tjetër për të ‘’mbajtur mend’’. Meqe ju nuk do jeni në tavolinë duke u çpuar apo në eko bën mirë të mbani shënime.
Mbaj gjithnjë një bllok afër:
Ti dhe partneri do të keni pafund pyetje për doktorin gjatë shtatzanisë. Sa herë që mendon një pyetje , shkruaje në telefon apo bllok. Gjithashtu ndiq çdo shqetësim si p.sh gjakderdhja, dhimbja etj. Nëse partneri juaj ka ndonjë shqetësim inkurajoje ti shkruajë ato për ti disktuar më vonë me doktorin.
Gjithashtu mund të krijoni lista me emrat që ‘’bieni dakord’’ për bebin.
Trimestri i 1:
Trimestri i parë është tepër i parehatshëm për femrën. Trupi i saj tejmbushet me hormone për tu përgatitur për atë që do ndodh dhe çdo femër reagon ndryshe ndaj këtij fenomeni. Ajo me siguri do të përjetojë përzierje të mengjesit që në fakt mund ta ketë në çdo moment të ditës. Mund të ketë preference të cuditshme të ushqimit, lodhje apo vajtje sa më shpesh në tualet. Dëshira e saj për marrëdhënie seksuale mund të rritet apo dhe zhduket. Dhe ajo akoma s’ka filluar të duket shtatzënë!
Tani është momenti për të mbledhur informacion:
Fillo lexo sa më shumë libra mbi këtë përiudhe. Nëse ske kohe për libra hidhi një sy webisteve si WebMD apo BabyCenter. Unë kam zbuluar se kjo e fundit ju dërgon çdo jave emaili informuese mbi zhvillimin e femijes tënde dhe sfidat për ju dhe partnerin.
Trimestri i 2:
Trimestri i dytë njihet si ‘’mjalti’’ është shumë më i lehtë se i pari. Përzierja fillon të zhduket, barku i saj po rritet por bebi nuk është aq i madh sa ti rëndojë. Por është normale që ajo të ndjej lodhje dhe të ketë marrje fryme herë pas here.
Duhet të komunikosh për të kuptuar çpo ndodh, për cfarë ka nevojë dhe si mund ta ndihosh. Gjithashtu mund të filloni të blini gjërat që nevojiten për bebin.
Nëse ka klasa përgatitore për lindjen tani është koha e mirë për ti ndjekur ato. Këto klasa ofrohen nga disa spitale dhe ju informojnë me proçesin e lindjes dhe kujdesin e të porsalindurit.
Gjithashtu është koha për të hedhur sy mbi pediatrit: bisedo me miqtë që kanë fëmijë dhe shiko kë rekomandojnë ata.
Trimestri i 3:
Bebi është gjigand tani. Në përiudhën që partneri juaj hyn në trimestrin e tretë, ajo nuk e imagjinon dot se si mund të zmadhohet më shumë. Gjithashtu mund të jetë duke ndjerë kontraksione sporadike (njohur si Brakston hicks) që janë version provë i kontraksioneve të lindjes. Nga java e 37(tabela) bebi quhet ‘’në kohë’’ që do të thotë që mund të lindë në çdo moment.
Kur të jetë 8 muajshe ajo do të fillojë të përgatisë cdo gjë, disa madje organizojnë dhe baby shower që në fakt ju ndihmojnë me disa nga produktet qe ju duhen për bebin.
Për shumë nga ne që s’kuptojnë cështë një baby shower : miqtë e prindërve të rinj si dhe familjarë në një festë/party dhurojnë dhurata për bebin e ri. Këto dhurata janë produkte që prindrit do ti duhen dhe që në fakt janë një kosto e madhe bashkë për një prind të ri etj.
Lindja
Mendon se je gati për momentin final…lindjen? Ti nuk je gati për lindjen ! Lindja është intense dhe e tmerrsisht e dhimbshme. Pritja do orë e pastaj të duket sikur çdo gjë ndodh në sekond. Është si një skenë horrori por e dhimbshme sepse në fakt ti ske çben asgjë për t’ia lehtësuar asaj dhimbjen. Nëse se ke idenë majfton të hapësh youtubin.
Në fund merr kohë për të shijuar familjen e re. Aventura e re sapo filloj. Po fli !!! Do të duhet sa më shumë gjumë për ta përballuar.